Kulturë
Dorian Koçi: Vula e Kryezotit
E hene, 17.07.2023, 07:53 PM
Vula
e Kryezotit
Nga
Dorian Koçi
Jehona
e veprës së Skënderbeut në Bohemi e Sllovaki vazhdoi edhe gjatë shekujve të
mëvonshëm. Një dëshmi e rëndësishme e aktivitetit diplomatik të Heroit Kombëtar
të shqiptarëve janë dy kopje të letrave të tij, të gjetura në Bibliotekën e
Pragës nga studiuesi Dhimitër Pilika, më 1956.
Dhimitër
Pilika, autor i disa studimeve për vulat dhe për betejat e kohës së
Skënderbeut, rrëfen historinë e gjetjes së vulave të stampuara në letër nga
epoka e Skënderbeut. Ai thotë se bëhet fjalë për vulën shtetërore dhe vulën
sekrete të Skënderbeut. Kjo vulë u zbulua në Pragë (Çekosllovaki) nga zonja e
poetit Stanislav Kostsa Neumann, dhe gjendej në materialet e rilindasit dhe
historianit sllovak Pave Josef Shafarik (1795-1861), i cili e kishte gjetur në
arkivat e Raguzës.
Stanislav
Kostsa Neumann, ndoqi disa drejtime në krijimtarinë e tij, si simbolist (Unë
jam një apostull i jetës së re), si anarkist (Një ëndërr rreth një turme
njerëzish të dëshpëruar dhe vargje të tjera), si lirik peizazhi (Libri i
Pyjeve, Kodrave dhe Ujërave), si sekularist (Këngë të reja), si komunist (Këngë
të Kuqe) etj. Ai qe një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.
Poeti Stanislav Kostka Neumann qëndroi në Shqipëri nga viti 1916-1918. Ai
shkroi dy libra me subjekte nga Shqipëria: “Elbasani: kujtimet e luftës”
(çekisht: “Elbasan: Váleèné vzpomínky”, viti 1922) dhe “Bragozhda dhe kujtime
të tjera luftarake” (çekisht: “Bragožda a jiné váleèné vzpomínky, viti 1928).
Të dy librat rindërtojnë në letër një atmosferë të Elbasanit të atyre viteve,
duke na lënë një dëshmi se si dukej jeta në qytet në ato kohë. Në veprën e
poetit, Stanislav K. Neumann janë edhe vjershat me titujt “Vera në Elbasan” dhe
“Përshëndetje dhe kujtime”, ku autori shpreh dashurinë e tij për Shqipërinë dhe
popullin e saj. Duke gjetur frymëzim në mjedisin shqiptar, ai shkroi edhe një
përrallë të vetën që quhet “Përralla për minaren që doli shëtitje dhe për ushtarin
që kishte uri”. Neumann ka edhe disa akuarele që na tregojnë rrugët e
Elbasanit.
Në
qender të vulës qëndron shqiponja dy krenare që ishte edhe emblema e familjës
Kastrioti, ndërsa mbi supe të shqiponjës jan të vendosura shkronjat D dhe AL,
që qëndrojnë për “Dominus Albaniae”, titulli që mbante Skënderbeu. Kjo kopje me
vulën shtetërore të Gjergj Kastriot Skënderbeut është ekspozuar prej kohësh në
muzetë shqiptare, që prej vitit 1961. Vula e Skënderbeut u soll në Shqipëri nga
Prof Dhimitër Pilika që ishte i ngarkuar me punë në amabasadën shqiptare në
Pragë.