Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit
Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku" po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures...







