E diele, 28.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Intimitete dhe brengë (Cikël poetik)

E enjte, 18.06.2009, 06:12 PM


Luan Çipi

Intimitete dhe breng
ë

NËNA IME

Për nënën poetë kanë shkruar,penat në nektar kanë ngjyer,
Unë, ca vargje kam krijuar për Keken time të vyer:
 Në shtëpi, mbi “Pashallarë”, po tunden pllakat mbi trarë
Gjëmon gazi dhe hareja: Kishte lindur Zeqirjeja.

S’e mban vendi Xhevrijenë, Zonjën me qostekun ar,
Gjysh Fetahu dreth mustaqet“Zoti na e bëri mbarë”.
Familja plot mirësi ishte e njohur në “Pllakë”
Pasuri e harmoni, punë shumë, fjalë pak.

Zeqirjeja, më e mira, ish kjo, nëna ime.
Kish dëshira, kish kërkesa, veças për mësime.
Plot shëndet, nur e bukuri, të përfytyroj.
Skenderben edhe Ervehenë, sërish, po dëgjoj,

Shoh Tanën me qenin vrarë dhe fëmijët që zunë e qanë.
Çirrej e kërkonte ndihmë, po hajdutët nuk e lanë,
Ndaj me melodinë e fyellit tingujt nisi në çdo anë:
“Tanë, moj, e zeza Tanë, ngrehu, moj, e zgjo babanë”.

Na tregoje për Naimin, Çajupin, rilindsat tanë
Legjenda, përralla dhe këngë, trima që për popull ranë.
Na mësoje të jetonim të ndershëm e paqësorë.
Si të donim njerëzit tanë, të lidhur, dorë për dorë.

Të ndihmonim gra e pleq, grusht, të mbledhur tok
Të respektonim fakirët, të sëmurë dhe ulok;
Të ishim kundër gënjeshtrës, vjedhjes dhe krimit
Kurvërisë dhe spiunazhit, tradhtisë dhe mashtrimit.

Vitet ikin, koha lum, që merr e lë pas,
Më pak gaz, halle shumë, trungje me thasë.
Çdo ditë të kujton Kamanin, të mençur, azgan,
Në ato vitet e lumtur, kur e kishe pranë.

Doli burrë tamam për ty: punëtor e plot vullnet
Kish shumë mall e dashuri, shpirt e zëmër det.
Shkuat vite të gëzuar, skish si ndodhte ndryshe,
S’pati fat të të shikoj, ty si katërgjyshe.

Kurrë Abeun se harrove, se harrojmë dhe ne,
Burrë mbi burrat qe, sa rroj, skish tjetër mbi dhe.
Prindët tanë na ngulitën vullnetin për të punuar,
Besnikërinë, guximin vështirësitë për të kaluar.

Kush aq shpesh e shtroi tryezën, priti e përcolli?
Kush aq shumë punoi, ndërtoi, korri edhe mbolli?
Harmoni, si atje, nuk gjeje gjetiu,
Syt’ Abeu dhe Kekea në këmbë, si veriu.
Ç’desh Kekea  ky Kamani hidhej në kërkim,
Unitet. E gjithë familja kishte një mendim.
Jeta s’ishte shesh me lule, s’ish gjithnjë pranverë.
Nëna jonë ti s’u përkule, ishe lis në erë.

Sa shumë gurë vure në mure, sa mistri me llaç,
Sa të mira na servirje, kur nuk na the plaç.
Në Skelë të njohu Vlora, në Fier lagjja “Liri”,
Ti kudo ja bëre fora: Prish kasolle- bëj shtëpi.

Prapë, të njohu dhe Tirana, Fieri dhe Kota.
Sa e ëmbël nëna jonë, çuditej gjithë bota.
Pesë fëmijë që ti linde, i rrite me nder,
Me respekt ty të kujtojmë, vlerësim përherë.

Kush i harron netët pa gjumë, në gjunjë te babai
Te Pranvera, halle shumë, në Bulqizë, te vëllai?
Sa ne Fier, në Tiranë, kush kish më nevojë,
E të gjithëve ishte nëna: ndihmë dhe përvojë.

Kënaqësitë ti i gjete te fëmijët tanë
Novruzi edhe Bashkimi, Beni me Kamanë
Sona,Tushka,Yllka,Luli,Lina,Lela Arta, Mira.
Ti përcolle te ata vlerat më të mira.

Po dhe një plejadë stërnipash do lindi, do rrojë
Kjo tradita jote e lashtë kurrë nuk do shterojë.
Nena jonë, gjithë më e mirë, do jetojë me ne
Brez pas brezi do kujtohet, do ngelet e re.

1970

BABAI  IM

Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,
Dhimbja  ka zënë cipë, malli është venitur,
Pesëdhjetë vjet  shkuan, kujtimet kanë mbetur,
Po, për sa jetove, si diell  ke ndritur.

I ngelur jetim,  i vogël, pa fat
I katërti vëlla nga fisi Çipat.
Palorto e vjetër, sokakët me gurë
Hallet e mundimet të bënë burrë mbi burrë.

Shtatëmbëdhjetë vjeçar u nise kurbetit,
Në Amerikën e largët, shkohej me anije,
Për gati një muaj do lundroje detit
Me drojë e me frikë vallë në do arrije.

Duhej gjetur punë,  mbulesa e shtresa
Dhe vuajtja shtohej me ditë e me natë,
Hanim bukë thatë dhe flinim me ndresa,
Në kurse e shkolla mësonim zanat.

Pa duhej kursyer dhe një cent dollari,
Për të larë navllon dhe borxhet radhë
Ndihmë desh familja me halle shqiptari,
Para desh dhe “ Vatra” me Nolin në ballë.

U vure në krye mbi gjithë shqiptarët
Dhe fole  guximshëm me bashkatdhetarët:
“Ti mbahu, moj nëne, e kurrë mos kijë frikë,
Se  djemtë më të mirë ke në Amerikë”

Ngrihen emigrantët nga fundi i dheut
Gjer në Francë,  larg,  shkoi zëri i Atdheut
Mbrojtje e lirim Avniut  të Çikës
Nga Vatra Shqiptare e Pan Amerikës.

Ti rrojte me brengën e tokës shqiptare,
Përjetove  larg Kotën dhe Beunin,
Po gjithë dimra pe, e kur jo behare,
Kur satrapi Zog shiti Shën Naunin.

Nëntë vjet mërgimtar, shumë djersë derdhe.
Me  Im Zot Nolin, trima e mendimtarë,
Kur Atdheu u thërriti,  ti sërish  erdhe
Dhe prapë u radhite në rreshtin e parë.

Vitet njeri tjetrit i thoshin: unë ika.
Dështoi revolucioni dhe demokracia,
Nuk bëri njeri siç desh Amerika.
Fitoi mbretëria dhe autokracia.

Me tej mbreti Zog, me turp, po me ar
U largua paq  me “trimat” e tij
Dhe fashizmi i Zi, na futi në darë
Tha me ne do jeni një perandori.

Ti, o babë i dashur, kaq shumë u zhgënjeve,
Dikush do mendonte se të zuri frika,
Ndaj gjithmonë na thoshe: “O djemtë e plebenjve
Mos i ndyni duart, larg nga politika.”

Dhe ju fute punës, siç kishe mësuar,
Krijove familjen dhe rrojte me nder,
Që të pesë fëmijët i pate edukuar,
Punën edhe Librin ti kishin fener.

Ndërtove dyqane dhe ngrite pallate,
Tregti e transport menaxhove mirë
Disa troje bleve, tregti private,
Mirë pate mbjellur, më mirë në të shirë.

Edhe ne luftuam edhe ne punuam,
Po çfarë vallë na ngeli,për shenjë si kujtim,
Kur nxorëm bilancin edhe numëruam
Rezultoi  që kishim zero përfitim.

Ndaj më shumë për ty, tani shtohet vlera,
Kur shohim lartuar  ngrehinat në shtesa
Në  pronat e tua në trojet e blera
Rrojnë  trashëgimtarët, nipa edhe mbesa .

10.01.08

MENDOJ PËR TY

Natë dhe ditë,
Për orë dhe çast
Mendoj për ty
Plotë shpresë dhe gaz.

Tri herë u linde
Po, perëndove,
Tri herë u ndeze,
Po, prapë u shove.

Kurrë, më së fundi,
Do marrësh jetë
O frutë i mundit,
Ti, jeta vetë?

Jepe pëlqimin,
nëse më do.
Shtoma gëzimin,
Mos më vono.

Ma dha Haxhiu,
Ma dha Murati,
Haxhi-Murati.
E di Sazani
Dhe Ramadani
E di gjithë “fshati”

Të gjithë thonë
“Mos u nxito,
kjo punë-mbaroi,
se, ti e do”

Mbaron, mbaron
Po, pas sa dite?
Se ditët mua
Më duken vite

Jo, jo, nuk mundet
Më shumë të pres.
O fjala sot,
O, nesër “vdes”.
 
N D J E S I

Ti, në Muradije
Unë në Karabash.
Një yll shkrep e bije.
Hëna katër pash.

Dil, moj, në dritare
Dëgjo serenatën
Se, më çmende fare
S’ më zë gjumi natën.

Hajde të barisim
S’është koha për gjumë
Buzë e gjoks ti ngjisim.
Asnjë gjë më shumë.

Qafuar për shtati
Ecëm krahë për krahu.
Qe shkruar, qe fati.
Bekim nga Allahu.

Që nga Pisorruga”
Te “Sheshi Kateqit”
Sa bukur u duka
Vlora, bregut detit.

Shoh nga Tophanaja
Vrenez dhe Varosh
Ballkon Kuzbabaja
Mund të admirosh:

Çole. Skelë dhe Kume
Detin e pa anë.
Ja Karaburuni
Dhe Sazani, pranë

%

Ikën vite shumë
Fati keq më ra
Unë “lum e për lumë”
Ti, në Kanada.

Shtator, 2003

LEGJENDA E PISORRUGËS

Në Pisorrugë
Të Karabashit
U shfaq në muzg
Djali i Bimbashit.

Ruhej dhe druhej,
Heshtazi shkonte:
Desh të takonte
Atë që donte.
Kjo, ishte goca e Bame Jevgut.
E njomë, e brishtë, si lot i shelgut

Ishin parë
Edhe më pare.
E kish shastisur
Gjoksi i harlisur.

Të përqafuar,
Të lumturuar.
E lidhën besën
Ushqyen shpresën::
Do të jetonin, ashtu, të bashkuar
Në një folezë, të lumturuar.

Po, babë Bimbashi, si turkoshak,
S’pranon rogozë, se, do oxhak.
“Largohu, Jevg, se s’më ke hak.
Ndryshe, krushqia lahet me gjak”.

Nuk pyet djaloshi për soj dhe  ar.
Bën strehë te Jevgu, hyn kollovar.
Bimbashi turk, një shpirt qyqar,
Kasolle e njerëz kalli në zjarr.

Hata e  pa parë, krim i shëmtuar,
Eklips mbi Venetik e Veronë.
Nuk ishin vrarë, apo helmuar.
Po, krejt në zjarr të shkrumbëzuar.
*
Sa herë shkon në Karabash
Pisorrugën viziton,
Kalldrëmin me lot do lash.
Ndjenjë e zjarrit të tmerron.

L E O N E L A

Ëndrra më shpuri sot
Tetëmbëdhjetë vjet më parë.
Ndaj, po përjetoj me lot
Atë dimër të acar:

Tirana dërgon mandatë,
Telefoni po ushton
“Pas tre muajve lëngatë
Leonela më nuk rron.”

%

Ç’ka deti që po ushton?
Ç’ka qielli që flakëron?
Hëna  që shuhet e del?
Qajnë për ty, Leonel!

Ike, ike nga qyteti
Sikur të përpiu deti.
Një brengë e madhe na mbeti,
Bija jonë, si bijë mbreti.

Ishe bash si  një princeshë
Gojë mjaltë e fol e qesh,
Bukuri që mori dhen,
Leonela, si Helenë.

Në tokë nuk kish vend për ty,
Se errësoje një diell.
Në stere veç robi rri,
Engjëjt gjallërojnë në qiell.

GJITONI IM

Emrin e kish Demir
Mbiemrin Avxhi
Qe njeri i mirë:
Mjaltë e flori.

Ishte 80 vjeç
Kur u nda nga ne
Si ai s’do gjeç
Tjetër burrë mbi dhe.

Inxhinier i ditur
Një Vlorë të kujton,
Trupin të skalitur,
Shok që të nderon.

Myzeqeja mbarë
Krenohet me ty
Do qëndrosh i parë:
Njeri, mbi njeri.

Do ngelen  për jetë
Veprat madhështore.
Vetë i projektove
Dhe vetë i ndërtove.

Në agonin e Veros
Vellait tim te dashur

Me vajzat dhe gruan-tre dite e tre net
Të shohim tek  vuan dhe dot nuk na flet.
Pranë teje jam ulur, po ti  s’je i qetë.
Kujtoj çke kaluar: Si n’ekran  një jetë.

Ti linde i mbarë, si një foshnjë e pastër
80 vjet më parë, bash në Gjirokastër.
Pa mbushur shtatë vjeç u mbartët në Vlorë
Fëmijë krejt i qeshur, me “zemër në dorë”.

Prindërit krenar:  Kekea, Kamani
Për ty u kujdesen, mirë të mësuan
Dhe një jetë të tërë, sa u doli xhani,
Shumë  pranë të ndenjën dhe të edukuan.

Filloren në Vlorë e kreve shkëlqyer
Dhe me bursë të Zogut shkove në Gjimnaz
Shkodra jonë e lashtë, ky qytet i vyer
Të priti krah hapur me hare dhe gaz.

Kur erdhën pushtuesit, n’atë vit të zi,
Me antifashistët afër bashkëpunove
Armikun e egër,  ti ende fëmi,
Nise ta godisje, nise ta luftoje.

Gjirokastër-Fier-Mallakastër- Vlorë
Ku ishte nevoja shkoje në çdo vend
Çoje partizanë me armë në dorë
Formoje Celula dhe bëje kuvend.

Erdhi dhe çlirimi, ti  sërish mësove
Në Tiranë studiove dhe ishe me fat,
Se ne gjimnastikë, vendin përfaqësove
Në garat finale dhe në ballkaniadë.

Punove ngado, dhe përherë fatos
Financier, kontabël nuk gjendej si ti
Në Vlorë e në Fier, në Ballsh e Patos
Kudo ku shërbeve bëre histori.

Rite dhe dy vajza, bëre dy dhëndurë,
Dy nipa dy mbesa, qe s’të harrojnë kurrë
Ike, o vëlla i dashur,  po në mend e mall
Kurrë nuk do vdesësh, je përherë i gjallë.

Tiranë,10.12.07       

VDEKJA E MURAT BANIT
kunati im

Ishte 23 janar
Qielli dhe toka gjëmonte,
Hata e madhe kish ngjarë:
Murat Bani më nuk ronte.

Kishte ardhur Vlora mbarë:
Miq e shokë e gjitoni,
Elbasanas dhe Lushnjarë,
Burra, gra edhe fëmijë.

Të përcjellin për në varr
Të nderojnë, si rrallë një tjetër,
Kokën ulur, duke qarë
Si të rrinjë edhe të vjetër.

Do të bëjë durim Durimi
Djali yt, larg i mërguar,
Do ta mbaj veten Silvana.
Janë të dy të pikëlluar.

Ti i le shokët, o burrë
Vllezër, motra të helmuar,
Mirkën vetem, te semure,
Tre nipat të dëshpëruar.

Kortezhi heshtur po ri
Secili për ty mendon:
Mënçuri e bukuri.
Urtësia më nuk rron!

Sapo ike në zefir,
Ike vetëm si gjallesë,
Po emri Murat i Mirë,
As njëherë nuk do vdesë.

25 janar 2009


(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora