Kulturë
Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore
E diele, 14.06.2009, 12:29 PM

(Sokol Demaku, “Historia e Qendrës Kulturore shqiptare “Migjeni”, Bukuresht, 2009, faqe 100).
Nga Bilall MALIQI
Mërgata shqiptare në botë ka një organizim në fusha të ndryshme të jetës shoqëroro-kulturore, duke e përfaqësuar denjësisht interesat madhore të kombit në përgjithësi.Rregullimi i aktiviteteve që zhvillohen nëpër vendet ku shtrihet shpirtërisht mërgata jonë kanë dhënë dhe japin rezultate të frytshme në dimenzione të ndryshme qoftë politike, ekonomike, por më shumë në rrafshin kulturor e letrar.
Pra mërgata jonë zanafillat i ka shumë herët e që ua lanë një testament për vazhdimin e promovimit sa më të denjë të interesave madhore kombëtare.Pra edhe disa nga rilindasit tanë patën fatin që të ballafaqohen me këto veprimtari në dobi të kombit dhe korrën suksese të pamohueshme në planin e afirmimit dhe të prezantimit të popullit të tyre edhe në botën që nuk flet shqip.Nuk mundemi mos t’i përmendim , poetin Asdreni i cili si i ri migroi në metropolin Evropian Rumaninë, i cili kishte përjetuar vështirësitë e ekzistences, ku punoi si çirak e qymyrgji, ku pastaj prej së largu punoi shumë për çështjen e atdheut në përgjithësi, i shkroi vjersha të një arti të veçantë Shqipërisë, Kosovës etj., poeti Hil Mosi nga Austria, pastaj Dhimitër Pasko, emir i tij në krijimtari letrare është Mitrush Kuteli, veproi në Rumuni, arriti titullin doktor i shkencës ekonomike, punoi mjaft në përfaqësimin e kombit tonë në shumë rrafshe.
Edhe në ditët e sotme mërgata jonë vazhdon të punojë denjësisht nëpër vende të ndryshme të botës edhe pse deri tani punuan në kushte e rrethana të pafavorshme për kombin tonë, kur kujtomë kohën e dhunës dhe vitet e luftës në Kosovë , ndërsa tani aktivitetet zhvillohen me suksese më të mëdha.
Unë do doja të paraqes një trekëndësh të veprimtarëve të palodhur shqiptar në tri shtete të ndryshme e që janë një themel i kulturës dhe të promovimit letrar e kombëtar e këto figura të ndritshme janë: Baki Ymeri (Bukuresht Rumani), Adnan Mehmeti (Sh.B.A) dhe Sokol Demaku (Boras Suedi), të cilët janë një bazament i kulturës ku jetojnë dhe veprojnë…
KULTURA

MONOGRAFIA
Këtyre ditëve Mërgata shqiptare, veçanërisht shqiptarët e Suedisë u pasuruan me një libër (Monografi), e cila trajton tema shumë interesante për shumë sfera dhe ka një gamë të zgjeruar sa i përket tematikës dhe shtjellimit të materialit. Brenda kopertinave të librit, autori në këtë libër rrugëton nëpër kohë, ku në fillim (hyrje), jep disa detale nga prejardhja e shqiptarëve, ku do të jetë në interes për gjithë lexuesit veçanërisht për lexuesit suedez të cilët shumë pak dinë për prejardhjen apo gjenezën e popullit shqiptar, për të udhëtuar kështu nëpër tema gjithnjë kombëtare, fakte rrethë Shqipërisë, rrethë Kosovës, Ilirisë.
Vazhdimi i shtjellimit të temave të të njejtit katrakter vazhdojnë, por tash autori para lexuesve paraqet biografitë e luftarve dhe heronjve të kombit si Gjergj Kastriotit Skenderbeu, Ismail Qemalit etj., për të kaluar kështu edhe në ngjarje me rëndësi jetike dhe historike për kombin si Lidhja e Prizrenit.Në theks të veçantë Sokoli ua përkujton lexuesve dhe atyre që pak e njohin të kaluarën tonë, është fjala për Kosovën, fatin e popullit të saj shekuj me rradhë nën thundrrën e okupuesve, pastaj Kosova si koloni e Serbisë, ku paraqet të dhëna historike të pamohueshme për fatin e atëhershëm të popullit shqiptar, pra paraqet një itinerar historik .Është shumë me rëndësi se autori brenda librit ka bërë përkthimet e materialit edhe në gjuhën suedeze, qëllimi i tij ka qenë që populli suedez të njihet më përsëafërmi me prejardhjen dhe historinë tragjike të popullit shqiptar sidomos viteve të ’90-ta.
DITURIA

Punën dhe politikën redaktuese shumë mirë e shpalosë në këtë monografi të parit të këtij lloji në Suedi.Është një kontribut modest i autorit që të nxerrë në dritë shifra dhe fakte lidhur me jetën e bashkëkombasve tanë, dhe kjo monografi në parim i kushtohet veprimtarisë së QKSH-së “Migjeni”.
Në vazhdim autori paraqet lindjen e kësaj reviste nga viti 2007 e që me sukses vazhdon ta shoh dritën edhe ditëve të sotme.Këto dhe shumë ngjarje me rëndësi për këtë qendër autori i prezanton në vazhdim të shpalosjes së sukseseve të shumta të kësaj qendreje.Në kuadër të kësaj reviste funksionon edhe Radio Dituria në gjuhën shqipe, qëllimi i punës së kësaj radio është që shqiptarët të jenë sa më afër njëri-tjetrit, te fëmijët shqiptar në Boras të futet atdhedashuria që përmes kësaj reviste të inkuadrohen fëmijët shqiptar me poezi dhe punime tjera letrare dhe krijimi i identitetit të shëndoshë ky pra sipas autorit të monografisë ishte arsyetimi final i këtij projekti..
RËNDËSIA
Kjo monografi është e një rëndësie të veçantë sepse janë shpalosur fakte të pamohueshme të shumë aspekteve dhe temave të trajtuar në këtë libër.Ky punim modest i autorit jep të kuptojmë se ka qenë domosdoshmëri nxerrja në dritë e kësaj monografie e cila në të ardhmen do të jetë udhërrfyes për shumë gjenerata, dhe se popullata atje do t’i pasurojë bibliotekat e tyre me këtë libër, dhe rëndësia tjetër është se edhe lexuesit suedez përmes kësaj monografie do të dijnë dhe do të jenë më afër realitetit sa i përket popullit shqiptar…
Komentoni
Artikuj te tjere
Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”
Agron Tufa: Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Edison Ypi: Bajrami
Aktoret e reja që ekzaltojnë Hollivudin
Madhëria e tij, Hopkins
Agim Gashi: Në spital
Bilall Maliqi: Një fjalor historik i një rëndësie të veçantë
Hysen Këqiku: Nervin Vlora Falaski: ''Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët''
Kristianët e Kosovës
Agim Drenica: Bisedë me kullën
Nik Leshai: Stacioni Televiziv 'Rrokum TV' i papërfshím ne Rrjetin Kombëtár të Transmetimit
Milazim Kadriu: Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri
Liman Zogaj: Shtigjet e Dritës (Cikël poetik)
Naser Aliu: Bizelizmi
Besimi dhe kombësia në një vepër të pabotuar të Atë Gjergj Fishtës
Visar Zhiti fiton i Çmimin Letrar "Beqir Musliu"
Cikël poetik nga Ylli M. Dilo
Skënder R. Hoxha?: Poezia satirike e Hasan Hasanit
Halit Bogaj: Elegji për Latif Berishën
Engjelloret e Drishtit/ Të dhëna të reja nga dokumentet e Arkivit Sekret të Vatikanit