E merkure, 30.04.2025, 03:17 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Të internuar në Tepelenë

Në maj 1949 kampi i Beratit u zhvendos në fshatrat e Tepelenës (Veliqot, Turan). Në maj 1950 kampi u vendos në vendin që njihet sot, vend ku qëndroi deri në tetor 1953. Bashkëlidhur është njoftimi i një liste të internuarish në janar 1950. Siç shihet, moti i vetëm ishte nga arratisjet e njerëzve të...

Kastriot Dervishi: Kroati që zbuloi grushtin e shtetit

Ajo që njihet në populli si “kryengritja e Fierit”, ka qenë një aspekt i parëndësishëm i një grushti shteti i parealizuar, pas së cilës qëndronte një organizatë e fshehtë, i zbuluar nga një kroat, i burgosur në Shqipëri. Organizata mori formë të prerë në pranverë të vitit 1934. Pjesëmarrja më e madhe ishte e ushtarakëve...

Kastriot Dervishi: Rrangallat

Shokët e magazinës së dekorit, keshën bërë një punë të mirë sot, e pasuruan materialin propagandistik. Kishin shtuar shumë figura si "heroi i popullit" shoku Spiro, shokun Mihal, etj. Për arsye të panjohura, e kishin lënë horizontal e në hije foton e "heroit të popullit" Kajo Karafili, pas fotos së "heroit të popullit" Mihal Duri, dikur përshëndetës fashist...

Kastriot Dervishi: Makina e shkrimit që shkruante italisht

I burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij në Itali. Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej në zyrën e tij, ku ai punonte...

Kastriot Dervishi: Lecka, litar dhe zinxhirë

Në komunizëm i dënuari me vendim gjykate qëndronte i izoluar në qeli, i lidhur nga duart e nga këmbët, me helmetë në kokë. Ditën e caktuar, kryesisht ora 23.30, merrej nga paraburgimi i lidhur me pranga në duar (prapa) e në këmbë. Tërhiqej me një litar 5-6 metra i gjatë. Goja i mbyllej me leckë që mos bërtiste...

Kastriot Dervishi: 100 vjet nga vrasja e gjeneral Telinit

Më 27 gusht 1923, u vra kryetari i komisionit të kufijve, gjenerali italian. Ngjarje u diskutua edhe në Këshillin Kombëtar (parlamenti) të Shqipërisë. Fillimisht foli kryeministri e më pas deputetët Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali Këlcyra dhe Vissarion Xhuvani.  Në shenjë respekti për emrin e Telinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë ndaloi punimet për 24 orë. Kryeministri Ahmet Zogu ...

Kastriot Dervishi: Kristo Zhongo dhe opozita e parë

Në historikët e Sigurimit të Shtetit për zbulimin në vitet 1945-1946 të opozitës së parë të drejtuar nga Sami Çeribashi, Qenan Dibra dhe Musine Kokalari, thuhet se rolin e madh e pati agjenti “Dara”. Duke mos pasur dokumente operative të kësaj çështjeje, ishte bërë një interpretim i gabuar. Merita e vetme e “Darës” ishte se mori...

Kastriot Dervishi: Hata në Hatanjas

Më 9.1.1965 në fshatin Hatanjas të Libofshës u gjetën të vetëvarura në barakën ku jetonin, Ganimete Arif Cuka (vitlindja 1928, në foto) dhe nëna e saj Dylbere (vitlindja 1898). Ato ishin internuar për 5 vjet, "për rrezikshmëri shoqërore" me vendimin nr.42, datë 5.10.1964 të Komisionit...

Kastriot Dervishi: Si ekzekutohej një vendim gjykate me vdekje në komunizëm

Pasi të dënuarit me vdekje nuk i falej jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme. Dega (në vitet 1974-1983 drejtoria) e Hetuesisë në MPB përgatiste urdhrin e ministrit. Pas vitit 1983 urdhrin për ekzekutimin e vendimit e përgatiste Drejtoria Zbatim Vendime Penale në MPB. Urdhri ngarkonte degën...

Kastriot Dervishi: Tragjedia e një familjeje

Në foto është Hamit Arif Myrtja nga Shkodra (1944-1976) me bashkëshorten. Historia e familjes së tij është tejet tragjike. Punonte në ndërmarrjen e peshkimit në Shkodër. Nevoja ekonomike e bëri të kërkonte arratisjen nëpërmjet liqenit të Shkodrës.Mbrëmjen e datës 31.8.1976 vjen në ndërmarrje me gruan dhe tre fëmijët e tij...

Kastriot Dervishi: Buka e misrit, derrat dhe fshatari në komunizëm

Gjatë viteve (për disa) të “ndritura” të komunizmit, fshatari ynë hante bukë gruri vetëm tre muaj në vit. Buka e misrit për fshatarin ishte një lloj përzierje e keqe me mbetje byku, shumë e fortë. Krejt pa cilësi dhe pa shije, ajo lloj buke bënte që fshatari të synonte gjithnjë i sfilitur të blinte bukë në qytet. Në një fshat të jugut vjen një ditë një...

Kastriot Dervishi: Havzi Nela për diktatorin - “Kryepadron me zagarë”

Më 26.4.1967 Havzi Nela u arratis në Jugosllavi së bashku me bashkëshorten. U kthye nga jugosllavët dhe u arrestua më 26.4.1967. Gjykata Popullore e Shkodrës me vendimin nr.25, datë 22.5.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e me konfiskimin e pasurisë. U dërgua fillimisht për të vuajtur dënimin në Repartin...

Kastriot Dervishi: Ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

Më 17 korrik 1977 u ekzekutuan poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist.-Genc Leka (1941-1977) ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit prej vitit 1959. U arrestua më 31.8.1976....

Kastriot Dervishi: Zenel Shehu dhe njeriu i ri

Me kërkesë të aleatëve anglo-amerikanë, më 30.4.1952 hynë në Shqipëri diku nga zona e Kolonjës dhe përfunduan deri në zonën e Bulqizës, Zenel Shehu dhe Tahir Premçi. Misioni i tyre ishte informativ për të mësuar se si ishte gjendja në vend dhe jo sikurse është paraqitur se do organizonin kryengritje, etj. Zbulimi i Zenelit...

Kastriot Dervishi: Xhaxhai i Vilsonit

Hasan Selman Blloshmi (1926-1982), u dënua dy herë nga regjimi komunist dhe vuajti në vitet 1946-1965 dhe 1977-1982 mbi 18 vjet heqje lirie. Herën e parë u dënua për lidhje me “diversantin Bardho Leka” (“bashkëpunim me banda të armatosura”), gjetja e një gazete “Flamuri i lirisë” (“agjitacion e...

Kastriot Dervishi: Radisti dhe polici

Në filmin “Gracka” është një skenë në të cilën radisti Refik (aktori Guljem Radoja), del nga qelia duke sulmuar rojen, por vritet pak metra larg objektit ku rrinte. Në fakt, bëhet fjalë për 30 vjeçarin Tahir Sulejman Premçi dhe ngjarja është krejt tjetër. Në vitin 1945 duke qenë ushtar në Gjirokastër, u arratis në Greqi...

Kastriot Dervishi: Ibrahim Çela dhe Koço Brisku

Më 1.9.1946, Ibrahim Çela nga Murrësi i Elbasanit mundi të arratisej nga Burgu i Elbasanit me disa të burgosur të tjerë, duke marrë 5 pushkë e një automatik. Qëndroi dy vjet i arratosur deri sa më 29-30 prill 1948 në Vidhas Mallkas, së bashku me dy vëllezërit e tij që u vranë, u përplas me forcat...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx