Sylejman Morina: I tillë ishte Jeremija, shpirti i mirë i Arbanasit
Në shtratin e spitalit të qytetit të Zarës, i pushuan dhimbjet e mëdha luftëtarit, shkrimtarit, komandantit ,diplomatit, arbnesh Ivica Mateshiq-Jeremija. Për atë dita e parë e verës kishte qenë dita e fundit në këtë botë të përkohshme. Shpresat e familjes, miqve, bashkëluftëtarëve u shuan me lajmin e trishtuar...

























