Kulturë
Ilir Muharremi: Jemi lodhur nga debatet politike, asnjë emision për pikturën
E hene, 03.07.2023, 07:50 PM
Jemi lodhur nga debatet politike, asnjë emision për pikturën
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Shpirti
kërkon dëfrim, ahengje të ngrohta vere, sikur te impresionistët, perëndimi i
diellit në prespektivë, copëza e diellit që duket si një top i kristaltë me
shumë ngjyra, nga drita dhe reflektimi. Aty në horizont teksa perëndon kjo copë
e vogël diamanti plot ndriçim. Unë çaloj nga kjo jetë mistike me probleme
realiste që veç mendja i kalkulon e shpirti bëhet se i kupton. “Kemi arti për të mos vdekur nga e vërteta”
thoshte Friedrich Nietzsche. Po e
vërtetë. As arti nuk krijon pa të vërtetën, nuk abstenon, nuk i largohet. Nietzsche gjithçka largon nga kjo botë, me
vetë faktin që shpik mbinjeriun nga njeriu për të qenë një supernjeri. Ndjehet
filozofia këtu e të jetuarit si një kufomë mbi këtë horizont artistik të kësaj
copëze të diellit për të cilën shumë shkrimtarë shkruan libra, piktorë
kompozuan piktura e zbuluan metoda të reja e gjithmonë të reja.
Klod
Mone piktor francez, pikturoj perëndimin e diellit në pikturën e tij që edhe lindi impresionizmi. Impresion
klithi një kritik kur e vështroj pikturën në të cilën dielli ndodhet në sfond
si një copë e vogël e kuqe, reflektimi vërehet në sipërfaqe të ujit, ndjehet
ritmi i diellit teksa largohet për të ardh mbrëmja, sikur ai lëviz në pikturë
bie gradualisht në horizont aty ku deti bashkohet me qiellin. Vërtetë piktura
zgjon ndjesi, kurreshtje, ekstazë por edhe katarsis. Të gjithë në këtë univers
solidarizohen me pikturën, artin, me veten e tyre, shpirtin, zgjimin e çdo
klithme njerëzore që ndjehet përbrenda, se vetëm arti e shfaq, është shumë
personal, intraverz për nga përshkrimi, arti dhe vetëm arti, prapë kështu
klithte Nietzsche. Po, mirëpo sot arti zvogëlon kapacitetin, propagandën nëse
rreshtohet te imponimi politik.
Në
emisionet tona dominon politika. Politika, kindapon mendjen çdo natë, veshët nga zhurmimi i palaçove të
cilët mendojnë, analizojnë, veprat, debatet, batutat, qëndrimet e politikanëve
dhe shtetit, nga subjekti dhe parimi njerëzor në rolin e njeriut të urtë dhe
paqedashës, netural, mundohen të japin mendime. Emisionet i nënshtrohen
akutaltetit në vend, garojnë kush më shpejt kap ndërgjegjën në fluturim të
aktuales, e kush nga mysafirët ose analistët ngirtë zërin ose rrapëllon
tavolinën, është më i aftë në frekuencën e lartësisë së zërit. Audienca ndjenë
eufori dhe kënaqësi në polemika, zjarr, kundërshtime, rrahje, bile rrahjet
bëhen brenda disa minutash të famshme.
Njeriu
i etur për dhunë, kënaqësi, defrim ndjenë nga kjo. Fituesi mban stafetën nga
ngritja e zërit, vështrimi i mprehtë, besimi në mosdijen e tij, informata të
cekta. Më bukur është ajo që e ndjej
sesa ajo që e shkruaj. Vlera e artit dëshmon edhe më veprën e piktorit Gustav
Klimt e cila u shit hiç më pak se 99 milion euro.
Nuk
kemi emisone për art, veçanërisht për pikturën, vlerën e pikturës, autorët tonë
vendor. Emisionet tona më shumë janë të ngarkuara me debate politike me fjalime
të gjata të pakuptimta, të tepërta. Fjalime për ta humbur kohën. Çdo natë koka
dhe sytë ngufaten nga debatet zhurmuese politike, analistët politik, thujase
kemi lindur me politikën, jetojmë për politikën dhe vdesim politikan. Debate
për artin janë vetëm një hije, ose e kundërta jemi shumë të kulturuar nuk kemi
nevojë debate për artin.
Pse
janë të rëndësishme debatet për artin? Me art garantohet një mbijetëse e
shëndoshë. Qetësi shpirtërore, kuptim i lirë pa limite, stil në veshje, mendim
konkret, rezultate shkencore të mirëfillta. Mësojmë për hijeshinë, realitete e
rëndomta, tej konkretës, ndonjëherë realitetin e dhunshëm, transformimin e
brendshëm të njeriut, ngacmimin e kujtesës, emocionet, rilindjen e pikturave,
jetesën e artistëve, jetën dhe veprat, jeta si diçka më e rëndësishme se veprat.
Psikologjinë përmes artit, terapinë si lehtësim përmes artit. Shërimin e
njeriut përmes artit. Gjithçka është art, por jo çdo imtësi është vepër arti.
Të mësuarit e sistemeve botërore filtrohen përmes veprave të artit.
Përshembull, piktura “Hamalli” e artistit të ndjerë Muslim Mulliqi (ikonë e
artit shqiptar) të flitet më shumë për rrënjën, shkakun e kësaj pikture.
Hamalli personazh i trajtuar gjatë studimeve kur ishte Mulliqi në Beograd.
Hamalli, zanatçinjë, njerëz të përvuajtur, figura është e pikturuar mbrapsht,
sheh nga telajo në një sfond që është pak i kaltër në të bardhë. Mbrapa është
gjithçka e errët e tij. Të vazhdohet për jetën e Mulliqit, në sfond të vendosën
edhe pikturat e tjera për të cilët do të debatohet, të flitet sidomos për ato
konceptuale të tij “Pushtimi i hapësirave të reja”. Një natyrë e tillë e
emisioneve do të ndikojë në freskimin e mendjes së audiencës, njohurinë për
rrënjët e artit tradicional, të mësuarit e të dalluarit të pikturës origjinale
me reproduksionin, që është një fenomen negativ i shfaqur te ne sidosmos te
shtresa e pasur, të cilët muret i kanë të vërshuara me reprodukime. Çka është
piktura origjinale? Autorësia apo vlera e veprës? A është arti në krizë në
Kosovë? Disa nga tituj grishës, të cilët do zgjonin kurreshtje për eksplorimin
e thellë të artit.
Kemi
nevojë më shumë për emisione për artin e pikturës sesa debate politike.