Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Poezi të poetes së vrarë
E hene, 10.07.2023, 07:59 PM
Shkrimtarja
ukrainase Victoria Amelina, e vrarë nga bombardimet ruse para ca ditësh…
POEZI
TË POETES SË VRARË…
ANTOLOGJI
UKRAINASE…
Nga
Visar Zhiti
Ukraina
qëndron… Ajo po lufton, po lufton dhe me libra, me poezi, po fiton…
Bota
u trondit sërish, kur u vra nga bombardimet poetja dhe romancierja e re
Victoria Amelina, dëshmitarja e sulmeve ruse. Mediat në Perëndim, në Itali,
Francë, etj, e deri në SHBA e shpërndanë lajmin e kobshëm: po bombardohet
poezia…
Edhe
një miku ynë shkrimtar, Dashnor Kokonozi, shkruajti i pari për atë…
Ukraina
na dhimbet, Ukraina na mrekullon, vazhdon jo vetëm lufta, por dhe veprimtaritë
kulturore, takimet letrare, çmimet, përkujtimoret, botimet, Panairi i Librit në
kryeqytet, Kyiv, etj, etj.
Miku
dhe poeti i dashur Ukrainas Dmytro Chystiak nxori një antologji të poezisë së
popullit të tij, “Klarinetat diellore”, me nja 50 poetë, në gjuhet frënge dhe
atë italiane dhe po përurohet si të ishte një mision. Ndërkaq atje, edhe pse
janë të gjithë të armatosur, nuk po gjej ankesa që s’është ky poet apo ai a unë
e të qëllojnë mbi antologjistin, të hedhin bomba mbi shtëpinë botuese a raketa
mbi promovime…
Vetëm
pushtuesit rusë vranë dhe një shkrimtare ukrainase së fundmi, Victoria Amelina,
37 vjeçe, ishte më koleget e saj të huaj në një Piciri dhe po bisedonim per
organizimin e Festivalit të ri te poezisë, “New York”…
Ndërkaq
në Kiev para ca ditësh u bë Panairi i Librit, pllakati i tij, punim i çiftit të
dy artistëve, Romana Rymanyshyn dhe Andriy Lesiv, bëri “xhiron e botës”, sepse
“Librat janë mbrojtje kundër çmendurive të çdo lloji”, shkruanin gazetat dhe
poshtë një libri të hapur si nën një strehim janë njerëz, burra që mbajnë
librin mbi krye, me shpatulla, me krahë, me muskujt e mendjes e të shpirtit,
edhe një foshnjë nga karroca e saj zgjat këmbkat të mbajë librin të mos bjerë,
edhe një njeri me bastun mundohet të largojë një gjarpër në anë, kurse sipër
librit janë raketat, avionët luftarakë, tanket, shkrepëtimat mizore, shenjat e
trafikut të vdekjes…
Një
shkrimtare u vra…
Dy
poezi të saj në nderim të triumfit të jetës mbi vdekjen, të qëllimit hyjnor, të
vetë poezisë që lufton, të Victoria Amelina-s.
VICTORIA AMELINA
STATISTIKAT E HUMBJEVE…
Statistikat
e humbjeve tona janë sekrete,
deri
në fund të luftës, nuk ka shifra.
Aty
do të jetë fqinji, burri i asaj gruas
eksentrike
që mbolli lulet e kuqe.
Miku,
i cili nuk lajmëroi askënd.
Mësuesi
që e pëlqenim aq shumë.
Ajo
vajza irrituese dhe piktori
i
çmuar nga të gjithë, që e dashuronin.
Në
emër të sekretit shtetëror,
Betohem,
nuk do t'i numëroj të rënët
tanë,
Nuk
do t'i numëroj deri në rraskapitje,
dhe
deri në fund të luftës.
(Në
fakt u përpoqa të numëroj – por
e
humba.)
Lviv, 7. V. 2022
NUK SHKRUAJ POEZI
Nuk
shkruaj poezi
shkruaj
prozë
Por
realiteti i luftës
i
ha shenjat e pikësimit
kohezioni
i fakteve
kohezionin
ha
Sikur
në gjuhë
të
kishte rënë një granatë
copërat
e gjuhës
janë
poezi
por
unë s’ jam
dhe
as kjo nuk është.
Ajo
është në Charkiv
Ajo
po lufton…
Përktheu
Eda Zhiti