Kastriot Dervishi: Deklaratë për atë që ndodhi në Shkodër, pas kryegritjes së Postribës. Vrasjet pa gjyq dhe torturat
Kastriot Dervishi: Deklaratë për atë që ndodhi në Shkodër, pas kryegritjes së Postribës. Vrasjet pa gjyq dhe torturat...
Kastriot Dervishi: Deklaratë për atë që ndodhi në Shkodër, pas kryegritjes së Postribës. Vrasjet pa gjyq dhe torturat...
Plot 1226 rezultojnë të arrestuar nga komunistët në Prefekturën e Shkodrës nga 30 nëntori 1944 deri më 31 mars 1945. Treguesi më i mirë se çfarë përfaqëson 29 nëntori 1944 për Shkodrën në veçanti. Asnjë lloj pushtuesi nuk ka realizuar një terror të këtij lloji. Kjo shifër duhet vendosur me pllakat...
"Nuk e di pse, po në shtëpi vinin herë pas here për kontroll. Kontrollonin për gjithçka, për “armiq” a “tradhtarë”, siç i quanin ato. Po kontrollonin edhe për ushqime. Edhe sot nuk e kam të qartë se përse. Por mbaj mend që një natë në të ngrysur erdhën për kontroll dy tre vetë. Nëna, sapo dëgjoi zërin e tyre, nxitoi të fshihte nën minder një si sahan...
"Shpronësimet kanë qenë një histori më vete në atë kohë. Pra, ishte një gjë e zakonshme të bie të flije i pasur dhe të gdhiheshe i varfër. Shtyllat e telefonave ishin bërë vendi ku shpalleshin emrat e atyre që ishin shpronësuar nga shteti. Kam qenë në Qukaj të Shkodrës kur kam parë në një nga shtyllat e asaj lagjeje një si fletë të ngritur në shtyllë me...
Propaganda komuniste u kujdes që ta injektonte në popull idenë se të dënuarit me vdekje, i kishin mohuar popullit të mira materiale të paimagjinueshme. Ishin përgatitur dy trekëmbësha për varjen e Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Ndërkohë para 6 pushkatarëve u rreshtuan të lidhur zinxhir nga duart e të kthyer prapa, sipas kësaj radhe: Zorika Mano, Vasil Mano, Eugenio Scaturo...
Gazeta "Zani i Atdheut" (botim i Komandës së Përgjithshme në Shkodër), e cila doli në dy numra, më 19 dhe 23 nëntor 1944, pasi evidentonte se komunistët luftonin me flamurin e Rusisë e quante punën e tyre si të një druvari që priste një pyll pa zot...
Kur partia vendosi t'i marrë shpirtin që i kish ngelur fshatarit, duke i hequr oborrin dhe bagëtinë, Enver Hoxha, pasi lexoi propozimet, më 14.4.1980 vendosi këto shënime:a-Për oborrin kooperativist.Ndarjes së oborrit kooperativist duhet t’i caktojmë një kufi: babai ta ndajë kopshtin vetëm me djalin e parë...
Në selinë e Këshillit të Naltë (sot Biblioteka "Sotir Kolea"), betimi i qeverisë para katër anëtarëve të këshillit në fjalë. Tre ministra të kësaj qeverie u dënuan dhe vdiqën në burg (Dodbiba, Kolaj, Gjylbegu), një u dënua (Bllaca). Të tjerët vdiqën jashtë Shqipërisë...
Një ndër njerëzit e parë që u mor me evidentimin dhe kërkimin e eshtrave të personave të vrarë apo të vdekur në burgje të kohës së diktaturës, ishte edhe Arjan Kullakshi (në foto). Fillimisht ai punoi në Drejtorinë e Administratës së Burgjeve (DAB) e më pas në Drejtorinë e Përgjithshme të...
Në vitin 1995 Shërbimi Informativ Kombëtar (që as kishte lidhje me këtë punë fakt) hodhi në programin exel nga regjistrat e agjenturës të rrjetit sekret (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues) që dikur i përkisnin Sigurimit të Shtetit dhe Policisë, në formën e thjeshtë emër, mbiemër e pseudonim, duke krijuar kësisoj një bazë të dhënash në ...
Në mes të vitit 1985 në Repartin nr.302 Zejmen qëndronin të burgosur një numër i madh pleqsh të dënuar, të cilët nuk ishin në gjendje t’i shërbenin vetes. Fotografia tregon gjendjen e mjeruar të tyre, njëri prej të cilëve edhe me barelë. Ec e merre vesh pse trembej regjimi prej tyre e i mbante në burg. Një pjesë vdiqën pas kësaj fotoje....
Rreth orës 12.30 të datës 11.9.1990 në postën kufitare të Zogajt në Rrethin e Shkodrës, një grup prej 16 personash nga Shkodra i kryesuar nga ish nënoficeri Aleksandër Gruda, u futën befasisht te motoskafi në Shirokë, zunë në befasi rojen dhe nisën arratisjen.Mjetet e atyshme të forcave të kufirit...
Në maj 1949 kampi i Beratit u zhvendos në fshatrat e Tepelenës (Veliqot, Turan). Në maj 1950 kampi u vendos në vendin që njihet sot, vend ku qëndroi deri në tetor 1953. Bashkëlidhur është njoftimi i një liste të internuarish në janar 1950. Siç shihet, moti i vetëm ishte nga arratisjet e njerëzve të...
Ajo që njihet në populli si “kryengritja e Fierit”, ka qenë një aspekt i parëndësishëm i një grushti shteti i parealizuar, pas së cilës qëndronte një organizatë e fshehtë, i zbuluar nga një kroat, i burgosur në Shqipëri. Organizata mori formë të prerë në pranverë të vitit 1934. Pjesëmarrja më e madhe ishte e ushtarakëve...
Shokët e magazinës së dekorit, keshën bërë një punë të mirë sot, e pasuruan materialin propagandistik. Kishin shtuar shumë figura si "heroi i popullit" shoku Spiro, shokun Mihal, etj. Për arsye të panjohura, e kishin lënë horizontal e në hije foton e "heroit të popullit" Kajo Karafili, pas fotos së "heroit të popullit" Mihal Duri, dikur përshëndetës fashist...
Më 8 shtator 1946, rreth 450 antikomunistë të armatosur filluan lëvizjen drejt Shkodrës në tre drejtime. Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, 250 persona u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja u drejtua nga Shkodra. Sulmi filloi nga verilindja dhe nga juglindja e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te...
I burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij në Itali. Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej në zyrën e tij, ku ai punonte...
Në komunizëm i dënuari me vendim gjykate qëndronte i izoluar në qeli, i lidhur nga duart e nga këmbët, me helmetë në kokë. Ditën e caktuar, kryesisht ora 23.30, merrej nga paraburgimi i lidhur me pranga në duar (prapa) e në këmbë. Tërhiqej me një litar 5-6 metra i gjatë. Goja i mbyllej me leckë që mos bërtiste...
Më 27 gusht 1923, u vra kryetari i komisionit të kufijve, gjenerali italian. Ngjarje u diskutua edhe në Këshillin Kombëtar (parlamenti) të Shqipërisë. Fillimisht foli kryeministri e më pas deputetët Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali Këlcyra dhe Vissarion Xhuvani. Në shenjë respekti për emrin e Telinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë ndaloi punimet për 24 orë. Kryeministri Ahmet Zogu ...
Në historikët e Sigurimit të Shtetit për zbulimin në vitet 1945-1946 të opozitës së parë të drejtuar nga Sami Çeribashi, Qenan Dibra dhe Musine Kokalari, thuhet se rolin e madh e pati agjenti “Dara”. Duke mos pasur dokumente operative të kësaj çështjeje, ishte bërë një interpretim i gabuar. Merita e vetme e “Darës” ishte se mori...