Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti fiton i Çmimin Letrar "Beqir Musliu"
E enjte, 11.06.2009, 07:47 PM
Visar Zhiti
Te nderuar
Visar Zhiti eshte fitues i Çmimit Letrar "Beqir Musliu" , te cilin e jep Komuna e Gjilanit, permes, inicimit dhe propozimit nga Ars Clubi "Beqir Musliu".
Çmimi ka nje vlere prej 2000 eurosh dhe shoqerohet edhe me nje Mirenjohje te dizajnuar me portretin e shkrimtarit Beqir Musliu.
Vendimi i Jurise, nderon dy pena te shquara te letrsise sone dhe nje qytet qe vlereson figurat e shquara te kultures sone dhe vlerat artistike.
Po ua percjell dhe Arsyetimin e Jurise. Ndersa, Ceremonia zyrtare e dhenies se ketij Çmimi eshte planifikuar me 24 Qershor 2009, ne diten e vdekjes se shkrimtarit.
Po kete dite pritet te qendroje ne Gjilan edhe laureati i sivjem i ketij Çmimi, shkrimtari Visar Zhiti, i cili perpos qe do bej homazhe tek Varri i Beqir Musliut, do kete dhe nje bashkebisedim letrar me krijues dhe lexues gjilanas . Mepastaj do jete prezente ne Ceremonine solemne te dhenies se ketij Çmimi nga kryetari i komunes se Gjilanit .
Perzemersisht
nga Sabit Rrustemi
_____________
Ars Clubi “Beqir Musliu”
Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, në nderim të figurës dhe veprës së shkrimtarit Beqir Musliu, në pajtim me kryetarin e komunës, kanë themeluar Çmimin Letrar “Beqir Musliu. Sipas Rregullores për dhënien e Çmimit Letrar “Beqir Musliu” , juria letrare, e propozuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, i emëruar nga kryetari i Komunës, z. Qemal Mustafa, punoi në këtë përbërje:
Musa Ramadani – kryetar i jurisë,
Prend Buzhala – anëtar dhe
Albina Idrizi – anëtare
Juria, edhe pse koha ishte e shkurtër për të sjellë vendimet e veta, zhvilloi disa takime intensive dhe realizoi një takim me kryetarin e komunës. Sipas propozimeve nga Ars Clubi, si dhe nga anëtarët e jurisë, për këtë çmim u dominuan: Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Fatos Arapi, Teki Dërvishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami.
Juria, nga kjo përbërje e krijuesve, duke pasur parasysh Rregullore, ku thuhet se Çmimi Letrar “Beqir Musliu”, u jepet shkrimtarëve , të cilët kanë shënuar arritje të mëdha në fushën e letërsisë në të tri gjinitë (poezi, prozë, dramë), vendosi që fitues i këtij çmimi sivjet të jetë
VISAR ZHITI
Arsyetim
Visar Zhiti është krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetës publike shqiptare. Ai është njëri ndër personalitet epiqendrore të letërsisë së sotme shqipe, i njohur, i përkthyer dhe i vlerësuar në Evropë e në Amerikë. I burgosur për shkak të poezisë, iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit, duke punuar pastaj përdhunshëm në minierat e burgjeve. Pas rënies së komunizmit i botoi krijimet letrare, të shkruara fshehurazi nëpër burgje. “Është e tmerrshme të dënosh të tjerët për poezitë e tyre. Kështu më shumë jemi të vetëdënuar. Kush jemi ne që kemi të drejtë të dënojmë. Unë si jurist, e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do t’ia jepja Visar Zhitit”, kishte deklaruar Kryetari i shoqatës evropiane të juristëve-shkrimtarë, Gennaro Francione. Pra, poezia e Visar Zhitit doli fitimtare mbi diktaturën, sespe historia i dha të drejtë shkrimtarit që nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. Zhiti tha: “Besoj te drejtësia e faljes. Po, unë kam shokë të pushkatuar dhe e drejta e faljes, sublimisht, është e tyrja. Poezia që ata lanë, është më e fortë se diktaturat.”
Veprat e tij në poezi e në prozë: “Dyert e gjalla” (1995) “Ke?mba e Davidit” (1996) “Kujtesa e ajrit” (1993) “ Valixhja e shqyer e pe?rrallave” (1996), “Hedh një? kafke? te këmbët tuaja” (1994) “Rruge?t e ferrit” (2001) “Funerali i pafundme?” (2003), “Ferri i çare? (2002), “Si shkohet ne? Kosove?” (2000), “The Condemned Apple” (Green Integer, May 23, 2005), “Perëndia mbrapsht dhe dashuria” (2004), “Thesaret e frikës” (2007), “Shekulli tjetër” (2008); janë mirëpritur nga lexuesit, nga botuesit dhe nga kritika letrare kudo në hapësirën shqiptare dhe kanë gjetur jehonën e tyre ndërkombëtare nëpërmes përkthimesh të shumta në Evropë e në SHBA. Ai ka fituar një varg çmimesh letrare, kombëtare e e ndërkombëtare, pikërisht për vlerat e tij letrare në poezi e në prozë. Madje, vitin që shkoi ai u shpall Shkrimtar i vitit, në Shqipëri, fitoi çmimin e madh ndërkombëtar “Mario Luzi” në Itali, kurse këto ditë u shpall edhe Qytetar Nderi i një qyetit italian.
Vepra e tij poetike ngërthen cilësi kuptimisht të pasura e vlera artistikisht të ngritura dhe përbën një kapitull të rëndësishëm në poezinë e sotme shqiptare. Ndërkaq proza e tij, romane, tregime e letërsi dokumentare, përbën një univers letrar kërkimesh tematike e stilistike moderne e postmoderne e që fokusohen në dy kohë: në atë të ferrit shqiptar të burgjeve të diktaturës dhe të ngërçeve të demokracisë. Në letërsinë e tij spikaten ritmet e kumbimet e hermetizmit letrar, që e kemi hasur edhe te krijimtaria e të shkrimtarit të ndjerë Beqir Musliut. Prandaj, ky çmim më së shumti i shkon për shtati krijimtarisë së këtij shkrimtari.
Prishtinë
11 qershor 2009
Juria:
Musa Ramadani – kryetar
Prend Buzhala – anëtar dhe
Albina Idrizi – anëtare