Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Toka nga sytë e hapësirës: mes dijes dhe iluzioneve njerëzore
E hene, 06.04.2026, 06:58 PM

Prof. Blerim Latifi:
Këto
janë pamjet më të reja të planetit tonë, Tokës, të fotografuara nga ekuipazhi i
misionit Artemis II, i cili po udhëton drejt orbitës së Hënës.
Për
shekuj me radhë, njerëzit, të pafuqishëm për t’u shkëputur nga Toka, e
përfytyronin atë në mënyra nga më të ndryshmet, kryesisht si qendër të
universit (gjeocentrizmi), ndërsa qiellin mbi të si seli të perëndive.
Këto
përfytyrime ishin si iluzioni i banorëve të atij katundit të izoluar, të cilët,
duke mos dalë kurrë prej tij, filluan të besonin se pikërisht aty ishte qendra
e botës.
Ose
si të burgosurit në Shpellën e Platonit, të cilët, duke kaluar gjithë jetën
brenda saj, nisën të mendojnë se e gjithë bota fillonte dhe mbaronte në atë
hapësirë të errët.
Duhej
të vinte revolucioni shkencor në kohën e Iluminizmit Evropian dhe zhvillimi i
teknologjisë që lindi prej tij, që njeriu të ngjitej në hapësirën përtej
orbitës së Tokës dhe, prej andej, të shihte me sytë e tij formën e saj të
vërtetë. Njëkohësisht, të zbulonte se qielli mbi të nuk ishte i banuar nga
ndonjë fuqi e mistershme mbinatyrore, por një hapësirë e pafundme, e rregulluar
nga ligje natyrore që mund të kuptohen nga arsyeja njerëzore.
Por
njerëzit poshtë, në këtë planet të parëndësishëm në universin e pafund, nuk e
përballojnë dot heqjen dorë nga iluzioni gjeocentrik, sepse janë mësuar të
jetojnë në ngrohtësinë e ëndrrave të bukura. Njësoj si fëmijët.
Njerëzit,
siç thotë Niçe, i mbyllin veshët për të mos e dëgjuar të vërtetën, sepse nuk
duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen. Madje, ata shpesh janë në gjendje
shkojnë edhe më tej: ta luftojnë me dhunë të vërtetën për t’i ruajtur iluzionet
e tyre.

___________
Një
mision i ri hapësinor nga NASA u nis dje drejt orbitës së Hënës. Për herë të
parë, pjesë e ekuipazhit është edhe një grua, me një emër shumë të bukur,
Christina Koch.
Po
aq i bukur edhe emri i misionit: Artemis, i marrë nga mitologjia greke. Romakët
Artemisin e quanin Diana, ndërsa ilirët e quanin Zana. Natyrisht, ky emër, në
kontekstin e këtij misioni shkencor, përcjell një mesazh të fortë: gratë mund
t'i arrijnë krejt ato që i arrijnë edhe burrat. Ashtu siç i arrinte edhe
Artemisi i mitologjisë së lashtë.
Derisa pamjet spektakulare të raketës që nis fluturimin drejt Hënës po shpërndahen gjithandej rrjetit global të informacionit, jemi plot "ankth", duke pritur reagimin mohues të budallëve të teorive konspirative dhe injorantëve të tregimeve me deve, që ende e rrejnë veten dhe të tjerët që u zënë besë, se me këto tregime mund të shpjegohet bota e shekullit 21.

___________
Është
e kuptueshme q? kur ëndërrat janë të mëdha edhe zhgënjimi dhemb më shumë. Por
duhet të jemi realistë. Turqia luan futboll që 120 vjet. Në atë kohê ne kemi
qenë në mjerim absolut shkaku i sundimit të keq otoman dhe gjurmët e atij
sundimi ende nuk janë zhdukur.
Ne
jemi shtet vetëm prej 18 vitesh dhe fakti që arrijmë deri në këto nivele të
garave ndërkombëtare është një arritje që meriton vlerësim të lartë. Kjo është,
në masë të madhe, falë futbollistëve tanë të formuar dhe të kalitur në ekipet e
mëdha evropiane.
Pra
kemi plotësisht të drejtë të presim që në një të ardhme jo të largët, emri dhe
himni ynë do të jehojnë fort në kampionatet më të mëdha të botës.
___________
Ktyneherë,
kur shikonim filmat aksion të Sylvester Stallones dhe Arnold Schwarzenegger-it,
ku heronjtë hynin në territorin armik për të shpëtuar shokët, thoshim: “Kjo
ndodh vetëm në filma.” Sot nuk mund ta themi më këtë. Operacioni i fundit
amerikan për të nxjerrë nga Irani pilotin e plagosur tregon se sofistikimi
ushtarak amerikan ka lënë shumë prapa edhe skenaristët më të talentuar të
Hollywood-it.
___________
Pashka
është thelbi i krishterimit, religjionit më të madh në historinë e njerëzimit.
Dhe ky thelb është përmbledhur në mënyrën më goditëse dhe më monumentale nga
filozofi danez Soren Kierkegaard, në një fjali të vetme: Tirani vdes dhe
sundimi i tij mbaron; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.
Gëzuar!










