Kulturë
Demir Krasniqi: Kur jam kanë me i vakt i ri
E diele, 14.06.2009, 03:16 PM

Spiunët vajtojnë në pleqëri :
KUR JAM KANË ME I VAKT I RI
(Parodi rapsodike)
Hej! Kur jam kanë me i vakt i ri ,
Hej, lum, lum, lumi une !*1)
Veshë e mbathë sikur zotni ,
Me hyqmet zuna miqësi ,
Me UDB-ashë e milici ,
Shkojsha natën , kishe po rri ,
Ju kallxojsha për kojshi ,
Për katun e krejt nahi ,
Kush ka pushkë, kush ka allti!...
Shpejt më shkruen për hafi ,
Më dhanë pushkë , më dhanë allti ,
M’ dukej vetja si kapedan ,
N’ krejt nahinë s’ ka kush çka m’ banë !
Hej! Ni ditë dola në pazar ,
Për me ble ni plis të bardhë,
Ni kuti, ni qelibar ,
Ni parë tirqi me xhurdi ,
Shokën dredhun lahori ,
Kundra t’ zeza për lakmi ,
Veshë e mbathë si kallomoqi ,
N’ krejt nahinë s’ më gjindej shoqi !
Hej! Në katun u bana i parë ,
M’ bajshin gjinja iftibarë ,
S’ bajshin dasma , as gazmend ,
Pa ma ba mue naj vend !
Kund pa mue s’ bahej konaku ,
Gjithkund m’ qitshin n’ ballë oxhaku !
Kriske pitja e kriske flija ,
Pula t’ pjekne e revania !...
Hej! Kur u nissha me shkue ndër shokë –
Bardh si bora plisin mbi kokë ,
Pushkën n’ krah e alltinë n’ shokë ,
Kryet n’ qiell - s’ preksha për tokë ,
Dy parë musteqe kalavesh ,
Dredhë mi dredhë deri mbi vesh !
Thmija m’ thirrshin Katarosh ,
Gratë m’ thirrshin Aga Kokrrosh !
Do kopukë nëpër katun –
Për s’ kunraj m’ thirrshin Shpijun !
Hej! Isha i shpejt , ma i shpejt se struja ,
Qitsha pushkë në dasma t’ huja !
Kur këndojshin kangatarët –
Unë me shokë , qitshim ma t’ parët !
Përmas nesh, qitshin fukaraja –
Rritej nami e sevdaja !
T’ zotit t’ shpisë kurrë s’ ja kem përshosh –
Deri ja bajshim tavanin shoshë !
Hej! T’ nestret herët para sabahit –
Krejt ja u marrshim armët prej krahit !
Drejt në burg i shkokordhojshim ,
Me dënime i sakatojshim !
Der’ sa rrijshin n’ burg ata t’ ngratë –
Na te shpija ja u marrshim gratë !
Prej burgut kur bajshin me u lëshue –
Gratë e tyne ju kanë kallxue :
“Kokrrosh Aga, mos me t’ pas ndihmue –
Kurrë prej burgut nuk t’ kishin lëshue!
Natë për natë ardhke te shpija –
Mos t’ na i ngucin thminë kojshija !”
Hej! Grupe t’ forta rapsodike ,
Knojshin kangë patriotike ,
Me rafale automatike ,
Bahej dasma heroike !
Knojshin t’ shkretit der’ n’ orë t’ vona –
Incizojshim n’ magnetofona ,
I çojshim n’ UDB-e , shiritat falë ,
Ja u përkthejshim fjalë për fjalë !...
Fill mas dasmave , rapsodët e shkretë –
I priste burgu me shumë pendrekë !
Hej! Nëpër hotele , ku kish turista –
Unë përcillsha nacionalista ,
Veshun n’ tirq e plis të bardhë ,
Duhan pijsha n’ çehlibar ,
Si çoban , si katundar ,
Nga ni herë si rrogëtarë ...
Vijshin grupe dhe turista ,
Vijshin shumë nacionalista ...
Knojshin kangë patriotike –
Për me ba Shqipinë etnike !
Por pa marrë fund mirë banketi –
Për ta kriske i ziu kiameti !...
N’ vend se t’ kthehen nëpër shtëpia –
Përfundojshin nëpër çelija !...
Hej! Ditën gjumë bajsha në shpi ,
N’ mbramje n’ oda nëpër shoqni ,
Natën n’ UDB-e – “Bismilahi” ,
Me UDB-ashë m’ çelte sabahi !
Kur dilsha prej UDB-ës n’ sabah –
Krejt çarshinë i shtisha n’ gjynah :
“Kqyrni vllazën, çka jam ty hjekë ,
M’ lypin armë , m’ lypin fishekë ,
M’ kanë ba llom ty m’ rrehë pendrekë ,
Gjithë natën s’ m’ kanë lanë me fjetë !”
II.
Hej! Tash na erdh demokracia –
Hej, mjer, mjer, mjeri une !*2)
Iku UDB-ja , iku Serbia ,
Pobratimat e kumbaria ,
Më shkoi pushka e m’ shkoi alltia!...
Në pleqni vetun kam mbetë ,
Bash si qeni n’ kolibë t’ shkretë !
Shkova i bleva ni parë tespi ,
S’ lash namaz pa shkue n’ xhami !
S’ po m’ do hoxha, as shoqnija ,
S’ po m’ do kisha , as xhamia ,
M’ kanë leçitë krejt miqasija ,
S’ po m’ do grueja, s’ po m’ donë thmija,
Haj medet për mentë e mia !
Zorrtë prej unje mu kanë prrekë ,
M’ asht afrue vadja me dekë ,
Kam me u kalbë qitu në shpi ,
S’ ka me ardhë kush n’ dhe me m’ shti !
Hej! Kokrrosh Aga, ni fjalë po e flet ,
Ja u len t’ rive ni amanet :
“Amanet, evladët e mi,
Nipa , mbesa e vëllazni ,
Amanet shokë e miqësi ,
Mos me ba mynafiki ,
Se nuk paska gja ma zi !
Mos me i hy popullit në hak ,
Se ju lejnë thmija sakat !
Kur t’ vinë deka , mos me t’ vorrue ,
Por me t’ qitë si qenin n’ përrue !
Tash po e shoh se jam kanë qorr ,
S’ kam lanë ven kund , as për vorr !
Se shpiunat kund s’ kanë ven,
Dheu mrena nuk i len !
*1) Refren që përsëritet vazhdimisht pas çdo vargu.
*2) Refren që përsëritet vazhdimisht pas çdo vargu .
Komentoni
Artikuj te tjere
Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore
Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”
Agron Tufa: Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Edison Ypi: Bajrami
Aktoret e reja që ekzaltojnë Hollivudin
Madhëria e tij, Hopkins
Agim Gashi: Në spital
Bilall Maliqi: Një fjalor historik i një rëndësie të veçantë
Hysen Këqiku: Nervin Vlora Falaski: ''Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët''
Kristianët e Kosovës
Agim Drenica: Bisedë me kullën
Nik Leshai: Stacioni Televiziv 'Rrokum TV' i papërfshím ne Rrjetin Kombëtár të Transmetimit
Milazim Kadriu: Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri
Liman Zogaj: Shtigjet e Dritës (Cikël poetik)
Naser Aliu: Bizelizmi
Besimi dhe kombësia në një vepër të pabotuar të Atë Gjergj Fishtës
Visar Zhiti fiton i Çmimin Letrar "Beqir Musliu"
Cikël poetik nga Ylli M. Dilo