E merkure, 30.04.2025, 10:51 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 'E dogji kosovari'

Një fat të keq pati edhe i riu Shuaip Isa Hoxha (Hoxhiq), nga një fshat afër Tivarit, i cili u burgos në moshën 24 vjeçare në vitin 1954 dhe u lirua në vitin 1991 kur ishte 61 vjeç. Pasi doli në vitin 1973 nga burgimi i parë, e dërguan për të punuar në fermën e Tepelenës. Këtu nuk ndenji më shumë se dy vjet sepse e arrestuan duke e...

Kastriot Dervishi: Nga Torontoja e Kanadasë në Kuç të Vlorës dhe në burg

Mustafa Maliq Bylyshaj, i vitlindjes 1910, nga Nivica e Tepelenës u arratis nga Shqipëria në Greqi në vitin 1952. Dy vjet më vonë, me ndihmën e një bashkëfshatari u vendos në Toronto të Kanadasë. Punonte në një restorant atje. I yshtur nga propaganda e kohës, se gjoja Shqipëria kish ndryshuar dhe malli ...

Kastriot Dervishi: Njeriu i mirë Tomor Aliko

Këto ditë u nda nga jeta një nga qëndresëtarët tipikë ndaj diktaturës komuniste, Tomor Aliko (1925-2022), i cili vuajti rreth 17 vjet heqje lirie. Në gjithë këto vite të demokracisë, Tomori nuk reshti së punuari për të dokumentuar krimet komuniste, duke koleksionuar foto e shkruar histori...

Kastriot Dervishi: Pushkatimi i opozitës së parë

Më 3.7.1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik (emrat në foton bashkëlidhur), opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet monarkiste, të rezistencës dhe ai socialdemokrat. Të ekzekutuarit u përkisnin dy grupeve të para. Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe opozitarë të tjerë që morën dënime të...

Kastriot Dervishi: Hashim Toplica

“Unë nuk jam armik, por shihni mirë se kjo do të jetë diçka e UDB-së që ne të futemi në dyshim. Unë jam mik i Shqipërisë, jugosllavët më kanë vrarë vëllain, nuk kam si pajtohem me ta”.Deklarim i Hashim Toplicës në dënimin e parë të vitit 1950. Erdhi në Shqipëri në moshën 36 vjeçare, u dënua tre herë dhe...

Kastriot Dervishi: 1946/Dekorim si vrasës

Një prej atyre që organizoi qëndresën ishte edhe Mark Gjomarkaj (emri shkruhet edhe Mark Gjon Markaj).Shtabi antikomunist, 19 veta ishte nisur për lëvizje brenda Mirditës. Në mëngjesin e datës 13 qershor 1946, shtabi ra në pritë të komunistëve. Beteja zgjati shumë orë. Mark Gjomarkaj u plagës rëndë. Korrieri i tij u vra...

Kastriot Dervishi: Vrasje në kufi dhe dekoratat për vrasësit

Më 8.6.1986 Bebi Shameti, 40 vjeç dhe shokët e tij u nisën të kalojë kufirin nga Rrethi i Librazhdit. Këtë herë Bebi ishte i vendosur të arratisej me çdo mjet, por të mos kapej e burgosej si në përpjekjen e parë. Për këtë kish gjetur një pistoletë. Në orën 5.25 pengesa elektrosinjalizuese dha sinjalin në postën kufitare për prekjen e telave. Nënoficerët Hazis Ngjelina (i qenit), Agim Shebegu dhe ushtarët Luan Kodra, Fakir Çelepia dhe Viktor Manellari, iu vunë në...

Kastriot Dervishi: Ministri i parë britanik në Shqipëri

Ky vit është përvjetorit të 100 të vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Në vitet 1922-1936 legata e këtij shteti ishte e vendosur në Durrës. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në vitin 1996 u emërua ambasadori i parë britanik në Tiranë, Andrew P. Tesoriere...

Kastriot Dervishi: Dokumenti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA

Sekretari i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) më 25.7.1922, la këtë porosi për të komisionerin në Shqipëri, Maxwell Blake:“Në datën 28 korrik mund t'i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli Evangjeli-shënim) një njoftim me...

Kastriot Dervishi: Korrupsion me eshtra, para dhe rroba

Më 10.12.1958 u nënshkrua në Tiranë midis drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë Komunale, Koço Titka dhe kryetarit të delegacionit të qeverisë italiane gjeneralit në rezervë Domenico Bandini, protokolli në lidhje me “tërheqjen e eshtrave të ushtarakëve italianë të rënë në Shqipëri”, me afat 2 vjet, i cili vinte pas...

Kastriot Dervishi: 'Punë e organizuar në Spaç'

Më 26.8.1978 Xhelal Koprenckës dhe Veiz Cecit, që vuanin dënimin në Repartin nr.303 Spaç, u dërguan dy letra sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko dhe Hysni Kapo. Përmbajtja e tyre u gjykua si e rrezikshme nga PPSH-ja. Në Spaç u evidentuan me këtë rast tre grupe...

Kastriot Dervishi: Vrasja e Avni Rustemit

Rreth orës 17.00 të datës 20 prill 1924 Avni Rustemi me disa miq të tij, po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit (Gjilani). Kur arrijnë në Varrezat e Pashës (aty ku është busti i tij sot) në çastin që takohet me Hoxha Kadriun, qëllohet me një plumb të vetëm nga...

Kastriot Dervishi: Gjykata Speciale e Sigurimit

Në vitet 1949-1955, në Shqipëri ka ekzistuar edhe një gjykatë e posaçme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjykonte fajet e punonjësve të saj dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Për funksionimin e saj dolën dy dekretligje në vitet 1949 dhe 1953, ndërsa me dekretligjin e vitin 1955, gjykata u shkri ...

Kastriot Dervishi: 30 vjet nga heqja e yllit të kuq komunist

Ligji nr.7558, datë 7.4.1992 “Për flamurin, stemën, kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë dhe himnin kombëtar”, përbëhej nga 7 nene. Në të u vendos heqja e yllit të kuq komunist nga flamuri dhe kapela ushtarake. Me këtë ligj u përcaktuan edhe kryeqyteti dhe himni kombëtar...

Kastriot Dervishi: Si u vra Pal Mëlyshi

Pal Mëlyshi u vra më 12.4.1950 nga forcat e ndjekjes në kushtet e mosrakordimit midis strukturave shtetërore, duke qenë pjesëtar i “bandës” në Preng Ded Gjin Keqit (shkruhet edhe në formën Preng Dod Gjinkeqi). Pas vrasjes, kufoma e Palit u vendos një arkivor të veshur me gazetën “Zëri i Popullit...

Kastriot Dervishi: Vdiq në burg në moshën 86-vjeçare

Rexhep Mehmet Çelaj (1900-1986), lindur në Vuthaj, por banues në Çeren të Tropojë, vuajti 19 vjet, 8 muaj, 24 ditë burgim gjatë regjimit komunist. Ai ishte arratisur, por u kthye nga jugosllavët në vitin 1966. U arrestua në moshën 66-vjeçare dhe u dënua për “tradhti ndaj atdheut” me 25 vjet...

Kastriot Dervishi: Shoferi Enver Hoxha dhe viti fashist i tij

Karabinierët e stacionit të Tiranës, Myrteza Bektashi dhe një italian, proceduan më 7.8.1941, ora 16.00 të quajturin Enver Hoxha, bir i Halilit dhe i Gjylos, vjeç 33, nga Gjirokastra, banues në rrugën “Ciano”, me zeje tregtar sendesh ushqimesh, pasi e zunë duke drejtuar automobilin pa leje qarkullimi...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx