Adil Fetahu: Normalistët kremtuan 51-vjetorin e maturës
Ish-nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës, të gjeneratës 1956-1961, tash e shumë vjet e kanë praktikuar traditën që për çdo vit takohen, të shtunën e fundit të muajit maj. Zakonisht takimet i mbajmë në sallën e ish-Normales së Prishtinës (tash: Shkolla e Mesme “Gjin Gazuli”), ndërsa pas “orës së madhe” qe e mbajmë aty, shkojmë në një drekë të përbashkët, në ndonjë restorant në kryeqytet apo jashtë qytetit...
























