Kulturë
Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
E diele, 14.06.2009, 12:34 PM

Deri më tani ka botuar:
“DRITA E VONUAR’’ poezi 1993
“FRIKË NGA LIRIA” tregime 1994
“PORTRETE TË DJEGURA” dramë 1999
“TINGUJT E JETËS” tregime 2001
“KAMBANAT E LIRISË” poezi 2003
“MAGJIA MODERNE’’ tregime dhe novela 2005
“RRUGA E NDJENJAVE” roman 2006
Ka botuar edhe ese, recensione, shkrime publicistike, ndërsa në dorëshkrim ka librin me tregime ”Në fund të tunelit”.
ËNDRRA E FËMIJËRISË
Yjet vallëzojnë magjishëm
në natën e qetë...
dhe sikur dëshirojnë t’më kthejnë
në ëndrrën e fëmijërisë
vetëm për një çast
e mua më duket ëndërr e harruar
në këtë kohë sirenash të zhurmshme
që të ngjallin tmerrin
mbrëmjeve të përgjumta
e agimeve të bardha...
por mbamendja po më bartë
në delirium magjepsës
në arenën moderne të pasigurisë
ku vend të merituar zë lemeria
dhe nuk frymon humanizmi
se bota e vogël është
tepër e vogël bota për lakmitarët
e leverdisë personale…
* * *
një natë ëndërr pashë
shiun e madh pranveror
që barti me vete bërlloqet
dhe përmbyti kohën e krimit…
MALLI
dëgjoj
rënkimet e zjarrta
të shpirtit të saj
në rrugën e errët
sytë e kallur më bëjnë dritë
duart e zjarrta
mbi parzmën time
m’i zgjojnë ndjenjat e thella
si shkëmbi i harruar nga valët e detit
në trazim…
malli i përjetësisë mbetet peng kujtimi
për sytë që lotojnë si shiu në pranverë
dhe kënga…
kënga e zogut tim që mbaja
në duart e përgjakura
e zjarrin nën këmbë nuk e ndija
tani më djeg në shpirtë
e s’mund të harroj…
KUJTOJ
tingujt e këngës në harrim
kambanat e lirisë
dhe shiun e ëndërruar me bubullimë
kujtoj trupin e saj që vallëzonte
në gotën e mbushur me verë khajami
dhe qirinjtë e ndezur flakë mbi sofrën time
të pashtruar…
kujtoj kujtimet e hidhura
dhe gëzimet e fjetura
në gjumin vjeshtak
deri në agimet e reja
që do ta përcjellin terrin e tmerrit
me këngën e zgjimit
dhe me dritën e diellit
në lindje…
TEATRI NË PASQYRË
rrëshqasin
në akullin rrëshqitës
bien si gjethet
e zverdhura në vjeshtë
kur sytë të terrohen gjatë shikimit
e koka të sillet si rrotë
shikon teatrin në pasqyrë
aktorët lozin rolet e demonëve
që burojnë nga shpirtërat e vdekur
të njerëzve aktual...
perëndia do t’i shpërblejë
për mëkatet
në ditën e triumfit të njerëzisë
ku do të vetëtojë pa ndërprerë
gjarpërinjtë do të kthehen bythëprapë
që t’ua shohim këmbët e fshehura
BOTA ...
Nuk do ta harroj kurrë
këngën e bilbilit
dhe magjinë e dallëndyshes
në vallzim...
Xhamin e thyer të dritares
e sodis magjishëm
me të vetmin gjakim…
Bota e shëmtuar në profil
kërkon pasaportën time të harruar për udhëtim...
Unë mbeta ëndërrimtar i harruar
në kozmosin tim...
U tmerrova duke i fshirë ëndrrat kaotike
dhe iluzionet e rrejshme në përfundim...
Deri në agimet e reja
mikpritje më bën
vetëm heshtja ime e vetmuar në vetmi
dhe kënga ime e pagjumësisë
që më thotë...
“më mirë vuaj në rini
për të jetuar pleqërisht në pleqëri
pastaj pa u hamendur
kërkoje botën e shpëtuar
në sytë e hënës plakë
dhe në zjarrin e yjeve
të dashuruar... “
Komentoni
Artikuj te tjere
Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore
Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”
Agron Tufa: Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Edison Ypi: Bajrami
Aktoret e reja që ekzaltojnë Hollivudin
Madhëria e tij, Hopkins
Agim Gashi: Në spital
Bilall Maliqi: Një fjalor historik i një rëndësie të veçantë
Hysen Këqiku: Nervin Vlora Falaski: ''Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët''
Kristianët e Kosovës
Agim Drenica: Bisedë me kullën
Nik Leshai: Stacioni Televiziv 'Rrokum TV' i papërfshím ne Rrjetin Kombëtár të Transmetimit
Milazim Kadriu: Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri
Liman Zogaj: Shtigjet e Dritës (Cikël poetik)
Naser Aliu: Bizelizmi
Besimi dhe kombësia në një vepër të pabotuar të Atë Gjergj Fishtës
Visar Zhiti fiton i Çmimin Letrar "Beqir Musliu"
Cikël poetik nga Ylli M. Dilo
Skënder R. Hoxha?: Poezia satirike e Hasan Hasanit
Halit Bogaj: Elegji për Latif Berishën