Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down
Sot, të rënduar por me vendosmërinë e një komuniteti që lufton për të drejtat e të gjithë fëmijëve pa dallim, ne, Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, reagojmë fuqishëm ndaj lajmit se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e një fëmije vetëm për shkakun se fëmija është me Sindromën Down...


























