E shtune, 20.04.2024, 01:40 AM (GMT+1)

Mendime

Apel nga Organizata e veteranëve të luftës së ish UÇPMB-së

E merkure, 25.02.2009, 12:49 AM


Te nderuar bashkatedhetar kjo me arriti ne emailin tim nga disa vllezer te idealit, te cilet e pane te arsyeshe qe une t'ua shperndaj miqeve te mi.
Me rrespekt,

Arber Ibrahimi - Suedi

   I nderuari vëlla Arbër ky eshte teksti i plote qe iu eshte derguar sot televizioneve dhe Presheva.com. Ne kete tekste do ta shperndajme kudo qe te kemi mundesi, andaj edhe juve po ua dergoj. Poashtu do te ia dergoj  me shprese se do te ndikoje ne menyre pozitive.  Kurse juve ju mbetet obligim qe me dijen dhe mundesite e tua ta vazhdojsh perhapjen e ketij apeli. Te pershendes ne emer te kryesise se OVL.


 

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS  SË  ish UÇPMB-së LËSHON KËTË:

                        APEL
  Të nderuar bashkë kombas, siç jeni të informuar që në
fundë të dhjetorit të vitit të kaluar ndodhi një
bastisje nga forcat speciale të zhendarmerise Serbe. Kështu që gjat
këtije aksioni ata në menyrë më çnjerzore arrestuan 10 të rinjë shqipëtarë.
 Nga këta 10 të arrestuar 9 i dërguan në kazamatet e Beogradit
për paraburgim, kurse të dhjetin e ndalën ne Vranjë ku pas disa ditësh e
liruan. Këto forca të errta që nga momenti i  arrestimit kishin përdorun një
dhunë të paparë mbi këta vllezër, sa që ata vështirë se do të shpëtojnë pa
pasoja fizike e psiqike. Dhunën e kan përdorun gjat tërë rrugëtimit deri në Beograd.
   Me të arritur në burgun e Beogradit atyre menjëher ju kan paraqitur avokatët
gjoja për të u dalur në ndihmë. Pasi qe është një domosdoshmëri që këta të
arrestuar të pranojnë nje gjë të tillë, atëherë është formuar grupi i avokatëve
dhe këta kan lajmëruar që vetëm prezentimi i tyre në seancën e parë të gjykimit
 të u sigurohen atyre një sume e konsiderueshme e mjeteve. Ishte kjo nje sumë e cila për familjarët e tyre as që paramendohej që të kenë mundësi per te ju siguruar. OVL në Presheve e pa të udhës që të ia shtrijë dorën
popullit për të ju dalën në ndihmë për sigurimin e këtyre mjeteve. Që në fillim populli
filloi të interesohej dhe të ofroje atë që kishin mundësi. Falë kontributit të pa
rreshtur te popullit për një kohë të shkurtër arritën që të grumbullohet me teper se gjysma e mjeteve te kerkuara.
 OVL keto të holla me njerëzit konpetent i dhuruan avokatëve me kusht që në të ardhmen të
ju sigurohet edhe suma e mbetur. Mjerisht më duhet të ju lajmëroj se ditëve të fundit ky aktivitet
është zbehur, sikur ka zënë të shkojë në harresë.
  Bashkëkombas të nderuar, vllezërit tanë të arrestuar ende gjenden në kazamatet e Beogradit.
  Paraburgimi i cili ishte i paraparë të zgjatë tridhjet ditë është shtyer edhe për 2 muaj tjere.
  Kjo është bërë sipas disa informatave për arsye se gykatës i mungojnë fakte të duhura për
akuza kundër të të arrestuarve. Të nderuar bashkëkombas, obligim i jonë moral është që të mos
ndalemi për të i dalun në ndihmë këtyre vllezërve tanë. Familjet e tyre tash jan pa Zot shpije, ato i kan sytë
kah i vetmi institucion i popullit, e qe ky institucion edhe ashtu me gjendje shumte dobet si financiare
ashtu edhe me organizim jo të bollshem është kjo OVL. OVL është organizatë e dalur nga lufta e UÇPMB-së
e cila për qëllim të sajë ka të mbrojë dhe kultivojë vlerat e luftës se UÇPMB-së. OVL ka marrun për sipër
që të u dalë në ndihmë familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, ish luftëtarëve gjendja e të cilëve
është e mjerueshme, të u dalë në ndihmë të gjith atyrëve që në nji farë menyre ndiejnë nevojë për të u ndihmuar.
  OVL gjat gjithë këtyre viteve të funksionimit të sajë, aktivitetin e sajë kurr nuk e ka ndalur. Ajo pa
rreshtur ka ndihmuar të gjitha kategoritë e lartëpërmendura. Ne nuk mundemi te themi se gjat punës nuk kemi
gabuar, por edhe nëse kemi bërë ndonjë lëshim, atë e kemi bërë pa ndonjë qëllim dhe gjithmonë jemi munduar që
gabimet të jenë mësim për në të ardhmen.
  Në bashkepunim të OVL-së në Luginë të Preshevës me zyret e saja në Preshevë e Bujanoc është edhe Shoqata
Humanitare e Luginës së Preshevës e cila vepron në Zvicërr. Kjo Shoqatë ka pothuajse të njejtin program të OVL-së.
 Aktiviteti i OVL-së në Preshevë e Bujanocë pa bashkëpunimin me ShHLP ne Zvicërr pothuajse do të ishte shume
i zbehet. Falë aktivitetit të kësaj shoqate ne kemi arritur që disa here të u dalim në ndihmë po thuajse të
gjitha familjeve te dëshmorëve, invalidëve dhe atyre gjendja e të cilëve është e rëndë financiarishtë. ShHLP
ka Përfaqesuesin apo koordinatorin e vet në OVL i cili njihërit është edhe anëtarë i kryesisë se sajë. Përfaqesuesi
ShHLP-së ka marrë për obligim që në bashkëpunim me OVL-në të ju ndihmojë lidhje me çdo aktivitet që ndërmerr
ShHLP-ja në bashkëpunim me OVL-në në Luginë të Preshevës në përgjithësi.
ShHLP menjëher pas lajmit  për arrestimin e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar ishte ndër të parat që u doli
ne ndihme. Ajo që në ditët e para me kontributin e sajë u ofroi ndihma, si në ushqim, dru për ngrohje, paketa që
iu dërguan gjatë vizitës së parë që iu bënë familjet e tyre të arrestuarve në Beograd, poashtu edhe ndihmuan duke
i siguruar edhe transportin e familjarëve të tyre.Gjat dhjetorit te vitit 2006 poashtu ne Belgjike
u themelua edhe Shoqata Humanitare e Lugines se Presheves(ShHLP). Për informata më të hollësishme rreth
aktivitetit të këtyre shoqatave mundë të informoheni ne kete web faqe  www.shhlp.com .
 Ne si OVL nuk mundë të i harrojmë edhe kontributin e dhënë nga mërgimtarët tanë në Gjermani të cilët kush
mes shoqatave e kush në organizim privat kan ofruar ndihma në zyrën e OVL-së. Këtij aksioni iu kan  bashkangjitur edhe vllezërit nga Kumanova.
  OVL ka personelin e sajë i cili ka autoritetin e plotë nga kryesija e sajë për pranimin e të hollave që
dorëzohen në këtë zyrë. Personeli për çdo person, qoftë ai person privat apo zyrtarë, që ofron të holla, ka për
obligim të ju japë fletë dëshmi ku shkruhen sasija e të hollave, nga kush na vijnë, valuta, nënshkrimi i dhëruesit
dhe nënshkrimi i pranuesit. Në këtë menyrë mendojmë se nuk do të ketë vendë për dyshime rreth këtij aktiviteti. Mos te
harrojmë se fletëdëshmija është duplikate.
 Në fundë u bëjmë me dije se aktiviteti rreth grumbullimit te ndihmave për të ju dalur në mbrojtje të të
arrestuarve ende vazhdon. OVL shprehë falenderimet më të sinqerta për të gjith ata që me mundësite e tyre
ofrojnë atë që kan mundësi. Zyret e OVL-së si ajo në Preshevë edhe ajo në Bujanoc gjithnji jan të hapura
dhe i mire pret të gjith ata që shprehin gadishmëri për të ofruar ndihmat e tyre dedikuar për mbrojtjen
e të arrestuarve.   
  
 Nga Kryesia e Oraganizatës së Veteranëve tëLuftës së UÇPMB-së, të Luginës së Preshevës 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora