Kulturë
Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit
E merkure, 17.06.2009, 07:21 PM
Nga Edmond Shallvari
E para është absolute në përkryershmërinë e harmonisë së saj, që dhe vetë Zotin e ka bërë mos ju besojë syve kur e ka parë. Qysh atë çast përfundimi, çdo tentim i mëtejshëm për ta rikrijuar diku tjetër në univers, s’ka bërë gjë tjetër veçse e ka bindur në pamundësinë përsëritëse. Kapriçioz në këmbënguljen e tij, për herë të parë ka provuar atë ç’ka provon qënia njerëzore me krijimet e saj, kënaqësinë e suksesit dhe dëshpërimin e disfatës. Shpejt a vonë, arriti të bindej që kryevepra e përsëritur s’mund të jetë kursesi kryevepër, si kurse paarritshmëria e saj më tej, është vetë shkalla më e lartë e përsosmërisë. Pra Ai kishte arritur jo thjesht realizimin e një kryevepre, por të një përsosmërie, që i mbetej shpirtit krijues të njeriut ta bëjë kryevepër në art.
Njeriu, sado i talentuar qoftë, mund të tentojë përsosmërinë, por kursesi ta arrijë atë. Ndërsa përsosmëria është arti krijues i Zotit, kryevepra është arti krijues i njeriut të talentuar.
Nuk besoj se shkaktoj mërzitje apo padurim tek lexuesi, me llojin e hyrjes më lart. Mos u trembni aspak, pasi fill pas hyrjes, në vend të ligjëratave teorizuese të kthyera në modë sot në shumë shkrime të ashtuquajtura kritike, mua s’më mbetet gjë tjetër veçse të bëj rolin e një ciceroni fjalëpak, që me siguri do pushohej në vend nga puna për moskryerjen e detyrës së ngarkuar. Ja që unë në rastin në fjalë, preferoj këtë pësim, se sa të ndjerit i mangët në shpjegimet e mia. A s’do preferonit dhe ju të dashur lexues, heshtjen e fjalës, para një bukurie natyre?
E njëjta gjë a nuk ndodh, kur kjo bukuri merr tjetër formë bukurie, nga peneli i piktorit?

Thashë magjik? Mos vallë po bie dhe unë në gafën që s’e honeps dot të shkrimeve super lavdëruese, që kthejnë shpesh me një të rënë të lapsit vepra në kryevepra? Larg qofsha nga kjo gjë!
Them magji, sepse shumë piktura të Vangjelit, sjellin si me magji pejsazhin e largët të vendlindjes, këtu më mërgim. Jo vetëm unë, po sa të tjerë bashkë me mua, hymë si ndër përralla, mes ngjyrave dehëse të pranverës dhe romantike e melankolike të vjeshtës. Dhe jo vetëm kaq…
Pa shkëputuni më mirë nga mua dhe vazhdoni vetë udhëtimin në një pjesë të krijimtarisë së Vangjelit, që me kënaqësi pranoi t’i ekspozojë për lexuesin dhe shikuesin shqiptar në Greqi.
Dhe nuk e teproj tani kur them: Lum kush ka fatin t’i shikojë në origjinal, e për më tepër ta ketë në shtëpi një copëzë të artit krijues të Zotit, nga njeriu krijues i artit, me firmën modeste të Vangjel Nikollës.
*Botuar në gazetën më të madhe në gjuhën shqipe në Greqi, ALBANIAPRESS, në datën 5 qershor 2009
P.s. Kush dëshiron të shikojë disa nga pikturat e Vangjelit, mund të hyjë në blogun tim, me këtë adresë:
http://mondsha.blogspot.com/
Komentoni
Artikuj te tjere
Ksenofon M. Dilo: I persekutuari
Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik
Albert Zholi: Unë dhe Hëna
Poezi nga Minella Borova
Mehmetali Rexhepi: Humbëtirë e heshtjes (Cikël poetik)
Intervistë me fituesin e Çmimit për librin më të mirë poetik Mr. Kadrush Radogoshin
Këze (Kozeta) Zylo: Diloiada, Lotët e pa terur të dhimbjeve
Aleko Likaj: Malli i Atdheut
Demir Krasniqi: Moj vendlindja jonë
Albert Shala: Zeri njemijvjecar
Cikel Poetik nga Ndriçim Ademaj
Cezarina Adamescu: Te rog, anun??-m? dac? nu o trimi?i
Ana: I cuditshem njeriu!
Viktor Bruceti: Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…
Agim Gashi: Për Ty dhe vetëm për Ty!
Agim Drenica: Maksima popullore - bashkëkohore
Cikël poetik nga Ejup Ceraja
Agron Tufa: Ta ndava ujin!
Edison Ypi: Luz Vegas
Ilirjan Sadikaj: Dashuria e Besarës (II)