Kalosh Çeliku: Rrapi më ndjek si hije anembanë Atdheut
Vite pas lufte, kur linda në Katund (1951), Babai e nxori mauzerin nga hatullat dhe shkrepi pushkë. E paralejmëroi Katundin për ardhjen time në jetë. Ende vendit i vinte era barot. Frikë e varfëri, që mezi e përballonim me punë rrëzë Çukës. Arat duke i mbjellur me drithëra e kullotur bagëtinë te Përroni i Thanës. Nën dardhat gorricë te Çifliku i xha Derallës i bienim ...

























