E hene, 23.03.2026, 09:49 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Poetët, profetët dhe filozofët

E hene, 23.03.2026, 06:57 PM


Poetët, profetët dhe filozofët

Nga Prof. Blerim Latifi

Poetët dhe profetët ishin në origjinë një gjë e vetme; epokat e mëpastajme i kanë ndarë, shkruan romantiku gjerman Novalis.

Tekstet profetike janë plot poezi dhe poetët tradicionalisht janë mbështetur mbi idenë e frymëzimit, e cila në thelb është religjioze.

Profecitë më të suksesshme kanë qenë ato të shprehura poetikisht, ndërsa poetët më të mëdhenj kanë besuar se vargëzonin me ndihmën e muzave.

Po kush e prishi këtë identitet mes poetit dhe profetit?

Filozofia, me logjikën e saj, duke vendosur arsyen si kriter të së vërtetës.

Kjo nis qysh me Platonin, i cili shpalli armiqësinë e tij ndaj poetëve dhe e uli besimin në shkallën më të ulët të njohjes, duke e vendosur atë nën autoritetin e arsyes filozofike.

Që nga ajo kohë, tregimet profetike u detyruan të provojnë vërtetësinë e tyre para tribunalit të logjikës. Kjo solli lindjen e teologjisë, e cila në thelbin e saj është përpjekje për ta racionalizuar profecinë, për ta bërë të pranueshme për mendjen që kërkon prova dhe koherencë logjike.

Kështu rrodhën gjërat.

Romantizmi, ky "vazhdim i fesë me mjete estetike", ishte përpjekja e fundit për t’i ribashkuar poetin dhe profetin. Por pasi moderniteti e kishte minuar forcën e fesë, i vetmi ribashkim i mundshëm ishte në formën e poetit-profet të kombit. Kështu lindën epopetë kombëtare, të cilat përjetoheshin njëkohësisht si biblat e kombeve.

Në rrafshin e ideologjive të majta, figura romantike e poetit-profet u shfaq tek Marksi dhe poema e tij profetike, "Manifesti i Partisë Komuniste".

Sot duket se edhe kjo përpjekje romantike ka marrë fund. Për pasojë, poezia është reduktuar në një ornament gjuhësor të psikologjisë së individit, ndërsa profecia ka përfunduar në duart e matrapazëve të teorive konspirative.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Kur urrejtja bëhet patologji e mendjes Blerim Latifi: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë? Blerim Latifi: Rrëfimi për një imam radikal, një inxhinier liberal dhe një filozof ëndërrimtar Blerim Latifi: Genius loci i Prekazit Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina! Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së! Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë Blerim Latifi: Deklarata e Pavarësisë ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare Blerim Latifi: Tri ngjarje që do të mbesin në memorien e zgjedhjeve lokale të këtij viti Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx