Kulturë
Poezi nga Minella Borova
E merkure, 17.06.2009, 06:40 PM
![]() |
Minella Borova |
Ka lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”,“I paharruari”, “I treti”, etj.
Më 1993 emigron në Buenos Aires, Argjentinë, ku vazhdon të jetojë me gjithë familjen e tij. Ai ka interpretuar ne teatrin “San Martin”, në Buenos Aires, pjesë teatrore të cilat i ka sjellë edhe në disa festivale kombëtare e ndërkombëtare, të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, Maqedoni etj.
“Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik.
Cikël me poezi nga libri “ Ku puthen dy oqeanet”
Antonetës
(Gruas time që më hapi sytë për shumë gjëra të realitetit)
Kur ti më thua, a më do shumë?
Mbi mua shi hedh pa fund.
Mosha ime e ka të shkrirë dashurinë,
Në tërë kohën tonë, dje dhe sot.
Se jeta është më e madhe,
Nga fjalët dhe dashuritë çast.
Dashuria jonë, fëmijët që kemi
e ata, për ne janë gjithçka.
Për ta, a se kaluam oqeanin e madh?
Brenda tyre, ne kemi kujtimet
e dashurisë së zjarrtë.
Anetë,
Vitet e mia të humbura brenda jetës,
Vitet e mia të fituara brenda dritës.
Buenos Aires, 1994.
Dhimbje
S’u bëmë kurrë vetvetja
Nuk u bëmë
çdo orë
çdo muaj
çdo vit.
E në më të shumtën
Shumë kohë të humbur
Dualëm nga jeta
Dhe sot
në botë
po endemi
në jetën e të tjerëve
pa u bërë ende vetvetja.
Sarajevë, 1991
Vajzës
Linde,
Jo për të këmbyer botën,
Por ta jetosh jetën.
Thuaj diçka të re
në këtë botë kaq te vjetër.
Këndo dhe qesh,
qesh shumë
dhe kjo nuk është pak,
kjo është shumë…..
Vajza ime e bukur,
për mua
kjo është gjithçka.
Buenos Aires, 2003
Trishtim
Mbi kafkën e një kafshe të madhe,
Kish çelur një lule.
Ç’ditëlindje kishte e mjera ajo?
Ç’fat do të lidhte gjithmonë me të?
Nga ç’rrënjë ishte ngritur në jetë
e nuk do të rikujtonte dot, asgjë?
Se qysh në lindje
Ishte lidhur me vdekjen,
e shkreta lule, pa jetë.
Buenos Aires, 1995
Buenos-Aires
Ka ajër të mirë ky qytet,
veç gjysmën ta rrëmben
puna e gjatë, ditë e natë,
Dhe gjysmën tjetër e thith
me frikën e humbjes
së gjysmës së parë.
Buenos Aires, 1994
Artistit-Bibolli
Kujt t’i ankohem për ty, kujt?
Jargavanit të vjetër të qytetit tonë
që na sillte mirësi e dashuri?
Apo shtëpisë edhe më të vjetër
që e braktisëm të dy ?
Ishe I ri e plot talent,
te ty dashuria po zhurmonte
e në veshin e jetës
lëng të nxehtë na hidhnin të tjerët.
Atë mbrëmje
në shtëpinë e të dashurës tënde
rrethuar me qershi e paqe
ti flisje si poet i teatrit
por dhe protestoje ashpër.
I dëshpëruar ishe dhe kaq i ri.
Kështjellës i erdhi dritë nga muret e çarë keq,
por ti s’prite shkove shpejt…
Ishte e vështirë të dalloje ëngjëjt
nga minjtë e qilareve
Kohë makabre-kohë nofull-kohë asgjë,
asgjë shqiptare.
Jargavani po pikon lot
se dimri I ftohtë është mbi të tani.
Skenës së zbrazët të shpirtit tim
po i ankohem i vetëm,
se ti jetën tënde e vrave të re….
Një vdekje pa jetë
Një jetë pa vdekje
Duke na lënë të rënda porosi.
1995
Ernesto Sabato *
Si një mal,
Që mban mbi krye dëborë
e mbi buzë mustaqe
si një pemë e thellë, e moçme.
Sabato.
Në trup të tij, gjerdanët disa shekuj ndrisin
E zbulojnë gjakun shqiptar që e lindi.
Faleminderit
Ernesto Sabato
Për gjithçka që krijove,
në epokën e trishtimit dhe të ëndrrës së madhe.
Sabato
Gati sa një shekull.
Buenos Aires, 2005
*E.Sabato-shkrimtar argjentinas me origjinë shqiptare, nga nëna.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mehmetali Rexhepi: Humbëtirë e heshtjes (Cikël poetik)
Intervistë me fituesin e Çmimit për librin më të mirë poetik Mr. Kadrush Radogoshin
Këze (Kozeta) Zylo: Diloiada, Lotët e pa terur të dhimbjeve
Aleko Likaj: Malli i Atdheut
Demir Krasniqi: Moj vendlindja jonë
Albert Shala: Zeri njemijvjecar
Cikel Poetik nga Ndriçim Ademaj
Cezarina Adamescu: Te rog, anun??-m? dac? nu o trimi?i
Ana: I cuditshem njeriu!
Viktor Bruceti: Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…
Agim Gashi: Për Ty dhe vetëm për Ty!
Agim Drenica: Maksima popullore - bashkëkohore
Cikël poetik nga Ejup Ceraja
Agron Tufa: Ta ndava ujin!
Edison Ypi: Luz Vegas
Ilirjan Sadikaj: Dashuria e Besarës (II)
Demir Krasniqi: Kur jam kanë me i vakt i ri
Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
Cikël poetik nga Burhanedin Xhemaili
Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore