E premte, 26.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ylli Pango: Marubi dhe diagnozë për z.Vreri (Klosi)

E marte, 24.02.2009, 10:54 PM


Marubi dhe diagnozë për z.Vreri (Klosi)

Nga Ylli Pango

Do të doja përpara se të  bëja një sqarim të plotë për çështjen “Marubi” të jepja diagnozën shqetësuese të njërit prej anal-istëve dhe ambi-entalistëve tashmë të njohur nga opinioni publik për vrerin e tij të paparë, por jo për çrregullimin e rëndë nga i cili vuan. Duke qenë se për shkak të detyrës tani shkruaj dhe merrem rrallë me zanatin e vjetër, do të vija në dukje se ky është një rast i rrallë, por për nga rëndësia e rrezikshmëria ia vlen t’i vjedhë pak kohës time të punës si ministër ...Njeriu për të cilin shkruaj, shpesh i cilësuar nga shqiptarët e shkruesit, pseudoambientalist, pseudoanalist, drejtor i dështuar i Radio Televizionit Shqiptar, plagjiator, dhe antishqiptar, i mbiquajturi sot e tutje Ardian Vreri(Klosi), gjen në diagnozën e mëposhtme justifikim për të gjitha këto cilësime dhe unë i lutem opinionit publik ta falë e ta trajtojë me indulgjencë.
Shfaqjet e para publike dhe së bashku me to edhe simptomat e para, zënë fill në Qytetin Studenti, në fillimin e viteve ‘90, ku duke dashur të ingranohej në lëvizjen studentore, pacienti Ardian Klosi(Vreri), del me kuletë në dorë, kinse t’i falë lëvizjes studentore për hir të çështjes, paratë e kursyera nga djersa e babait. Dhurata refuzohet dhe ky moment i parë së bashku me urrejtjen klasore patologjike familjare duhet konsideruar fillimi i shfaqjes së simptomave të rënda të mëvonshme. Ky akti i parë ekzibicionist është interpretuar dhe nga historianët si vijimësi e akteve të kohës së luftës, ku disa të pasur të pakët i falnin lëvizjes komuniste para për t’u kthyer pastaj nga shoku Shpati Enver në krerë të partisë. Më pas A.Vreri i qepet Berishës mbrapa për t’i hyrë në sy dhe për t’u përfshirë në lëvizjen demokratike, por refuzohet. Me këtë, modeli imitues plotësohet, por nuk realizohet. Klosi i vrertë largohet i demoralizuar për në Gjermani, duke hyrë tani në atë fazë të sëmundjes që ndryshe quhet pjekuria e simptomës. Aty A.Vreri gjen grua (ky akt vlerësohet në diagnozë si tejet i fuqishëm dhe vetëmohues. I sëmuri e pohon vetë këtë si akt sublim dhe është krenar për të).
Në vitin 1997 vjen nga Gjermania dhe partia e kandidon për drejtor të RTV Shqiptar. Konsideratat mjekësore njohin për momentin një lehtësim simptomash. Miku i tij Rama e mbështet dhe ndihmon. Emërohet drejtor dhe dështon që në muajt e parë për shkak të raporteve antisociale (simptoma të rishfaqura të sëmundjes së vjetër në kushtet e reja). I gjithë televizioni shqiptar ngre siparin e humorit dhe A.Vreri vihet në lojë. Ky moment duhet cilësuar tejet i dëmshëm për raste të tilla çrregullimi. Drejtorët e tallin, shefat thurin vargje, kronisti Tomë Therçaj e përqesh, kur Ardiani kërkon ta pushojë nga puna. Kulmi arrin kur edhe pastrueset rebelohen. Këtu agravimi arrin kulmin dhe Z. Vreri dorëhiqet. Në kulmin e paranojës akuzon Nanon, Ramën, partinë. Me këtë moment ireversibël, dhe  projektimin e problemit vetiak jashtë vetes drejt të tjerëve, shpjegohet edhe simptoma e kërkimit të dorëheqjes që i bëhet pareshtur ndër vite, çdokujt që drejton një institucion. Kështu i kërkohet dorëheqja Ramës, Nanos, Berishës, e deri Tomë Therçajt.
Pastaj A.Klosi(Vreri) bëhet analist, fillon një proces diareje dhe vjelljeje të pandërprerë që bëhet shkas i simptomave të lëkurës, e cila kalon nga nga e verdhë në të gjelbër të errët. Ka humbje peshe dhe tenton të vetvritet dy herë. Ky moment mund të interpretohet qartë edhe si tendencë ekzorcimi për shkak të ngarkesës së rëndë të brendshme dhe projeksioni i dështimit personal tek të tjerët. Paskëtaj vinë vite të thatë për nga karriera, por të pasur në simptoma e agravim i tyre. Klosi nuk përfillet as nga të tijtë dhe sëmundja avancon. Prishet me Ramën, Lubonjën. Tenton të përkthejë, për të harruar disi valën e vrerit që e pëmbyt por bie në plagjiaturë dhe përvetëson përkthimin e veprën “Arbëria Venetike” të gazetares Aida Cama. Kjo e fundit e akuzon pa e ditur sëmundjen e tij. Z.Vreri sërish mbrohet duke sulmuar. Mjekët ndërhyjnë dhe çështja mbyllet për arsye shëndetësore.
Pastaj pak dritë. Në fermën e kafshëve ku tërhiqet të jetojë sipas modelit Orwellian, mbërrijnë dy pony (kuaj të vegjël race) dhuratë nga Rama. Sërish Ardiani hyn në forcë.
Ndërkohë në fuqi ka ardhur e djathta. A.Vreri kalon rekrut dhe sëmundja vazhdon të agravohet. Kështu në një nga polemikat e tij A.Vreri sulmon shkrimtaren dhe përkthyesen e njohur Mira Meksi duke i rekomanduar ashpër lexuesit të mos lexojë romanin e saj. Për më tepër i sëmuri qëndron me orë të tëra përpara librarive a kioskave të librit duke penguar lexuesit a kalimtarët që kalojnë edhe rastësisht andej pari, të blejnë librin. Në ditë të tjera simptoma shfaqet më ndryshe. Ai vrapon nga njera tjetra kioskë tek tjetra për të penguar shitjen e librit, duke shfaqur edhe probleme të rënda kardiake. Ky moment i progresit të çrregullimit mund të interpretohet ndryshe edhe si simptoma e vrerit agresiv. Është rrjedhojë e këtij momenti që simptomat e tjera marrin përmasa tejet të rënda dhe shoqërohen me sulmet ndaj ikonave kombëtare. Kështu sulmohet Kadareja, kultura kombëtare, identiteti shqiptar, për të kulmuar me anatemën ndaj Skënderbeut, e cila për nga përmasat diagnostike është e paparë edhe në rastet më të agravuara të këtij lloj çrregullimi. Në kulmin e ekstazës paranojake A.Vreri(Klosi) deklaron në emisionin “Zonë e Lirë” se Shqipëria nuk duhet ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe pason me letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Shefer ku prerazi në emër të intelektualëve të vrertë, kërkon mospranimin  e Shqipërisë në NATO. Argumenti: qeveria shqiptare duhet të marrrë një mësim. Si përfundim kartela klinike e pacientit A.Klosi(Vreri) paraqitet si vijon:
Pacienti vuan nga paranoja akute shoqeruar me momente të rënda depressive dhe shpërthime të rënda agresiviteti anal e sidomos verbal. I sëmuri paraqet gjithashtu patologji të rënda të çrregullimit të personalitetit paranoid ndërthurur me tipare të qëruara të personalitetit antisocial. Simptomat shoqërohen nga elemente të kompleksit të inferioritetit, agravuar nga radha e gjatë e dështimeve, dhe veç të tjerash frustracione seksuale trajtimi i të cilave është tepër i vonshëm për tu kryer për vetë avancimin e sëmundjes a çrregullimit, moshën dhe rrethanat e jetës aktuale të të sëmurit.
Rrezikshmëria siç u vu në dukje edhe nga shembujt dhe shfaqjet e përmendura më sipër është e karakterit individual me pasoja të mundshme deri vetëvrasjen, por po aq e rëndë edhe për nga përmasat sociale. Ajo vijon e do të vijojë me sulme të përsëritura ndaj njerëzve të penës, kulturës, politikës, deri ndaj ikonave a identitetit kombëtar. Ajo nuk mund të gjejë trajtim me mjetet e njohura deri më sot nga shkenca e mjekësisë dhe për rrjedhojë zgjidhje duhet kërkuar në eksperimentet e fundit të psikoterapisë e psikiatrisë për rastet ekstraordinare. Pas një konsulte me kolegë të huaj mendohet se një lloj përmirësimi mund të vijë në formën e dhënies së dorëheqjes së Zotit Vreri(Klosi) nga shtetësia e kombësia shqiptare dhe mohimi publik i tij i çdo identiteti e origjine kombëtare. Ne ruajmë gjithsesi rezervat tona për këtë trajtim, për arsye se pacienti është është ende formalisht shqiptar dhe çdo akt i tillë mund të shkojë në dëm të ndonjë shteti a kombi tjetër.
P.S. Pak sqarim për shkollën “Marubi” që gjithsesi mund të lehtësojë përkohësisht, por asesi të shërojë pacientin Klosi(Vreri). Pronari i shkollës “Marubi” ka në zotërim pa të drejtë 1600 m katrorë sipërfaqe mbi të cilën është ndërtuar shkolla e tij. Nga këto vetëm 200 metër katrorë i janë falur nga Nano pa shpërblim dhe në përdorim. Askush nuk e nxjerr nga shkolla e tij dhe madje as është bërë ndonjë tentativë nga policia për këtë. I është kërkuar vetëm të paguajë qiranë. Nga ana tjetër, Çashku jo vetëm nuk paguan për sipërfaqen nën godinë, por kërkon më shumë. Davaja bëhet se Çashku kërkon edhe 4000 metër katrorë tokë jashtë shkollës së filmit për t’i përdorur sipas qejfit, gjithashtu pa asnjë pagesë qiraje, tokë e cila është publike, nuk mbulohet nga territori i shkollës dhe me VKM të vitit 2008 i ka kaluar subjektit Top Channel me qira për 20 vjet. Ministri Pango e ka vizituar shkollën i shoqëruar nga z.Çashku, ka vlerësuar punën e saj, dhe ka tentuar ta ndihmojë për marrjen me qira, veprim ky, i cili kryhet nga Ministria e Ekonomisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka të drejtë të japë jo më shumë se 200 metër katrorë tokë me qira. Por Çashku kërkon gjithçka pa pagesë. Çdo disinformim a shpifje tjetër nga ana e Z.Çashku, pacientit të sipërpërmendur, Ardian Klosi a mediave të dizinformuara, mund të hidhet poshtë nëpërmjet dokumenteve ligjorë, të cilat mund t’i dispononi në çdo kohë që të dëshironi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora