E premte, 29.03.2024, 08:04 AM (GMT)

Mendime

Jahë Sadrija: E vërteta i shërben më shumë historisë se sa lavdit!

E hene, 23.02.2009, 08:04 PM


Jahë Sadrija
Jahë Sadrija
Në pervjetorin e pavarsisë së Kosovës i përkujtojmë dëshmorët e Morinës   

E vërteta i shërben më shumë historisë se sa lavdit!
 
/Në 9 betejat e Morinës e gjetën vdekjen së paku 64 ushtarë e policë serbë/

Nga Jahë Sadrija
jahesadrija@live.com

 Dëshira që në jetë të shkruhet e të flitet për çdo gjë, të rrëfehet për atë që ështëë njerzore, për një të kaluar të mundimshme e reale, mbetet përherë  detyrë, kërkesë dhe  si mundësi e pa definuar plotësisht. Gjenocidi serb gjatë viteve 1998/99 në Kosovë ju përgjigjën betjejat e Morinës.
Por, në saje të plleshmërisë së imagjinatës së pastër  të njerëzve të gjallë, mundi dhe lufta e kaluar e UÇK-së, përherë krijojn shtigje të reja për të realizuar pikësynimet ndaj vetvetës, ndaj fshatit, ndaj qytetit, ndaj Kosovës dhe me gjer ndaj gjithë botës shqiptare.
Në Gjakovë, e në gjithë regjionin e Rekës së Keqe dhe në mbarë Kosovën në një të kaluar jo të largët, rodhën së bashku: gjaku, loti, pikëllimi, krenaria... e mbi të gjitha etja e pashuar për liri. Të dhembshme janë edhe sot varret e dëshmorëve, në zemër të prekin emrat e trimave të luftës të gdhendur nëpër pllakat përkujtimore, të dhembshme ishin rrënimet, djegiet, të plagosurit, të burgosurit, të zhdukurit, fëmijët jetima, por ndoshta gjithësesi të gjitha këto ishin borxhi i lirisë së fituar.
Fundi shekulli-XX  për shqiptarët e Kosovës, pas një lufte të mundimshme të UÇK-së, solli një fitore të shkëlqyshme. Kosova u çlirua nga robëria shekullore serbe, me gjakun e dëshmorëve, me luftën e trimave dhe të diplomatëve të gjallë që janë sot, ose të vdekur, e në saje të një lufte të drejtë të përkrahur nga diplomacia e SHBA-së, si dhe nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s.
Ishin ato ditët kur robëria me luftën për liri përballeshin, atëherë kur jeta me vdekjen ishin në peshoje, ishin ditët kur e tërë Kosova përkundej në djepin e praruar të endrrave liridashëse.
Kemi hyrë në 10-vjetorin e betejave historike, morale e politike për të ruajtur pastërtinë e luftës së UÇK-së nëpër këto beteja, për të respektuar gjakun e dëshmorëve dhe për të mbrojtur me nder e pëgjegjësi karakterin e luftës së djemve të MORINËS.
Është krenari e borxh i mjeteve të informimit dhe i njerëzve të penës që më seriozisht t’i qasen luftës së Morinës dhe problemeve me të cillat ato edhe sot ballafaqohen. Nga 80-shtepi me më shumë se 900 banorë sa kishte ky fshat paralufte, janë kthyer në kushte të vështira banimi vetëm disa sosh. Oborret, fushat, edhe malet i kërkojnë dhe sikur qajnë edhe sot për të zotët e tyre. U bënë dhjetë vite që kur ka përfunduar lufta në Kosovë e ne po jetojmë dyerve të huaja të qytetit e askush nuk na hap derën për të na pyetur si dhe me çka po jetojmë na tha axha Imer që ka kaluar të 80-tat dhe është kryeplaku i familjes Ukshini të Morinës, i cilli për lirinë e Kosovës i dha 3 djemtë e kësaj familje. Po kështu me fjalë të njëjta shprehen edhe baballarët e dëshmorëve, Mustafë Avdyli e Bajram Salihu, që të dy nga po ky fshat..
E rëndë por e vertetë, e tillë është e kaluara dhe e tashmja e. E kemi një të kaluar të shtruar me vuajtje, me sakrifica e me dhembje të shumta- na tha ish luftetari Avni Ukshini- i cilli fliste me një krenari kombëtare, duke treguar luftën dhe betejat e UÇK-së se fshatit Morinë kundër forcave shoveniste serbe. Lufta për liri dhe betejat e Morines i mbajmë përherë  në kujtesë, por  këtu u goditëm edhe në rend në faktorin më të çmuar- njeri. Gjatë 9 betejave për liri, ranë dëshmorët: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Arben Ukshini, Sylejman Avdyli, Blerim Ukshini, Nezir Elezi, Ahmet Pulatani dhe Imer Bytyqi nga Theranda; ndersa në betejën e Koshares ra dëshmor po nga fshat i Morinës i riu Fisnik Salihu.
Dhembjet e fshatarve të Morinës u shtuan edhe më 3 të zhdukur, me dhjetra fëmijë jetimë dhe martirin Hajdar Morina- na tha, ndër të tjera, Sadri Avdyli.
Meritat për organizimin e betejave të Morinës, që kishte dhe ka një pozitë gjeografike me një rëndësi të posaçme, sepse nëpër këtë fshat kalon rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, ishin: Sami Ukshini, Sadri Avdyli, Shaban Demiri, Sylejman Avdyli, si dhe dëshmorët- Muhamet e Blerim Ukshini, Abaz Salihu, Ajet Ukshini etj.
Ndër betejat më të njohura të Morinës janë: Beteja e pare frontale më 03-05-1998 në ndimë luftëtarëve të Ponoshecit, beteja e 06-05.1998 dhe sulmi frontal i luftetarëve të Morinës kundër formacionve luftarake serbe të stacionura në atë kohë te pishat e Morinës. Vazhdojnë pastaj Betejat e: 09 majit, 11 majit, 29 majit, 30 majit, betejë kjo e udhëhequr nga komandant SOKOLI,vazhdojnë më tej betejat e: 03 qershorit , 16 qershorit dhe pason beteja më e lavdishme e 07 korrikut, në të cillën betejë vdekjen e gjetën së paku 64 ushtarë serbë përballë forcave të UÇK-së në këtë fshat. Këtë humbje e kanë pranuar edhe vetë mediet e shkruara dhe elektronike të Serbisë. Këtë betejë e ndimuan edhe luftetarët e fshatit Molliq dhe Arif Xaja nga Botusha.
Shëmbëlltyra e të gjithë dëshmorëve dhe e trimave të fshatit Morinë, që luftuan për lirinë e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesë të paharrushme, emrat e tyre do të shënohen në historinë më të re dhe më të lavdishme të këtij fshati dhe më gjerë, në historinë e Kosovës. 
E deshtën popullin e Kosven dhe tokën e Morinës më shumë se jetën e tyre.
Lavdi e respekt të gjithë dëshmorëve e trimave të fshatit Morinë e me gjerë. Luftetarët që sot janë të gjallë nga ky fshat, kurrë nuk do ta harrojnë luftën e kaluar, ndërsa vëllezërit e tyre që ranë dëshmorë për ta e për gjithë Kombin, do të jenë të pavdekshëm. 

Gjakovë, më 22-02-2009

Zotni Jahë Sadrija nga fshati Ponoshec, kk-Gjakovë. I lindur më 25.11.1957. Ka të kryer Fakultetin Filologjik,  dega Gjuhë Shqipe e Letërsi. Përvojë pune në arsim 25 vjet. Ka të kryer edhe Shkollën e Lartë të Gazetarisë "Faik Konica" në Prishtinë. Ish gazetar i rregullt i Gazetës “Bujku”, "Rilindja" dhe njëkohësisht ish bashkëpuntor i Radios "Zeri i Amerikes" VOA. Për shkrimet e tija gjatë luftës është burgosur dhe është dënuar me 3 vjet heqje lirije. Përjetues i shumë turturave dhe i maskarës të burgut të Dubravës. Tani gjendet në pension invalidor dhe si relaks i nevoitet marrja me shkrime si dhe prezentimi i tyre (botimi i tyre).



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora