Kulturë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
E merkure, 17.06.2009, 07:42 PM

O Shëna Ndue
Shenjti i mrekullive
Eja
Qenia ime të thërret
-
Dua të të falënderoj për mrekullitë tua
Që më mbajnë në këtë jetë
Me plot bekime e me nder
Dua të të lus
Për të gjithë
Të gjithë nevojtarëve të kësaj bote t’u ndihmosh
Të sëmuarit e të varfërit
Me mrekullitë tua t’i bekofsh
-
Eja o Shenjt’ i mrekullive
Eja e vepro menjëherë
Eja e mos vono
!!!
Padovë, 13 qershor 2009
NDERIME...
Unë me ty
E ti me mua
Jetën bashkë e kemi
Edhe peripecitë...
Prandaj të ecim krahëpërkrah
Të pandarë gjithmonë
Me respektimem e me nderime
-
Njëri-tjetrit butë t’i flasim
Njëri-tjetrin ta nderojmë
-
Unë me ty
E ti me mua
Me nderime jetën ta kalojmë
Sot e përgjithmonë
Barzio (Lecco), 14 qershor 2009
NE RROJMË ENDE
Ata që nuk na kishin parë
Pas pak kohësh
Kishin shpallur vdekjen tonë
Mirëpo ne këtu jemi
Në mes të kësaj bote
Dhe u themi stop – mos flisni
Se rrojmë ende
Dhe flasim
Edhepse nuk ju pëlqen
-
Kurrë më të fortë nuk kemi qenë
Dhe të fortë do të jemi gjithmonë
Me fjalë e me vepra
Duke respektuar e duke nderuar të tjerët
Sot e gjithmonë
Rrojmë ne
Dhe ecim përpara...
Garlate (Lecco), 15 qershor 2009
EDHE NË KËTË VAPË...
Me vullnet të fortë jetojmë
Dhe ecim përpara
Përkundër pengesave dhe kërcënimeve
Ne prapë rrojmë
Dhe gjithnjë punojmë
Me kokën tonë...
Gjithnjë e më të fortë
Me Zotin përpara
Drejt jetës së vërtetë
Drejt sukseseve...
Megjithë nxehtësinë e madhe
Në natyrë e në kokë
Ecim përpara e nuk ndalemi...
Garlate (Lecco), 16 qershor 2009
NUK NDALEMI KURRË
Mbasi u nisa për atë botë
Erdhi mbretëresha
E luti Zotin
Dhe mbeta këtu ende
Që të jetoj
Që të punoj – për vete e për të tjerët
Me mbretëreshën bashkë
Ecim e nuk ndalemi
Punë të mëdha bëjmë
Për çështje të mëdha
Për njerëzit nevojtarë
Sot
E deri në amshim
Me mbretëreshën nuk ndalemi
Sepse kemi shumë për të bërë
Me përgjegjësi të mëdha...
Garlate (Lecco), 16 qershor 2009
NËPËR PËRCËLLIMA
Shpeshherë ndodh
Dhe në shumë vende
Shihen autorë të së keqes
Shpirtëra rrotullojnë
Dhe çdogjë të gjallë djegin
Në sytë e të gjithëve
Mandej
Nuk e dijnë as vetë përse
Nuk kanë kurrëfarë motivi
Veç faktit se nuk duan kënd të gjallë në botën e tyre
-
Sy e mendim ngacmohen çdo ditë
Sepse
Gjithçka ndodh e gjithçka digjet
Për drejtësi
E pa drejtësi...
Garlate (Lecco), 16 qershor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)
Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit
Ksenofon M. Dilo: I persekutuari
Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik
Albert Zholi: Unë dhe Hëna
Poezi nga Minella Borova
Mehmetali Rexhepi: Humbëtirë e heshtjes (Cikël poetik)
Intervistë me fituesin e Çmimit për librin më të mirë poetik Mr. Kadrush Radogoshin
Këze (Kozeta) Zylo: Diloiada, Lotët e pa terur të dhimbjeve
Aleko Likaj: Malli i Atdheut
Demir Krasniqi: Moj vendlindja jonë
Albert Shala: Zeri njemijvjecar
Cikel Poetik nga Ndriçim Ademaj
Cezarina Adamescu: Te rog, anun??-m? dac? nu o trimi?i
Ana: I cuditshem njeriu!
Viktor Bruceti: Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…
Agim Gashi: Për Ty dhe vetëm për Ty!
Agim Drenica: Maksima popullore - bashkëkohore
Cikël poetik nga Ejup Ceraja
Agron Tufa: Ta ndava ujin!