Kalosh Çeliku: Darkën e shita për një birrë
Vite më parë gjatë Manifestimit kulturor tradicional me karakter ndërkombtar Mbrëmjet e Poezisë Strugane, në një intervistë dhënë një gazetareje të huaj në mes të tjerave thashë: Mbrëmjet e Poezisë Strugane janë të politizuara deri në palcë, më shumë ka politikanë dhe spiunë se sa poetë. Vërtetë edhe ashtu ishte në atë kohë, në Mbrëmjet e Poezisë Strugane merrrnin pjesë poetë nga të gjitha vendet e botës, po aq më shumë edhe spiunë të të gjitha shërbimeve sekrete botërore. Nuk do të thotë kjo se sot nuk marrin pjesë...


























