Kulturë
Poezi nga Naser Aliu (Mefshtësia, Honoris Causa dhe UÇG)
E merkure, 29.07.2009, 09:11 PM

Mefshtësia
Shqiptari
i mefshtë ulur galiç para dere
Në komunizëm
Duke pritur kalimin e demokracisë atypari
Me dekada
Shqiptari në Jugosllavi
I plogët ulur në oborr
Në një shkëmb
Duke pritur kalimin e lirisë atypari
Me dekada
Kur e morëm guximin, ia behu demokracia
Kur lëshuam kushtrimin, u shfaq edhe liria!
Mirëpo
Shqiptari i Shqipërisë po pret akoma
Edhe shqiptari i Kosovës ulur në shkëmb
Po dremisin së bashku
Po presin së bashku të kalojë Evropa atypari
Me nga një gotë konjak
Për herë të parë po presin së bashku
Si dy fatosa të sjellshëm!
Kushtet për Konferencën Islamike mirëpo
Shqipëria i plotësoi e para
Edhe disa festa për sulltan Muratin
Edhe disa falënderime Turqisë
Që mori mundimin të na pushtojë
Dhe,
Do t' i plotësojë edhe Kosova
Nëse nuk na besojnë
Mund ta pyesin R. Qosen
Mirëpo
Edhe për Evropën
Do t' i plotësojmë kushtet!
Kufirin ndërshqiptar e ruajnë shqiptarët
Nga shqiptarët
Me pushkë të mbushur!
Si dëshiron Evropa!
Në njërën anë
Valon shqiponja e rraskapitur
Në anën tjetër tundet një poçavër krenare
Me 6 yje, si dëshiron rrospia e moçme!
Ja, shiko shqiptarët të shtrirë
Shikoi të lutem
Në kokërr të shpinës
I sheh
Të shtrirë gjerë e gjatë
Presin
Po presin
Po presin Akoma
Dikush t' ua dhurojë
Edhe bashkimin
Bashkimin e gati tre shteteve shqiptare!
Oh, po pret me pasion!
Shqipoja
Me pasion shumë të madh!
O Zot u lodh, shikoja djersët...
Honoris Causa
Nëse motra juaj
Gjen burrë
Me dëshirën e saj
Vrajeni
Ajo ka shpirtin me qira!
Mund ta vras unë
Nëse unë jo
Atëherë ju!
Pas juve kjo e drejtë kalon
Te burri!
h.c.
Ajo duhet të martohet
Vetëm sipas dëshirës sonë
Ne zgjedhim djalin
Që na eksiton
Neve
Jo atë!
Duam
Dylber
Dhe ashik
Shtathedhur e symadh!
Nëse nuk punon
Nuk të humb nderi!
Nëse fëmijët tu
Nuk kanë gjë për të ngrënë
Nuk të humb nderi!
Nëse fëmijët tu ecin zhele zhele
Nuk të humb nderi!
Nderi të humb
Nëse motra
Gjen burrin vet!
Ta ruajmë virgjinitetin e saj
Si sytë
E ballit!
Me shpirt e trup!
Edhe me jetën tonë!
h.c.
Dhe,
Nesër
Mund t' i themi
Ashikut tonë:
"Merre, ja ku e ke!
Shko e bënia atë punë
Por,
Mos na harro edhe neve!"
UÇG
Nëse një ditë
Gratë themelojnë UÇG-në
Unë do t' i bashkëngjitëm
Këmbësorisë së tyre
Me bashkëshorten time
Nëse si armë edhe ato do përdorin
Grushtet
Shqelmat
Rripat
Gurët
Dhe gurëzimin
Si mizoginët*
Atëherë
Edhe ne do t' i mbushim xhepat me gurë
Dhe, do marshojmë derisa t´i fitojmë
Të gjitha betejat dhe luftën!
Embetha!
* Urrejtësit e grave
Komentoni
Artikuj te tjere
Nuhi Ismajli: Poezia si kundërvënie e së keqes
Ambasadori spanjoll: Çmimi i Kadaresë, triumf i kulturës shqiptare në Evropë
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (I)
Bekimi i shekujve
Jorgo Telo: Humor mbi motive popullore
Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
Poezi nga Ekrem Ajruli
Albina Idrizi: Dashuri e humbur
Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj
Halit Bogaj: Falemnderit Mali i Zi
Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë
Novelë nga Arsim Halili
Ese nga Vangjush Ziko
Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
Ademi: Shqiptarëve u mungon filmi i madh (Analizë nga Ilir Muharremi)
Edison Ypi: Leman Ypi
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri II (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit