E shtune, 27.04.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)

E merkure, 17.06.2009, 07:29 PM


Dhurata më e çmuar (skicë letrare)

Ngjarje e jetuar

Alfred Papuçiu

Ajo ishte studente në Gjenevë. Studjonte në Universitetin e Gjenevës për Pedagogji dhe Psikologji. Mësonte shumë dhe mbi të gjitha donte të nderonte mundin e prindërve të saj që mbulonin një pjesë të shpenzimeve të shkollimit. Për pjesën tjetër, si gjithë studentët shqiptarë, ajo kishte gjetur një punë të rëndomtë, por që nuk e pengonte për leksionet e saj.  Ndërkohë, ajo u dashurua me një bashkëstudent nga Danimarka,  Të dy e donin njeri tjetrin me sinqeritet, bile kishin menduar të bënin hapin e parë…

Kështu që rasti e dha që të ftohej nga familja e të dashurit të saj , në Kopenhagë të Danimarkës, për të kaluar pushimet. Mendoi se çfarë duhej të shpinte si dhuratë. Zakonisht, në raste të tilla çoheshin shishe me konjak, ndonjë qëndisje nga vendi i saj, tabaka me zkukurime nga Berati, Kruja, por asaj ju duk se këto gjëra ishin bërë të zakonshme. Kështu që porositi familjen e saj që me rastin e parë t'i dërgonin nja dy disqe me muzikë popullore nga vendi i saj.                                                 
Erdhi dita dhe vajza u nis, bashkë me danezin e saj. Ishte një botë e re dhe njerëz të panjohur. Sidoqoftë, dëshira e saj që të shtonte njohuritë për vendet e tjera dhe për të njohur prindërit e shokut të saj, e kishte shtyrë për ta pranuar atë ofertë. Për më tepër ajo do të kishte mundësi të vizitonte disa shkolla dhe kjo do ta ndihmonte në përgatitjen e saj për pedagogjinë.

Posa mbriti në Kopenhagë, e pritën prindërit e shokut të saj,  ku do të qëndronte ato ditë. Ishte e emocionuar dhe faqet i kishte të kuqe. Sikur nuk e zinte vendi se si do ta prisnin ardhjen e saj prindërit e shokut të jetës.

Pas përshëndetjeve të rastit, i jati i djalit, u prezantua dhe tha se ishte koleksionist muzikësh nga vende të ndryshme. I kërkonin shpesh herë për ilustrimin e pjesëve të teatrove dhe ishte i gatshëm që t'u a plotësonte dëshirën.

Në një çast tha:" Këto ditë më kanë kërkuar muzikë shqiptare, pasi vihet një pjesë teatrale, e cila subjektin e ka ndër të tjera edhe nga trevat shqiptare. Nuk e di si do të bëj, pasi nuk më ka rënë rasti të gjej një muzikë të tillë".                    
Vajza e gëzuar u kthye nga ai dhe duke nxjerrë nga çanta e saj dy disqet me muzikë shqiptare i tha:" Këtu janë dy disqe me muzikë popullore nga vendi im. I porosita për juve, pa e ditur se do t'u vlenin".                                            

Danezi ju hodh në qafë dhe i tha: "Kjo është dhurata më e çmuar për mua".

Studentja nga Shqipëria u lehtësua nga emocionet. Ditët e qëndrimit në Kopenhagë ishin një fillim i mbarë për bashkëjetesën e saj të mëvonëshme me danezin.


(Vota: 14 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora