E premte, 19.04.2024, 11:09 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Penda e Artë nga Tedeli, ish Vrella e Istogut

E shtune, 28.02.2009, 10:38 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
PENDA E ARTË NGA TEDELI ISH VRELLA E ISTOGUT?

Nga Selim Hasanaj

Po filloj këtë shkrim me frigë dhe skepticizem sepse frigohem se do jem në gjendje të thamë krejtë cka duhet thanë , frigohem se nuk do kamë forcë as mundësi ti zgjedhë fjalet ma të mira dhe ti thurë lavdet ma të pershtatshme per punen e tij krijuese , per shkrimtarin nga fshati Tedel ( ish Vrellë ) e Istogut mjeshtrin e pendes z. Muharrem Smajl Blakaj.
Të shkruej per z. Muharrem S. Blakaj dhe per vendlindjen e tij per mue asht e pamundun mos ta këthej kujtesen mbrapa këtu e 40-45 vjet ma parë. Unë nji fëmijë nga Nengurra ( ish Lubozhda) shkova per të nxan dije në ABETAREN  e dashtun në fshatin Tedel dhe mësues kisha Imer Sadik Dreshaj në fillim, që ma vonë per shkak të numrit të madhë të nxansave na ndan në dy paralele dhe mua shkronjat mi mësoj mësuesi im i dashtun Sadik Maxharri. Edhepse isha nga nji fshat tjeter, megjithate fëmijet e klases, shoket dhe shoqet më pranuen po sikur të më nifnin që nga lindja. Per vetem pak kohë u bana mik me të gjithë dhe në mes tjerve unë kisha shoqe klase edhe nji vajzë e cila ishte karakteristike sepse ajo ishte shumë e zgjuet, mësonte shumë dhe ishte e urtë si engjëllushë. Ajo dallohej nga vajzat tjera dhe se ajo asht dicka speciale tregonin syt e saj shumë herë të perlotun që rrezatonin dhimbje dhe dashuni. Me kohen unë rritesha, vitet kalonin dhe mikja ime e klases Mire Blakaj posaqërisht në oret e mësimit të gjuhes shqipe dallohej nga neve tjeret (disa nga ne) që ishim nxanësa të shkelqyeshem. Shifej se ajo vajzë mund të jetë bijë e nji patrioti, nji intelektuali i cili ate e nxitë dhe udhëzon per ta dasht shkollën dhe arsimimin. Mirja lexonte shumë dhe meqense ishim miq të mirë ajo mue më huazonte disa libra per ti lexue. Pas vetem disa kohe ajo i tregon edhe babajtë të vetë z. Smajl Mahmut Blakaj ( past ndjesë) se nga Nengurra asht nji djalë që e donë leximin dhe librin dhe të nesermen unë u njoftova me të madhin BURR  dhe PATRIOT nga Tedeli, me z. Smajl M. Blakaj. Vetë baca Smajl më dhurojë nji liber me poezi të cilin unë nga friga se mund të ma gjejnë dhe marrin policia serbe e pata mësue permendësh. Ishte permbledhja "NETET KOSOVARE" të Adem Istrefit. Pra unë si fëmijë u njoftova dhe bana mik me nji njeri të MADHË, me nji BURR PATRIOT. Dhe që nga ajo kohë unë mbajë mend veq bacës Smajl dhe motres Mire edhe fëmijet tjerë të baces Smajl si Halilin, Xhemajl Blakaj të ndjerin që UDB-ja serbe e mbyti me tortura në burgun e Pejes dhe vetem pak më kujtohet voglushi me flok kaqurrella tani shkrimtari i mrekullueshem, penda e ARTË e letersisë shqipe z. Muharrem Smajl Blakaj.
Para se të fillojë të shkruej per veprimtarinë krijuese të z. Muharrem Blakaj ndjejë obligim ta falenderojë Profesor Kadri Manin i cili më vuni në kontakt me z. Muharrem Blakaj dhe kjo per mue ishte po sikur të më falte baca Kadri nji pasuni të madhe. Të falemnderit Baca Kadri.
Muharrem Smajl Blakaj lindi me 06.01.1959 në Tedel (ish Vrellë) komuna e Istogut. Shkollen fillore e mbarojë në vendlindje ndersa të mesmen ekonomike tri vite në Pejë e vitin e fundit në Istog. Më 1979 regjistron Shkollen e Naltë Pedagogjike në Prishtinë, dega gjuhë dhe letersi por per shkaqe të veprimtarisë së tij patriotike që i kishte traditë familjare dhe amanet neper breza,me 14 dhjetor 1979 burgoset dhe kështu i ndrepriten studimet. E burgosin edhe ma vonë me 05 shkurt 1987, por në mungesë provash e lirojnë pas tre muajsh, mirpo nuk i ndalojnë ndjekjet dhe persekutimet kunder tij dhe familjes së tij.
Në nandor të vitit 1986 me tortura në burgun e Pejes i mbysin vëllaun Xhamajlin.
Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshojë vendlindjen dhe ik nga Dardania në Zvicerr ku edhe sot jeton bashk me familjen e vetë. Gajtë bisedave të mija me z. Muharrem që bukur shpesh i bajmë me telefon ai më tregojë se me shkrime ka fillue të mirret qysh në bankat e fillores, me dhimbje në shpirt tregon se si ka shkrue shumë dhe ka andrrue ti botojë ato shkrime , por gjatë bastisjeve të shumta që ai dhe familja e tijë u persekutue atij i janë konfiskue dhe zhdukë shumë dorshkrime të tij që datojnë nga mosha shumë e re. Ju zhduken tregimet me titull; "Monolog i nji kombi" si dhe dy novela në dorëshkrim; "Balta me gjak" dhe " Besa"
Megjithate z. Muharrem Blakaj vazhdojë të shkruen dhe ai shkruen prozë. Në shtypin shqiptarë të diaspores në Zvicerr publikon disa tregime ndersa në vitin 2004 botoi romanin: " MISIONI SEKRET" dhe pas tij rradhiti romanet: "THESARET E HUMBURA", "ATENTAT MBRENDA GERMES "L",  dhe së shpejti do vijnë edhe dy romane të tija të reja të cilat po sikur ato tri të parat trajtojnë temat e dhimbshme të kalvarit të vujtjeve dhe padrejtësive të popullit shqiptarë, per të cilat z. Muharrem Balakaj shkruen me mjeshtirnë ma të madhe dhe unë masi i lexova të tri romanet e tijë të botueme dhe dy të tjerat në dorshkrim, sado që nuk marr erë në vlersimet kritike letrare, megjithate marr guximin të pohojë se z. Muharrem Blakaj asht nji margaritar i krijimit letrar që sado që u paraqitë vonë per opinionin dhe lexuesin me shkrimet e tija, ai megjithate duhet ta ketë vendin perkrah kolosve krijues të letersisë shqipe sikur janë Kadare, Xoxa, Kuteli, Nazmi Rrahmani, Mehmet Kraja, Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti e tjerë e tjerë. Unë nuk kamë mundësi të analizojë romanet e tijë veq e veq sepse kjo fushë per mue asht e pakapshme, por si bashvendas i z. Muharrem dhe si mergimtarë nga Norvegjia e largët me këtë shkrim mundohem ta sensibilizojë lexuesin shqiptarë kudo që asht ai që ti gjenë veprat e shkrimtarit briljant Muharrem Blakaj, ti lexon ato dhe do shofi se sa me mjeshtri krijuesi Muharrem shkruen per jeten nën okupim, per origjine e trungut familjar, per padrejtësitë që pushteti okupues serbosllav i banë popullit shqiptarë, per vjedhjet dhe plackitjet që shteti pushtues i banë thesareve etnografike dhe autoktone shqiptare vetem e vetem per ti zhduk gjurmet se në këto hapsina të Dardanisë ka pas ndonjiherë shqiptarë.Me sa mjeshtri shkruen per vrasjet sekrete politike që i bani UDB-ja kunder veprimtarve shqiptarë, temë kjo që trajtohet mjeshtrisht në romanin  "ATENTAT MBRENDA GERMES"L". Do e shifni sa mjeshtrisht shkruen per IMAMET  e MULLAT  që ishin sherbëtorë të pushtuesit shkja, do shifni sa mjeshtrisht shkruen per bashkpuntoret e pushtuesit, por edhe do kënaqeni se sa mjeshtrisht e pershkruen natyren e rrethit ku ai e trajton, se si me besnikrinë ma të madhe i paraqet tiparet dhe karakteristikat e shqiptarve kur ata ndodhen në situata gëzimi apo idhnimi. Tema të veqanta dhe të lezetshme janë romanet në dorëshkrim ku njeni i kushtohet trimit të pavdekshem të trevës së Podgurit në Dukagjin Selman Kadri Hasanaj ndersa tjetri trajton nji temë aktuale të nxehtë e cila temë asht per dukunitë e mbrapshta ekstreme fetare që mas luftes e mbështjellin ethnikumin shqiptarë. Këto dy romane ende nuk i janë botue por mue më lanë pershtypje të madhe masi i lexova ashtu në dorshkrim pasi mi dergojë vetë z. Muharrem. Andaj per mos me e zgjatë unë deshta këtu në ketë dritare të mrekullueshme ku shqiptaret e lexojnë dhe njohin njani tjetrin dhe permes së ciles edhe janë lidhë miqësi të mira nga të kater anet e botes në mes shqiptareve dhe per c'ka z. Gëzim Marku meriton nji PERMENDORE  per së gjalli , pra shkrova pak sepse unë jamë teper i vogël të shkruej per nji njeri KOLOS KRIJUESI c'farë asht z. Muharrem S. Blakaj. Shpresojë se ky shkrim i imi do mjafton që sado pak ta perhap emnin e shkrimtarit Blakaj anekand botës. Këtë e meriton z. Muharrem Blakaj.

Me respekt per z. Muharrem
Bashkvendasi nga Norvegjia
Selim Mustafë Hasanaj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora