E shtune, 27.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Lulezjarrta

E marte, 11.07.2023, 07:39 PM


LULEZJARRTA

Meti Rexhepi

shtëllungat që t`i zënë rrezet

kanë dhimbje për t`i shuar etjet

mes dy baraspeshash

etjesh dhe rrezesh

mirënjohjen ua shfaqe

vetëm ashtu si ditke ti lule dherash

secilit që ka sy

secilës që ka veshë

në melodi ngjyrash

akordoje tinguj buzë pëshpërimash

piktori gjenial Klorofili

e ngjizë hijeshinë dhe buzët në ty shkrin

me lëng dhe rreze bukurie

t`u njëjtësuaka ajo fytyrë hijeshie

çfarë prushi i butë petalesh

i kuq i verdhë i bardhë kaltërsi përfaljesh

dëshmorëve ua shpaguan ngjyrën

gjakun në trajtë trëndafilash

në Ekspozitën e Lirisë

shkohet pa ombrellë nëpër shiun e dhimbjes

Ekspozita nuk mbanë porta të mbyllura

as pamje nën korniza

zjarri i butë i bukurisë

përjetësisht të grishë

në Galerinë e hapur të Lirisë

hienat dykëmbësh lëpihen

Gjilan, korrik 2023



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora