Kulturë
Florim Zeqa: Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!
E hene, 03.07.2023, 07:55 PM
Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!
Edhe
pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë e qeverisjes së Përparim Ramës në
Prishtinë, shumë lagje të kryeqytetit ende janë duke i vuajtur pasojat e
keq-qerisjes së Shpend Ahmetit në këtë qytet. Përveq katandisjes së trasportit
publik, Prishtinës i ka ndodhur kaosi urbanistik dhe ai ekologjik njëkohësisht.
Shkruan:
Florim Zeqa
Qytetarët të pakënaqur me pushtetarët komunal
Heqja e kontejnerëve të mbeturinave në disa lagje
të kryeqytetit, i ka vënë në siklet të madh banoret, të cilët duhet t'i bartin
mbeturinat në dorë me qindra metra largësi, apo me kilometra në makinë derisa
ta gjejnë një vend të përshtatshëm për hudhjen e tyre.
Mirëpo, në këtë kohë të vapës së madhe, jo të
gjithë qytetarët janë të durueshëm në bartjen e mbeturinave të lëngëta nga
shtëpia deri tek kontejneri i parë që e takojnë në lagjen tjetër të
kryeqytetit.
Kësisoji, shpesh ndodhë, kur qytetarët në shënjë
pakënaqësie me pushtetarët komunal, detyrohen të bëhen edhe të papërgjegjshëm
duke i hudhur mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e kateve më të larta, për
t’i sfiduar banorët e kateve të mëposhtme si dhe kalimtaret e rastit, të cilet,
para hyrjes në bllokun e banesave "mirëpriten" me ndonjë tepricë
ushqimi apo çka është edhe më keq, me ndonjë asht apo mbeturinë të fortë inerte
e cila mund t'ju shkaktoje lëndime të rënda dhe plagë vdekjeprurëse!
Rrëfimi i një qytetari
Gjatë vizitës së fundit tek vendi i shenjtë në
Velani, tek varri i presidentit Rugova, përgjatë kalimit në rrugen "Luigi
Gurakuqi", hyrja e një ndërtese 6 kateshe më shumë i ngjante një deponie të
mbeturinave sesa një lagjje të bukur të kryeqytetit.
Derisa e vëzhgoja situatën dhe bëja foto me
aparatin fotografik, m'u afrue një kalimtar i rastit dhe me pyeti, a je
gazetarë?
Po, ja ktheva unë.
Pastaj ai më tha, të lutem bëje një shkrim për këtë
katastrofë ekologjike?
Unë përseri ja ktheva, si të bëjë shkrim për diçka
që nuk e di arsyen e kësaj situate të krijuar!
Qytetari ma kthejë, të tregojë unë, vetëm degjom me
vemëndje: "Në këtë ndërtesë 6 katëshe jetojnë
40 familje. Prej vitit 2017 e këndej kemi mbetur pa kontejner. Ishin njerëzit e
Shpend Ahmetit ata që na i hoqen kontejnerët pa na pyetur fare. Përgjegjës për
pastrimin në atë kohë ishte kompania KRM "Pastrimi", SHA Prishtina.
Sikurse që nuk e dimë arsyen e heqjes së kontejnerëve nga "shpendkeqi",
tani nuk po e dimë arsyen pse s’po na i kthen kontejneret as kryetari aktual i
Prishtinës, Përparim Rama! Banorët e kësaj lagjje janë pagues të rregullt të
faturave ndaj ‘kompanisë së pastrimeve’”, përfundon rrëfimin banori
lagjes së sipercekur.
Kërkohet veprim urgjent i kryetarit Përparim Rama
për kthimin e kontejnerëve në vendin ku ishin paraprakisht
Vërtetë mbetet e pajustifikueshme heshtja e të
parit të kryeqytetit në mosndërmarrjen e veprimeve urgjente per kthimin e
menjëhershëm të kontejnerëve në vendin e tyre dhe jo vetëm.
Përveq aspektit obligativ dhe detyrues që ka
kryetari aktual ndaj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, Perparim Rama si i
zgjedhur nga radhët e LDK-së, e ka edhe obligim moral që rrugën "Luigj
Gurakuqi" ne Velani ta mbajë më të pastër sesa çdo lagje tjetër të
qytetit, për faktin se kjo rrugë ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga varri
i presidentit historik Ibrahim Rugova, vend ky i frekuentueshëm nga vizitor të
shumtë vendor dhe ndërkombëtar si dhe nga qytetarët e mbarë Kosovës dhe mërgata
e jonë.
Mbetëm me shpresë, që ky shkrim i imi autorial të
trokas në ndërgjegjen e kryetarit Përparim Rama dhe të lidershipit aktual të
LDK-së, në menyrë, që edhe banorët e rrugës “Luigj Gurakuqi” të thithin ajër të
pastër sikurse të gjithë banorët e kryeqytetit.