E enjte, 19.03.2026, 10:44 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë?

E enjte, 19.03.2026, 06:56 PM


Blerim Latifi:

Një vajzë nga një katund i panjohur i Kosovës emigron bashkë me familjen në Francë. Atje ajo zbulon talentin për aktrim. Rol pas roli, një ditë emri i saj lexohet mes fituesve të çmimit Oscar, çmimit më të rëndësishëm në botë për kinematografinë.

Tani merreni me mend skenarin tjetër: familja e saj nuk emigron. Ajo mund ta ndiejë prirjen për aktrim, por ambienti social rreth saj e dekurajon. Ligji i pashkruar i këtij ambienti është patriarkal dhe i diskriminon vajzat e gratë në çdo hap që hedhin jashtë shtëpisë.

Këtij ligji i shtohet edhe propaganda sistematike vehabiste, e cila u kërkon vajzave të mbulojnë fytyrën, të “zezohen”, të gjejnë sa më shpejt një burrë dhe të përfundojnë të mbyllura në pronën e tij shtëpiake.

Kështu krijohen të gjitha kushtet që talenti i një vajze të vritet para se të lindë plotësisht.

Ky nuk është rrëfimi mbi fatin e një individi.

Ky është dallimi mes një shoqërie që e çliron potencialin krijues të individit dhe një shoqërie që e mbyt atë.

Në njërën anë është bota që i jep mundësi vajzës të bëhet artiste me famë ndërkombëtare.

Në anën tjetër është bota që e redukton atë në trup, në “nder familjar” dhe në objekt kontrolli të një burri patriarkal.

Dhe pyetja nuk është vetëm se çfarë do të bëhej ajo vajzë.

Pyetja është: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë, sepse nuk patën fatin si Luana Bajrami, me suksesin e së cilës sot mburremi pa meritë?

Ky vend u çlirua nga Serbia dhe i shpëtoi gjenocidit, por vazhdon të vuajë shumë nga fantazmat e mesjetës, të cilat po e tërheqin fort drejt humnerave të së kaluarës, nën shikimin e heshtur të intelektualëve frikacakë dhe politikanëve zuzarë, që për një grusht votash bëjnë pakte me dreqin e me t'birin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Rrëfimi për një imam radikal, një inxhinier liberal dhe një filozof ëndërrimtar Blerim Latifi: Genius loci i Prekazit Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina! Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së! Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë Blerim Latifi: Deklarata e Pavarësisë ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare Blerim Latifi: Tri ngjarje që do të mbesin në memorien e zgjedhjeve lokale të këtij viti Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale Blerim Latifi: Roli publik i filozofisë sipas Michael Sandel Blerim Latifi: Një heshtje që flet për ikjen...

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx