Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
| E diele, 14.06.2009, 12:34 PM |
Burhanedin Xhemaili, lindi më 28.02.1962 në fsh. Rramanli. Shkollën e mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa Fakultetin Filologjik Dega “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Shkup. Ka punuar profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë. Ndërsa tani është pranuar si Këshilltar në Qeveri, dhe pritet të transferohet në Ministrinë e Kulturës. Ka kryer detyrën e Kryeredaktorit të Revistës për Letërsi‚ Shkencë dhe Kulturë DORUNTINA. Tani është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë‚ dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni.Deri më tani ka botuar:“DRITA E VONUAR’’ poezi 1993“FRIKË NGA LIRIA” tregime 1994“PORTRETE TË DJEGURA” dramë 1999“TINGUJT E JETËS” tregime 2001“KAMBANAT E LIRISË” poezi 2003“MAGJIA MODERNE’’ tregime dhe novela 2005“RRUGA E NDJENJAVE” roman 2006Ka botuar edhe ese, recensione, shkrime publicistike, ndërsa në dorëshkrim ka librin me tregime ”Në fund të tunelit”.
ËNDRRA E FËMIJËRISËYjet vallëzojnë magjishëmnë natën e qetë...dhe sikur dëshirojnë t’më kthejnënë ëndrrën e fëmijërisëvetëm për një çaste mua më duket ëndërr e harruarnë këtë kohë sirenash të zhurmshmeqë të ngjallin tmerrinmbrëmjeve të përgjumtae agimeve të bardha...por mbamendja po më bartënë delirium magjepsësnë arenën moderne të pasigurisëku vend të merituar zë lemeriadhe nuk frymon humanizmise bota e vogël ështëtepër e vogël bota për lakmitarëte leverdisë personale…* * *një natë ëndërr pashëshiun e madh pranverorqë barti me vete bërlloqetdhe përmbyti kohën e krimit…MALLIdëgjojrënkimet e zjarrtatë shpirtit të sajnë rrugën e errëtsytë e kallur më bëjnë dritëduart e zjarrtambi parzmën timem’i zgjojnë ndjenjat e thellasi shkëmbi i harruar nga valët e detit në trazim…malli i përjetësisë mbetet peng kujtimipër sytë që lotojnë si shiu në pranverëdhe kënga…kënga e zogut tim që mbajanë duart e përgjakurae zjarrin nën këmbë nuk e ndijatani më djeg në shpirtëe s’mund të harroj…KUJTOJtingujt e këngës në harrimkambanat e lirisëdhe shiun e ëndërruar me bubullimëkujtoj trupin e saj që vallëzontenë gotën e mbushur me verë khajamidhe qirinjtë e ndezur flakë mbi sofrën timetë pashtruar…kujtoj kujtimet e hidhuradhe gëzimet e fjeturanë gjumin vjeshtakderi në agimet e rejaqë do ta përcjellin terrin e tmerritme këngën e zgjimitdhe me dritën e diellitnë lindje…TEATRI NË PASQYRËrrëshqasinnë akullin rrëshqitësbien si gjethete zverdhura në vjeshtëkur sytë të terrohen gjatë shikimite koka të sillet si rrotëshikon teatrin në pasqyrëaktorët lozin rolet e demonëveqë burojnë nga shpirtërat e vdekurtë njerëzve aktual...perëndia do t’i shpërblejëpër mëkatetnë ditën e triumfit të njerëzisëku do të vetëtojë pa ndërprerëgjarpërinjtë do të kthehen bythëprapëqë t’ua shohim këmbët e fshehuraBOTA ...Nuk do ta harroj kurrë këngën e bilbilitdhe magjinë e dallëndyshesnë vallzim...Xhamin e thyer të dritarese sodis magjishëmme të vetmin gjakim…Bota e shëmtuar në profilkërkon pasaportën time të harruar për udhëtim...Unë mbeta ëndërrimtar i harruarnë kozmosin tim...U tmerrova duke i fshirë ëndrrat kaotikedhe iluzionet e rrejshme në përfundim...Deri në agimet e rejamikpritje më bënvetëm heshtja ime e vetmuar në vetmidhe kënga ime e pagjumësisëqë më thotë...“më mirë vuaj në rini për të jetuar pleqërisht në pleqëri pastaj pa u hamendur kërkoje botën e shpëtuar në sytë e hënës plakë dhe në zjarrin e yjeve të dashuruar... “
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.