E marte, 07.04.2026, 12:46 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Toka nga sytë e hapësirës: mes dijes dhe iluzioneve njerëzore

E hene, 06.04.2026, 06:58 PM


Prof. Blerim Latifi:

Këto janë pamjet më të reja të planetit tonë, Tokës, të fotografuara nga ekuipazhi i misionit Artemis II, i cili po udhëton drejt orbitës së Hënës.

Për shekuj me radhë, njerëzit, të pafuqishëm për t’u shkëputur nga Toka, e përfytyronin atë në mënyra nga më të ndryshmet, kryesisht si qendër të universit (gjeocentrizmi), ndërsa qiellin mbi të si seli të perëndive.

Këto përfytyrime ishin si iluzioni i banorëve të atij katundit të izoluar, të cilët, duke mos dalë kurrë prej tij, filluan të besonin se pikërisht aty ishte qendra e botës.

Ose si të burgosurit në Shpellën e Platonit, të cilët, duke kaluar gjithë jetën brenda saj, nisën të mendojnë se e gjithë bota fillonte dhe mbaronte në atë hapësirë të errët.

Duhej të vinte revolucioni shkencor në kohën e Iluminizmit Evropian dhe zhvillimi i teknologjisë që lindi prej tij, që njeriu të ngjitej në hapësirën përtej orbitës së Tokës dhe, prej andej, të shihte me sytë e tij formën e saj të vërtetë. Njëkohësisht, të zbulonte se qielli mbi të nuk ishte i banuar nga ndonjë fuqi e mistershme mbinatyrore, por një hapësirë e pafundme, e rregulluar nga ligje natyrore që mund të kuptohen nga arsyeja njerëzore.

Por njerëzit poshtë, në këtë planet të parëndësishëm në universin e pafund, nuk e përballojnë dot heqjen dorë nga iluzioni gjeocentrik, sepse janë mësuar të jetojnë në ngrohtësinë e ëndrrave të bukura. Njësoj si fëmijët.

Njerëzit, siç thotë Niçe, i mbyllin veshët për të mos e dëgjuar të vërtetën, sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen. Madje, ata shpesh janë në gjendje shkojnë edhe më tej: ta luftojnë me dhunë të vërtetën për t’i ruajtur iluzionet e tyre.

___________

Një mision i ri hapësinor nga NASA u nis dje drejt orbitës së Hënës. Për herë të parë, pjesë e ekuipazhit është edhe një grua, me një emër shumë të bukur, Christina Koch.

Po aq i bukur edhe emri i misionit: Artemis, i marrë nga mitologjia greke. Romakët Artemisin e quanin Diana, ndërsa ilirët e quanin Zana. Natyrisht, ky emër, në kontekstin e këtij misioni shkencor, përcjell një mesazh të fortë: gratë mund t'i arrijnë krejt ato që i arrijnë edhe burrat. Ashtu siç i arrinte edhe Artemisi i mitologjisë së lashtë.

Derisa pamjet spektakulare të raketës që nis fluturimin drejt Hënës po shpërndahen gjithandej rrjetit global të informacionit, jemi plot "ankth", duke pritur reagimin mohues të budallëve të teorive konspirative dhe injorantëve të tregimeve me deve, që ende e rrejnë veten dhe të tjerët që u zënë besë, se me këto tregime mund të shpjegohet bota e shekullit 21.

___________

Është e kuptueshme q? kur ëndërrat janë të mëdha edhe zhgënjimi dhemb më shumë. Por duhet të jemi realistë. Turqia luan futboll që 120 vjet. Në atë kohê ne kemi qenë në mjerim absolut shkaku i sundimit të keq otoman dhe gjurmët e atij sundimi ende nuk janë zhdukur.

Ne jemi shtet vetëm prej 18 vitesh dhe fakti që arrijmë deri në këto nivele të garave ndërkombëtare është një arritje që meriton vlerësim të lartë. Kjo është, në masë të madhe, falë futbollistëve tanë të formuar dhe të kalitur në ekipet e mëdha evropiane.

Pra kemi plotësisht të drejtë të presim që në një të ardhme jo të largët, emri dhe himni ynë do të jehojnë fort në kampionatet më të mëdha të botës.

___________

Ktyneherë, kur shikonim filmat aksion të Sylvester Stallones dhe Arnold Schwarzenegger-it, ku heronjtë hynin në territorin armik për të shpëtuar shokët, thoshim: “Kjo ndodh vetëm në filma.” Sot nuk mund ta themi më këtë. Operacioni i fundit amerikan për të nxjerrë nga Irani pilotin e plagosur tregon se sofistikimi ushtarak amerikan ka lënë shumë prapa edhe skenaristët më të talentuar të Hollywood-it.

___________

Pashka është thelbi i krishterimit, religjionit më të madh në historinë e njerëzimit. Dhe ky thelb është përmbledhur në mënyrën më goditëse dhe më monumentale nga filozofi danez Soren Kierkegaard, në një fjali të vetme: Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.

Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm Blerim Latifi: Rrëfimi për një student nga Prekazi, policët serbë dhe hienat e kujtesës Blerim Latifi: Kujtesa e mrekullisë dhe betejat e sotme Blerim Latifi: Poetët, profetët dhe filozofët Blerim Latifi: Kur urrejtja bëhet patologji e mendjes Blerim Latifi: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë? Blerim Latifi: Rrëfimi për një imam radikal, një inxhinier liberal dhe një filozof ëndërrimtar Blerim Latifi: Genius loci i Prekazit Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina! Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së! Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx