Albert Vataj: Ti grua...!
Ti, ti je reale?!Mundesh të jesh e mundshme në mundim dhe sfilitje, në ëndje dhe dalldi, në hir dhe hyjnim, apo vetëm trill torturues i imagjinatës, poetike deri në hyjnim dhe prozaike deri në metamorfozë?!Je çfarë unë dua, e lartësuar në solemnitetin e dëshirimeve dhe adhurimeve, apo çfarë ti mundesh të jesh, në zakonshmërinë e qenies?!...


























