Gjekë Gjonaj: Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare
Nga marsi i këtij viti nuk e kemi më midis nesh profesorin, akademikun, ushtarakun, atdhetarin e guximshëm të çështjes shqiptare dhe birin e shtrenjtë e të pazëvendësueshëm të Malësisë së Madhe Tomë Berisha. Zemra dhe shpirti i tij fisnik u shuan në moshën 89 vjeçare në kryeqytetin kroat në Zagreb, ku jetoi dhe veproi pjesën më të madhe të jetës së tij. Shkoi në amshim për të mos u kthyer fizikisht më kurrë. Shkoi por mbeti në përjetësi. Për bacën Tomë,siç e qunate dr. Ibrahim Rugova, do të flitet ...























