E shtune, 27.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Unë dhe Hëna

E merkure, 17.06.2009, 06:55 PM


Unë dhe Hëna

Nga Albert Zholi

Shpesh herë ne gazetarët, për hirë të miqësive, shoqërive, dobëisë për njerëzit që mundohen të shkruajnë, (pasi për çdo njeri që ngjyen penën pa dashur krijon respekt, pavarsisht nivelit të krijimtarisë), jemi të deytyruar të bëjmë dhe ndonjë kompromis kur bëhet fjalë për të bërë një kritikë mbi librin apo krijimtrainë e ndonjë poeteshe (i),  tregimtareje(ri). Më pas kur koha ka hedhur pas të përcjellurit e “dobësisë”, nis një pendim i brendshëm që disa herë arrin në brengë: “Jo, nuk duhej ta lëvdoja atë libër”, dhe brenda vetevetes ndjehesh i zbrazët, i mjegullt, pa atë forcë për të thyer bindshëm pendimin. Dhe jeta jonë e përditëshme rrugëton më shumë mes krijuesve të moshave dhe të gjinive të ndryshme. S’ka ditë që të mos na dhurohet një libër me poezi, tregime, novela apo roman. Në këtë tranzicion të tejzgjatur duket sikur njeriu që të mposht hallet don të hedhë diçka në letër, të largojë nga vervetja hallekusuret e përditshme. Krejt rastësisht këto ditë duke punuar për gazetën “Labëria” në shtëpinë botuese “Toena”, më ra në dorë libri i fundit me poezi i poetes vlonjate Mimoza Hametaj "Unë dhe Hëna”. E shfletova pasi kisha bërë disa shkëmbime e -mailesh me këtë vlonjate humaniste, që cilësinë më të bukur të saj ka modestinë dhe heshtjen. Ajo është piktore, poete, publiciste, por dhe një grua e tej heshtur, humaniste, që ka ditur në ditët më të vështira për emigrantët tanë në Itali, të japë një ndihmë njerëzore, si grua, si femër, si nënë, pa vënë në mes thirrjen “Jam unë”.  Dhe ana më njerëzore e poetes, karakteri i saj shpirtgjerë, butësia e femrës shqiptare duket që në faqen e tretë, ende pa filluar poezitë ku ajo citon me dashuri dhe dhimbje: “Me përkushtim babit tim Selim

6 muaj pas mërgimit të përjetshëm në yje!

Autorja”

Ky dedikim është hyjnor, është parajsa e zbritur në fjalë, kënga e ngulitur në faqe libri në emër të dashurisë së pakufishme për të atin. Gjithkush prej nesh ka mënyra të ndryshme të shprehë dashurinë për babanë, por mënyra dhe fjalët e Mimozës, janë si vetë emri i saj, me atë erë, ngjyrë, respekt, pastërti, ndjeshmëri, përkujdesje që të gjitha përmblidhen në një DSHURI PRANVERORE, DASHURI Mimoze për babanë.

Jo më kot ajo ja kushton këtë  atit të saj të dashur, Selim Hametaj, i cili sipas saj, iku nga kjo jetë para kohe, kur ajo e donte ende pranë, kur ajo e donte fjalën e tij të ngrohtë si deti i Vlorës në mbrëmjet verore. Ai iku pa ditur se pa dashur kishte lënë një brengë në zemrën e vajzës së tij, vajzës poete që në emërë të dashurisë prindërore thuri vargjet më të bukura të krjimtarisë së saj poetike. Kjo vdekje ishte shtysë që ajo të merrte përsëri penën e lënë paksa të ndryshkur, për të na dhuruar këtë vëllim poetik, që të mbërthen, të çalltis, të brengos, të bën të mendosh por eshte të gëzosh, me mendimin se poezia me fuqinë e fjalës të zgjon dëshirat dhe ëndrrat e fjetura, fare papritmas.

Duke rrugëtuar mes vargjeve

Vëllimi poetiki "Unë dhe hëna" ka pesë kapituj, "Në sytë e tu sytë e mi","Le ti marrim çfar më jep", "Unë dhe hëna", "Fluturoj e lirë" dhe "M’u shfaqe si ëngjëll i bardhë". Poezia e parë:

ELEGJI

Sa të kam dashur, sa më ke dashur!
Sot ty të qaj un’ zemërplasur,
Më le vetëm gjyshe, oh, për së gjalli,
Në vend të huaj djegur nga malli!...

Emigrimi për të është i dhimbshëm, ndarja npër çdo shqiptar është një kalvar vuajtjesh. Dhe pse ajo e krahason largimin si shtëgëtim dallëndyshesh, sërishmi, metafora gjetiu e ka shënjimin. Dallëndyshet kthen me pranverën, ndrysa pranvera e mërgimit s’ka përcaktim kohor. Ky vëllim poetik frymon vrullshëm, pa ngecje, ndalesa, hamendësi, dyzim. Të gjitha poezitë kanë përbrenda optimizmin dhe zhgënjimin, dashuri dhe dhimbje, shpresë dhe disfatë, por optimizmi është dominant. Ajo atë e ka përcjellë në mnëyra të ndryshme. Herë në mnëyrë të drejtpërdrejtë, herë si nënteks, herë tërthorazi, herë pa zë, herë fuqishëm. Eshtë një poezi që ka brenda dëshirën për jetë, mes një natyre të bukur apo lëndine me lule shumëngjyrëshe, ku brishtësia nuk e humbet forcën artistike, pasi komunikimi i saj me lexuesin nëpërmjet vargut është i natyrshëm, besues, i sinqertë, dashamirës.

Prej dhimshurise harrova veten
Zemrën e konsumova të tërën
Tashti e vetmuar rrëmoj  jetën
Bregut të detit shoshit rërën…
(Fq.62)

Jeta në emigracion e ka pjekur atë më shumë, e ka bërë më praktike, më të ndjeshme, më humane. Ajo dhe pse vetë në emigracion, ajo nuk e pranon braktisjen e atdheut, boshatisjen e tij, dhimbjen që le largimi i fëmijëve tek prindërit. Poezia "Besimin diku tretur", për mua mbetet ndër më të arrirat, më të ndjerat, më të sinqertat.

Ah, t’ju mbildhja me frym’ Zoti,
Kudo botës anë e mbanë.
E t’ju thosha fjalë qëmoti:
 "Bashkë, çdo punë na vjen mbarë!

Sa krtitikuese, autorja po aq është dhe konkrete, vëzhguese, depërtonjëse. Dashurisë ajo i flet me ngjyrat më të bukura të vargut-zemër. Braktisja e dashurisë për të është e papranueshme, e dhimbshme, ëndraprishëse…e pa emërt !!! Prtitja është më e bukur se ndarja. Edhe pritja më e gjatë ka përbrenda etjen njerëzore për respektin ndaj dashurisë…:

“Tek vendtakimi minutat-vite  bëhen,
 e ty, unë rri të pres “

Duke shletuar me vëmëndje vëllimin, shihet qartazi se ky vëllim poetik, artikulon në mënyrën më të bukur  zërin e saj si krijuese me një ndjeshmëri prej artisteje ku gjithë poezitë janë të mbështjella me një motiv të stërholluar lirik.  Nga vargu në varg poezia e Mimozës duket sikur vjen e  brishtë, dhe këtë ajo nuk mundohet ta fshehë, por ta bëjë prezente, pasi ashtu është e brishtë dhe natyra e saj njerëzore. Në retrospektivë ajo kujton edhe fatin e saj në kohën e ashpërsimit të luftës së klasave që bënte sistemi totalitar komunist nga i cili do ta pësonin me dhjetëra e dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Ndërsa në dritën e demokracisë, (sidomos pas emigrimit në Itali), ajo me një punë këmbëngulëse do të vitalizojë muzën krijuese duke rikthyer në dinjitet fatin e nëpërkëmbur të të qënit emigrante, por njëkohësisht me këtë vëllim ajo ka rikthyer në tryezën e diskutimeve fatin e krijuesve të privuar e diskriminuar nga diktatura dhe që tashmë po çajnë me sukses jashtë vendit të tyre. Dhe kjo është një fitore e madhe jo vetëm për të por për shumë krijues shqiptarë që kanë bërë emër nëpër botë.  Se është e një brumi të tillë poezia e Mimozës prandaj dhe  i ka kushtuar një rëndësi të veçantë, plot seriozitet,  poezisë së saj një figurë aq e madhe e poezisë shqipe Ali Podrimja redaktor).Mbas këtij momenti çdo koment është i tepërt. Urime Mimoza.


(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora