Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Humbëtirë e heshtjes (Cikël poetik)
E merkure, 17.06.2009, 06:09 PM

HUMBËTIRË E HESHTJES
Uroj Jetën
ajo me të veten
heshtë, heshtë vetëm heshtë
prilli hap petale e më buzëqesh.
Ajo vetëm heshtë
sikur t’isha me një breshkë,
një shikim i njërës më sëmboi
termet zemre më shkaktoi…
Dhe intimen ia shpalova
ajo fsheh çka unë zbulova…
Nuk je zanë por m’shiton vërtet
heshtë, heshtë vetëm heshtë.
Ooo mooj eee paa beeesë!
Vetëm humbëtira heshtë,
thirrnëmës tevona
i katrohej jehona…
Prill 2008
J E T Ë
Të lidhin mes katër muresh
nën dry sy që katrohen jashtë e në brendi,
në mur do ta vizatosh me duar thëngjilli
ta riçmosh një rreth dielli,
t’i qeshesh me eshkën e epshit:
dredhe zhdredhe shtrëngueshëm a shlirë
të më përthekojë pranga,
se të dua edhe kësisoj: me danga!
Rrufesë së (pa)pritur:
falju që nuk të ka goditur.
Atë ylber
i mahnitur dot s'e vjel,
është katrahurë
pa shteg e udhë…
Të zhytë në lumë
të lahesh e të mos lagesh,
t'u biesh valëve të ndeshtrashës
mbetur në breglumë kërrusur mbi bastun.
Dhe merr frymë lirisht pse një ditë
infarkti nuk ta hodhi dheun në fytyrë…
Përmasa e(rr)jetës gllabëruese
(s)fondit të jetës i hapet tinëzisht
në grep bjen se bjen
dhe bie se bie mynxyrshëm a qetësisht,
lypi prillit kundërmimin
të ta shporrë kutërbimin.
Mars 2008
VETMI (KOBRA PA ZILE)
me askënd nuk jam
pos me vetveten
shtrihem gjerë e gjatë
asaj i lypi fat
nëse më do si më lajkaton
mos ma vesh atë veladon
grish të mur(g)ohem në tëndin ishull
të shporrem nga paraj(s)a pa u prishur
murg e murgeshë
në një ishull dhe pa epsh
çka t’i marr e çka t’i jap
kush kujt i hyri në hak
dhe zdup e zdap në kokë e shpinë
u mllefosa me vetminë
pa duar e shkop më rrah
ndaj i hap derën krah e krah
ik moj shporrmu kobra pa zile
miqësinë e paske hile
Mars 2008
Komentoni
Artikuj te tjere
Intervistë me fituesin e Çmimit për librin më të mirë poetik Mr. Kadrush Radogoshin
Këze (Kozeta) Zylo: Diloiada, Lotët e pa terur të dhimbjeve
Aleko Likaj: Malli i Atdheut
Demir Krasniqi: Moj vendlindja jonë
Albert Shala: Zeri njemijvjecar
Cikel Poetik nga Ndriçim Ademaj
Cezarina Adamescu: Te rog, anun??-m? dac? nu o trimi?i
Ana: I cuditshem njeriu!
Viktor Bruceti: Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…
Agim Gashi: Për Ty dhe vetëm për Ty!
Agim Drenica: Maksima popullore - bashkëkohore
Cikël poetik nga Ejup Ceraja
Agron Tufa: Ta ndava ujin!
Edison Ypi: Luz Vegas
Ilirjan Sadikaj: Dashuria e Besarës (II)
Demir Krasniqi: Kur jam kanë me i vakt i ri
Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore
Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”