E merkure, 04.03.2026, 11:52 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin

E merkure, 04.03.2026, 06:55 PM


Prof. Blerim Latifi:

Në vitin 2001 ajatollahu Khamenei priti në një audiencë private kryeministrin e atëhershëm spanjoll, Hose Mara Aznar. Duke përzier çajin që mbante në duar, i tregoi spanjollit se agjenda e tij ditore fillonte dhe mbaronte me planet për zhdukjen e Izraelit. Një fjali e thënë me qetësi, por që përmbante brenda saj thelbin e një projektimi mizor: jo ndërtimin e diçkaje, por asgjësimin e dikujt.

Dhe 25 vite më pas, ja ku jemi duke parë përsëritjen e historisë së të gjithë atyre që ushqejnë ideologjitë e zhdukjes së tjetrit.

Hitleri përfundoi i shkrumbuar në një gropë të mjerë pranë bunkerit të tij.

Stalini, ajatollahu i komunistëve, iku nga kjo botë i mbytur në shurrën e tij.

Millosheviqi përfundoi në një birucë në Sheveningen dhe Khamenei nën gërmadhat e rezidencës së tij, prej nga shtypte popullin iranian dhe lëshonte fatvatë kundër Izraelit dhe Perëndimit.

Lista e këtyre njerëzve të ligj është e gjatë. Ashtu si lista e viktimave të panumërta të tyre.

Por historia ruan gjithmonë një ironi të ftohtë: ata që e ndërtojnë identitetin e tyre mbi mohimin e ekzistencës së tjetrit, vjen një ditë dhe përfundojnë të gllabëruar nga vetë logjika e mohimit që ushqejnë.

__________

Inteligjenca artificiale është duke i shpëtu psikologjikisht këta përkrahësit pro-Iranit: po ua mundëson gjenerimin e videove ku Irani shihet duke shkatërru Izraelin dhe ushtrinë amerikane.

Kështu, të shkretit, përmes vetëmashtrimit me lojëra digjitale, e luftojnë depresionin dhe ligshtimin, përjetojnë një lehtësim emocional dhe ndihen fitimtarë, edhe pse krejt kjo, për fatin e tyre të keq, është thjesht një fantazi, një ëndërrim me sy hapur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina! Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së! Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë Blerim Latifi: Deklarata e Pavarësisë ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare Blerim Latifi: Tri ngjarje që do të mbesin në memorien e zgjedhjeve lokale të këtij viti Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale Blerim Latifi: Roli publik i filozofisë sipas Michael Sandel Blerim Latifi: Një heshtje që flet për ikjen... Blerim Latifi: Moral selektiv! Blerim Latifi: Origjina e slloganit më të famshëm të kohëve moderne dhe rasti i Kosovës Blerim Latifi: Perëndimi është superior mbi të tjerët

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx