E shtune, 23.08.2025, 12:34 AM (GMT+1)

Speciale

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (28)

Shtrohet natyrshëm pyetja, kush ishte Hanife Zymer Jashari? Kush ishte kjo vajzë e re nga Prekazi, që pa ngurrim ndau të njëjtin fat me familjen dhe bashkëfshatarët e saj në ato ditë të zjarrit dhe të gjakut? Përgjigjja nuk është e lehtë. Është vërtet sfiduese të gjesh të dhëna të hollësishme për këtë vajzë të njomë, këtë bijë të Drenicës...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (27)

Nëna Hamide Jashari përfaqëson një figurë të ndritur dhe të denjë për piedestalin e kujtesës historike shqiptare, një grua që mishëroi në mënyrë të përkryer virtytet më të larta të traditës sonë kombëtare. E lindur më 4 shkurt 1913 në fshatin Marinë të Drenicës...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (26)

Hadije Spahiu ishte e lindur më 27 maj të vitit 1966 në qytetin e Rahovecit, bijë e një familjeje të nderuar dhe të rrënjosur thellë në traditat patriotike të kësaj treve. Babai i saj, Mustafa, dhe nëna, Fiqirija, e rritën në një vatër ku ndjenja kombëtare nuk ishte vetëm një koncept abstrakt...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (25)

Gjylsere Sahiti lindi në qytetin e Kumanovës, një qendër e njohur urbane me rëndësi të veçantë historike dhe gjeografike në kontekstin e Maqedonisë së Veriut. Kumanova është e pozicionuar në pjesën veriore të këtij shteti ballkanik, në një truall strategjik që shtrihet rrëzë Malit të Zi të Shkupit, duke krijuar një nyje të rëndësishme...

Avzi Mustafa: Të dhëna të reja mbi varrimin e Josif Bagerit dhe amaneti i tij

Josif Bageri në historiografinë shqiptare është i njohur si një ndër patriotët më shquar, si publicist, poet dhe si njeri që kishte lidhje miqësore me shumë patriotë, gazetarë e intelektualë të kohës. Edhe pse vinte nga një shtresë e varfër e vegjëlisë dhe ishte autodidakt, ai mbeti shumë i respektuar nga qarqet përparimtare të kohës...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (24)

Në panoramën e gjerë të trevës së Drenicës, një vend me histori të ngarkuar me rezistencë dhe krenari, fshati Baicë zë një vend të veçantë si dëshmitar i lindjes së shumë bijve dhe bijave të devotshme të këtij trualli. Më 6 prill të vitit 1979, në këtë fshat lindi një vajzë që do të shquhej për...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (23)

Martesa e Feride Mecini-Jasharit me Hamzë Jasharin, njërin prej figurave më të njohura të qëndresës së Drenicës, e afroi atë edhe më shumë me idealet dhe ëndrrat e saja për liri dhe dinjitet kombëtar. Për të, ky bashkim nuk ishte thjesht një lidhje familjare, por një hap i madh drejt konkretizimit të aspiratave që...

Avzi Mustafa: Inteligjenca Artificiale dhe sfidat në arsim

Në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar një sociolog i së ardhmes, Allvin Toffler, u paraqit me librin me titull “Shoku i Ardhmërisë”. Meqë ky libër ishte përkthyer në gjuhën kroate, e lexova me shumë vëmendje dhe erdha në përfundim se qëllimi i këtij futurologu ishte përgatitja e një...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (22)

Ajo vajzë trime, e quajtur Fatime Hetemi, lindi më 18 dhjetor 1977 në fshatin Bistricë të Shalës së Bajgorës, një trevë e njohur për historinë dhe traditat e saj të pasura kombëtare. Rrënjët e saj nuk ishin thjesht gjeografike, por thellësisht të lidhura me një trashëgimi të vyer patriotike që brezat e...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (21)

Ishte Fatime Bazaj dhe vëllai i saj, Smajl Bazaj, nga fshati Qëndresë (dikur i njohur si Terstenik) i Drenasit – motër e vëlla që kishin zgjedhur rrugën e përbashkët të rezistencës dhe nderit. Bashkë me ta ishte edhe Isak Halili, nipi i Hamit Jasharit, nga Dubovci i Drenasit, i cili, bashkë me vëllain e tij Sadikun, kishte ardhur në Prekaz...

Lutfi Alia: Mbretëresha Teuta dhe lufta e parë romako-ilire

Pas vdekjes të mbretit të Ardianëve Pleurat II, në krye të mbretërisë Ilire erdhi i biri Agroni, (250 – 231 para K) i cili i zgjeroi kufijt duke aneksuar trojet e fiseve Dokleate dhe Labeate. Në vazhdim Agroni pushtoi trojet e Parthinëve dhe të Taulantëve. Sipas Tit Livit: “Parthinët ishin inkuadruar në formacione harkëtarësh në ushtrinë ilire të Agronit...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (20)

Nuk është hera e parë që kam mprehur penën dhe mendimin për të evidentuar e dokumentuar me kujdes të veçantë kontributin e grave dhe vajzave shqiptare në luftërat tona çlirimtare. Kjo temë nuk është thjesht një çështje e kujtesës historike, por një detyrim moral dhe intelektual për të...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (19)

Le të ndalemi tek një shembull që përmbledh në mënyrë prekëse dhe të thellë dimensionin tragjik dhe madhështor të kësaj sakrifice- Fatime Hamzë Jashari, e cila, kur ra dëshmore në altarin e lirisë, numëronte vetëm nëntë pranvera të jetës së saj të njomë. Ajo ishte ende një fëmijë...

Paulin Z. Zefi: Lezha gjatë Mesjetës së Vonë

Periudha e pushtimit të Arbërisë nga Stefan Uroshi II Milutini, u shoqërua me presion dhe dhunë të egër nga ana e sunduesit rasian ndaj arbërve, veçanërisht kundër pjesëtarëve të Kishës Katolike [1]. Kjo gjendje u pasqyrua edhe në dokumentacionin e zyrave kancelareske dhe në...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (18)

Mes shumë të rinjve dhe të rejave që iu përgjigjën kushtrimit të lirisë dhe morën rrugën për në male, duke u rreshtuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, spikat edhe figura e Emsale Frangut. Ishte ajo vajzë e re që, me natyrën e saj të butë dhe mirësinë e lindur, fitonte menjëherë respektin dhe dashurinë e kujtdo...

Lutfi Alia: E drejta romake dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit (IV)

Historianët e antikitetit, konfirmojnë se ilirët kishin ligjet e veta të drejtës - Ius Illyriense, ligje që i ruajtën gjatë pushtimit romak. Iliria ishte një nga katër Prefekturat e Perandorisë Romake, e formuar nga reforma e tetrakisë e Dioklecianit, perandori me origjinë ilire. Pas pushtimit romak, Iliria drejtohej nga prefekti pretorian...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (17)

Tani është viti 2025, por koha duket sikur nuk ka kaluar fare – tragjedia e familjes Jashari në Prekazin legjendar më del përpara syve sikur të kishte ndodhur dje. Kujtimet janë të freskëta dhe të gjalla, si plagë që nuk mbyllet. Më kujtohet qartë ajo ditë: ishte një mëngjes që për marsin mund të quhej...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (16)

Duke bërë një kërkim të kujdesshëm për të ndriçuar historitë e grave luftëtare që morën pjesë në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, sidomos në përkujtim të 27-vjetorit të sulmit të egër mbi familjen Jashari, hasa në një burim të çmuar: një shkrim të atdhetarit të njohur...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx