Poezi nga Minella Borova
| E merkure, 17.06.2009, 06:40 PM |
 |
Minella Borova |
Minella BorovaKa lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”,“I paharruari”, “I treti”, etj.Më 1993 emigron në Buenos Aires, Argjentinë, ku vazhdon të jetojë me gjithë familjen e tij. Ai ka interpretuar ne teatrin “San Martin”, në Buenos Aires, pjesë teatrore të cilat i ka sjellë edhe në disa festivale kombëtare e ndërkombëtare, të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, Maqedoni etj.“Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik.Cikël me poezi nga libri “ Ku puthen dy oqeanet”Antonetës(Gruas time që më hapi sytë për shumë gjëra të realitetit)Kur ti më thua, a më do shumë?Mbi mua shi hedh pa fund.Mosha ime e ka të shkrirë dashurinë,Në tërë kohën tonë, dje dhe sot.Se jeta është më e madhe,Nga fjalët dhe dashuritë çast.Dashuria jonë, fëmijët që kemie ata, për ne janë gjithçka.Për ta, a se kaluam oqeanin e madh?Brenda tyre, ne kemi kujtimete dashurisë së zjarrtë. Anetë,Vitet e mia të humbura brenda jetës,Vitet e mia të fituara brenda dritës.Buenos Aires, 1994.DhimbjeS’u bëmë kurrë vetvetja Nuk u bëmëçdo orëçdo muajçdo vit.E në më të shumtënShumë kohë të humburDualëm nga jetaDhe sotnë botëpo endeminë jetën e të tjerëvepa u bërë ende vetvetja.Sarajevë, 1991VajzësLinde,Jo për të këmbyer botën,Por ta jetosh jetën.Thuaj diçka të renë këtë botë kaq te vjetër.Këndo dhe qesh,qesh shumëdhe kjo nuk është pak, kjo është shumë…..Vajza ime e bukur,për mua kjo është gjithçka.Buenos Aires, 2003TrishtimMbi kafkën e një kafshe të madhe,Kish çelur një lule.Ç’ditëlindje kishte e mjera ajo?Ç’fat do të lidhte gjithmonë me të?Nga ç’rrënjë ishte ngritur në jetëe nuk do të rikujtonte dot, asgjë?Se qysh në lindjeIshte lidhur me vdekjen,e shkreta lule, pa jetë.Buenos Aires, 1995Buenos-AiresKa ajër të mirë ky qytet, veç gjysmën ta rrëmbenpuna e gjatë, ditë e natë,Dhe gjysmën tjetër e thithme frikën e humbjessë gjysmës së parë.Buenos Aires, 1994Artistit-Bibolli Kujt t’i ankohem për ty, kujt?Jargavanit të vjetër të qytetit tonëqë na sillte mirësi e dashuri?Apo shtëpisë edhe më të vjetërqë e braktisëm të dy ?Ishe I ri e plot talent,te ty dashuria po zhurmontee në veshin e jetëslëng të nxehtë na hidhnin të tjerët.Atë mbrëmjenë shtëpinë e të dashurës tënderrethuar me qershi e paqeti flisje si poet i teatrit por dhe protestoje ashpër.I dëshpëruar ishe dhe kaq i ri.Kështjellës i erdhi dritë nga muret e çarë keq,por ti s’prite shkove shpejt…Ishte e vështirë të dalloje ëngjëjtnga minjtë e qilareveKohë makabre-kohë nofull-kohë asgjë,asgjë shqiptare.Jargavani po pikon lotse dimri I ftohtë është mbi të tani.Skenës së zbrazët të shpirtit timpo i ankohem i vetëm,se ti jetën tënde e vrave të re….Një vdekje pa jetëNjë jetë pa vdekjeDuke na lënë të rënda porosi.1995Ernesto Sabato *Si një mal,Që mban mbi krye dëborëe mbi buzë mustaqesi një pemë e thellë, e moçme.Sabato.Në trup të tij, gjerdanët disa shekuj ndrisinE zbulojnë gjakun shqiptar që e lindi.FaleminderitErnesto SabatoPër gjithçka që krijove,në epokën e trishtimit dhe të ëndrrës së madhe.SabatoGati sa një shekull.Buenos Aires, 2005*E.Sabato-shkrimtar argjentinas me origjinë shqiptare, nga nëna.
Dërguar për “Zemrën shqiptare” nga Kostaq Duka
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.