Albert Vataj: Nëpër Shkodër, nadje heret, flatrue kujtimesh e përflakun mallit
Asht nadje korriku, dilli lan me dritë tan’ ç’ka sheh. N’mu asht prush malli, qi përpushet në çdo hap qi çapit nëpër rrugica dhe kujtime. T’pakt janë ata qi pahen me dritën e vezullimtë t’agut n’kyt orë t’ditës kur avllit djersin, e xhamave duken t’drojshme gjurmët e nji dëshirimi t’flakun. Hala ka gjum n’syt qi puliten tamëlcimit t’nji paqeje t’hyjt...


























