E diele, 28.04.2024, 05:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: U zbulua varri i Aleksandrit të Madh?!

E diele, 31.05.2009, 04:54 PM


U zbulua varri i Aleksandrit të Madh?!

Mëqe në qendër të kësaj varreze mauzole gjendet një kriptë guri, në të cilin në dialektin jonik është skalitur emri Megas Aleksandros (????? A?????????), në Maqedoni, më të madhe propogandohet se ky është varri i Aleksandrit të Maqedonisë.
 
Nga
Ukshin Zajmi

Para një muaji mediat serbe, pastaj ato maqedone e angleze njoftuan se duke bërë rekonstruimin e pikës kufitare Maqedoni-Greqi (Visje), është gjetur një varrezë e mermertë e gjatë 30 metra dhe e gjërë 4 metra. Në afërsi të kësaj varreze është gjetur edhe tuneli i gjatë 140 metra i mbuluar me pllaka të mermerit të zi, të një trashësie rreth një metri, i cili kishte drejtimin kah kodrina e afërt Bojçik. Në hyrje të tunelit është gjetur një gur i madh, me të cilin është bllokuar hyrja e tunelit, dhe, në te ishte e gravuar figura e Apolonit në një qerre të cilin e tërheqin pëllumbat. Ky tunel drejton në varrezë, e cila, si plafonin ashtu edhe muret i ka të punuara nga blloqe graniti e të ilustruara me mozaiqe. Në brendi gjenden 8 shtylla me pamjen e zotit Atllas, të cilat në trajtën e kariatidës e mbajnë plafonin.
Mëqe në qendër të kësaj varreze mauzole gjendet një kriptë guri, në të cilin në dialektin jonik është skalitur emri Megas Aleksandros (????? A?????????), në Maqedoni, më të madhe propogandohet se ky është varri i Aleksandrit të Maqedonisë. Në anën e djathtë dhe të majtë të kësaj kripte ndodhet nga një kariatidë me Atllasin, kurse 6 të tjerat ndoshen në kënde.
Në këtë varrezë janë gjetur edhe eshtrat e 80 përsonave, për të cilët besohet se janë të pjestarëve të escortës së Aleksandrit, të cilët janë flijuar për udhëheqësin e tyre, dhe, se, këta e kanë mbyllur tunelin me gurin e madh.
Përgjegjësit e inspektoriatit të Maqedonisë dhe ata të Muzeut popullor, thuhet të kenë thënë, se është gjetur një skelet i mbrojtur mirë me të gjitha paisjet luftarake: veshje e blinduar nga lëgura ari-bronz, helmeta dhe maska në të cilat është i gravuar emri Aleksandar.
Mëqe ka kaluar një muaj nga kjo ngjarje, dhe ky lajm i ardhur dhe i plasuar nga mjetet e informimit publik të Serbisë, dhe se se deri më tash nuk ka asnjë kumtesë zyrtare, koha do të tregon se vërtetë kjo varrezë është e Aleksandit të Madh, apo diç tjetër.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora