E shtune, 27.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: "Anekdota popullore të Llapit" të prof Shaban Pllana

E enjte, 18.06.2009, 06:02 PM


"Anekdota popullore të Llapit" të prof Shaban Pllana

Nga Milazim KADRIU
 
Trashëgimisë kulturore në trevën e Llapit iu shtua edhe një libër që është i treti në radhë i kësaj natyre të autorit prof.Shaban Pllana.Autori i librit "Anekdota popullore të Llapit",me trashëgimin kulturore merret me vite të tëra duke mbledhur trashëgimin popullore anekënd trevës së Llapit.në hyrje të librit z. pplana thot :"Me shpresë se do të jap një kontribut modest në ruajtjen e trashëgimis kulturore të popullit të krijuar në trevën e Llapit e cila u krijua në kohë të ndryshme e duke u përcjellur brez pas brezi ka arritur deri në ditët tona,i ka hyrë punës për mbledhjen e kësaj trashëgimie me qëllim që këtë thesar popullor ta vejmë në letër që t'u mbetet kështu trashëgim brezave të ardhshëm".
Autori si edhe më parë ka bërë një punë të mundimshme në terren duke mbledhur trashëgimin popullore,e cila kërkon kohë dhe mund e sidomos tani kur informatorët ,këngëtarët ,tregimtarët janë gjithnjë e më të pakët.
Se vërtet prof Pllana është i papërtueshëm në mbledhjen e trashëgimis popullore e dëshmon me punën e tij ngase ky është libri i tretë nga trashëgimia popullore.Më parë ai ka botuar:"Këngë popullore të Llapit","Lojra popullore të Llapit".Që të tria këto libra ia ka botuar Qendra e Kulturës e Podujevës.
Në librin "Anekdota popullore të Llapit" ka përmbledhur 215 anekdota nga të gjitha viset e Llapit.në bazë të tematikës që trajtojnë anekdotat autori ato i ka ndarë në tetë grupe:Puna-mospuna,Musafiri-Mikëpritja,Dhëndri,Tregu-Shitblerja,Feja -Kleri dhe veprimet e njerëzve lidhur me fenë,Mençuria,Anekdota me tematika tjera dhe Fabula që u afrohen anekdotave.
Anekdotat jan ëshkruar ashtu siç i kanë treguar autorit tregimtarët dhe të cilat tregohen në trevën e Llapit.
Në fund të librit autori ka prezantuar edhe tregimtarët nga të cilët i ka marr anekdotat si dhe fjalorthin me fjalë të huaja,barbarizma dhe krahinarizmat që janë përdorur në këto anekdota.
BOX:Shaban Pllana u lind në fshatin Halabak të Podujevës më 1949.katër klasë të shkollës fillore i mbaroi në fshatin e lindjes,ndërsa katra të tjera në Lluzhan.Shkollën Normale e kreu në Prishtinë ku pas kryerjes së sajë filloi të punoi mësues në vendlindje dhe pa shkputje nga puna i mbaroi studimet në Gjuhë shqipe e letërsi.tash punon msimdhënës i gjuhës shqipe në Podujevë.Deri më tani ka botuar:"Këngë popullore të Llapit" (1998),"Lojra popullore të Llapit" (2002),"Anekdota populore të Llapit" (2005),të gjitha në botim të Qendrës së Kulturës të Podujevës.Shabani shkruan edhe poezi ku shumë nga to i ka botuar në revistën "ALBI" që një kohë pati dalur në Podujevë.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora