Kastriot Dervishi: 'Kosovën dhe shqiptarët ua kemi falur Serbisë'
Më 16.7.1921, Këshilli Kombëtar (parlamenti) i Shqipërisë diskutoi mbi përgjigjen që do u dërgohej parlamentit jugosllav mbi masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës. Diskutuan deputetët Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri, Ali Këlcyra, Rexhep Mitrovica, Haxhi Jusuf Banka, Leonidha Koja, Irfan Ohri, Mustafa Kruja, At Gjergj Fishta...


























