Kulturë
Përparim Hysi: “Sokratët” që kam hasur gjatë jetës
E shtune, 21.02.2026, 06:50 PM
"SOKRATËT" që kam hasur gjatë jetës
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Natyrshëm,
duke bërë një analogji me këtë DITURAK të madh , si SOKRATI, fliozof imadh.i
Greqisë së lashtë, kam përdorur një
metaforë të hiperbolizuar, se e vetmja gjë i gjan SOKRATIT, se të gjithë(me
përjashtim të njërit), nuk kanë lënë gjë me shkrim. SOKRATI(460- 399 pra
KRISHTIT) nuk la qoftë dhe një libër të shkruar dhe, megjithatë. të thënat e
tij, kanë mbëritur përmjet nxënësit të
tij, PLATONIT. PLATONI e përcolli me lot
në sy, fundin tragjik (piu kupën me helm), të MËSUESIT të tij, aq të dashur dhe,
po aq të ditur.
*
Tek
do t'i njohë lexuesit me "SOKRATËT e mi", dua t'u them:-Janë të
vërteta ato që ka thënë POETI BORGES nga ARGJENTINA:"Vdes një njeri, vdes
një bibliotekë". Të diturit lënë prapa porosi që, ashtu si busulla që
tegon Veriun, po ashtu duhet të lexojmë
nëpër rreshtat e tyre. Ja dhe një DITURAK tjetër i madh: ky është AKADEMIKU
SHQIPTAR GJOVALIN GJADRI(1899-1974).Ky e ka lënë me shkrim: "Të
vdekurit kanë një ndikim të madh tek ne.
E gjithë kultura e ka zanafillën tek ata."
*
Shtator
i vitit 1959. Unë sapo kam dalë mësues dhe.krahas detyrës si mësues, duhet të bëj historikun e fshatit. Takoj më
të moshuarin e fshatit. XHa ZARIK GJONIN. Ndërsa nxjerr blokun e shënimeve, Xha
ZARIKU filloi: "... babai im
ngordhi!!!" Unë riosh, kërcej përpjetë dhe i them:" Ore xha
ZARIK, çështë ajo fjalë, se "ngordhi" themi për kafshët. Dhe Xha
ZARIKU, pa e prishur terezinë fare, më
tha:" Në MYZEQE, kur vdes nga uria, thuhet:" Ngordhi". ndaj u
kam thënë çunave të mi dhe"tjarëve":" GJete kokërrbereqeti në
rrugë, mos e shkel me këmbë, po fute në
xhep, se të lipset nesër. SE mund të kesh lekë, por nuk ka mall(bereqet) për ta
blerë.Malli është më i shtrenjtë se leku.
*
Fundshkurti
në vitin 1960. Qe i butë jo si dimër dhe bajamet, kumbullat dhe pjeshkët
mbuluar me lule. Ballë për ballë me xha SPIRO
KOMININ. MIrëmëngjes Xha SPIRO,
-Mirëmëngjes, dhaskal! Xha SPIRO,
- thashë unë, - erdhi pranvera.- Ku e
pe? - Po, ja, - i thashë unë, kanë çelur
pemët me radhë.
-Digjo
xhixhan këtuja, dhaskal:- Pemët janë si njerëzit. Ca të zgjuar, ca të avashëm.
-Po ç'hyjnë pemët tek zgjuarësia?-kërceva unë Ja, - ta them una:këto që kanë çelur, para
kohe, u ngjajnë atyre"cucave" që endin"pajën"
msheftas.Janë"budallaçka". Dhaskal, ngule në mendje:- Pranvera vjen,
kur çelë driza dhe mërqinja!!! *(mërqinja ose hide apo xinxife)
*
Për
të shkuar në shkollën ku jepja mësim, gjithmonë përdorja një rrugë, për t'i
rënë më shkurt dhe gjithmonë buzë rrugës hasja një plak që ruante delet e tij.
Një ditë prej ditësh, plaku më ndaloi. Isha duke u kthyer nga shkolla në shtëpi,
plaku më tha:-Dhaskal, vjen të bëjmë pak muhabet me xhixhan. Pasi u
takuam, u ula dhe i thashë:- Ku e di ti që jam dhaskal?
-
Ore delet ruaj, por nga sytë shoh dhe vetëm ti kalon me çantë me libra në dorë.
Por unë do të bëj një pyetje. Urdhëro, - i thashë.
-
Dhaskal, kë do më shumë ti?
-Dua
nënën!
-Nënën,
ë?-shpotiti ai. Me demek, ti xhaxha një copë bari je dhe nuk di gja
tjatër.-Nënën, ngulmova unë. Ju, shkollarët, -tha me të qeshur, hiqeni sikur i
dini të tëra. Digjo këtë xhixhan këtuja, se si shkon dashuria e ropit.
Natyrshëm që e lashë të lirshëm xhixhan. Dhe ja seç më tha xhixhai. " Kur
je i vogël, nënën do, se ajo të jep gji dhe kujdeset për ty si për sytë e
ballit. Rritesh, sidozot ti, o dhaskal, zë të djersitë musteqja dhe sa hasë
ndonjë"zogëz" fillon e do atë.Martohesh.do gruan. Bëhesh me fëmijë,
do fëmijët. Bëhesh gjysh kështu si una, do fëmijët e fëmijëve.Këta janë mjaltë
mbi mjaltë. Mbaroi dhe, pasi më hodhi duarët në qafë, tha:- Tani urdhëro me
shëndet dhe, kur të plakesh kështu si una,
kujtohe këtë xhixhan. U plaka dhe fjalët e xhaxhait janë aq të vërteta, sa, po ta gjeja gjallë, do t'ia puthja atë kokë aq të mençme.
*
FIER
1970. Po pi një kafe me LLAZAR DOKO;muzikant profesionist në Shtëpinë e
Kulturës në FIER. Tek gjerbnim kafenë.LLAZARI po më fliste për diçka dhe unë po e dëgjoja me
interes. Për çudi, miku im, bërtiti:-
NDAL!
-Ç'pate?-
pyeta unë i shqetësuar:
-
Ti nuk më do, - u ankua ai.
-Po si nuk të dua?- kundërshtova unë.
-Ti
nuk më do, se nuk po më k u n d ë r s h t o n !!!!
*
FIER,
aty mesviteve '70-të. SI kolektiv (nja
20 mësues e mësuese) isha në një gosti tek një kolegu ynë. Veç nesh, kolegu,
kish ftuar të afërm apo miq dhe, siç mbaj mend,
rretjth 30 vete, nja katër orë të mira, ha pi, këndo dhe muhabete, pa
doganë. Siç vura re, vetëm një burrë me
një kokë të madhe si shpellë, as që e hapi gojën fare. I shkreti ky, -thashë me
vete-, duhet të jetë budalla. Kur po i jepnim fund muhabetit.sekush po
fliste.si, :jo por interesi kshtu apo ashtu... kur"kokëshpella"
foli:- Çfarë thatë ju për interesin? Digjoni këtë"Çiçon " këtuja:-
Kur lindi ropi që i thonë rop, de: pa një si"malukat" përpara. U zu
ngusht.Çfarë t'i them? Çfarë t'i them?
Dhe mbërriti:" Mirëmëngjes, o interes! Ka lindur para ropit interesi dhe
nuk vdes kurrë.
Ore,
- bërttita unë, - katër orë dhe nuk fole një fjalë dhe unë të mora për budalla,
por ti ma paske kokën plot, prandaj më lër të ta puth atë kokë.Dhe e putha.
*
Ka
ndodhur në 2 mars 1967. Bëhej ajo ngjarje që në shtypin e kohës, me gërma
kapitale, u quajt"Kuvendi i dytë"(historik) duke bërë analogji me 2
marsin 1444, KUVENDIN e LEZHËS që mbajti SKËNDERBEU. Ky i dyti bëhej në
mbështetje të fjalës së 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës kundër fesë dhe
klerikëve. Qeshë një nga"lektorët"(fola në emër të ushtrisë se qeshë
ushtar në Shëngjin).
Jo
vetëm qeshë përgatitur mirë, por edhe lexova me pathos dhe, si paksa egoist që
jam, prisja duartrokitje, por aty njoha një SOKRAT që më la me"provim në
vjeshtë". Mbarova referatin tiim dhe sakaq, një fshatar që nuk para ta
mbushte synë, më thotë:-A vet e ke gatit a ta ka "gatit" komisari? Unë mend kafshova gjuhën nga inati:-Çfarë
komisari, më thuaj. Vet. Aha, -vazhdoi,
pa e prishur gjakun, - mirë ushtar, po a po çohe në kambë një fije? Sado i nxehur, por qe i moshuar dhe u çova. Shumë mirë, ushtar, -komandoi ai, tash:- Hapi
krahët! Sa i hapa, më tha:-Apo shef, ushtar, ke le"kryq"!!!
Ndërsa dëgjuesit ia dhanë të qeshurit,
"komadanti" i panjohur, tha:- Ushtar, -i thuaj komisarit, -unë nuk do
besoj në ZOT, kur fabrika të prodhojë
farën e tokës !!! Sado mars , por më
mbuluan djersë të ftohta. Kur mbaroi"kuvendi", pyeta një njohur(ata
bënin zborin në repartin tonë në SHËNGJIN):- Ore kush qe ai që më bëri ato
pyetje? AJ, -tha, - asht i dijshëm, se asht si nxanës i AT GJERGJ FISHTËS dhe ka ba dhe burg për atë
punë Asht nga Mali i Rencit. Më vonë, e
mora vesh se kush qe ai që më la me"provim në vjeshtë". Ka qenë AT
ZEF PLLUMI. Atëherë as kisha dëgjuar për të, por aty nga nëntori 1967 e
arrestuan, gjasme se i shërbente Vatikanit. Kur nxori librin"Rrno për me
tregue", bëra një ese dhe ia dërgova (qeshë në Amerikë) jo vetëm për ç'më
ndodhi në mars 1967, por se në librin e tij, përmendej:gjeneral GJIN MARKU që
ka patur shofer timvëlla, QAZIMIN dhe gjenerali ka qenë mik në shtëpinë tonë.
Përmendej doktor Vojo Birbilija që më ka shpëtuar jetën kur u sëmura nga
paratifio në vitin 1954. Përmendej, profesori i Normales së ELBASANIT, VELKO STEPANOVIÇI që u jepte
rusisht, degës sëgjuhës ruse.dhe unë me
të lozja "shah".Për të tre
këta shokë të burgut shfaqa keqardhjen time.AT ZEFIN nuk e gjeta gjallë, se u
ktheva nga Amerika në vitin 2012. Sidoqoftë, e kujtoj me shumë
veneracion.
Tiranë, 16 shkurt 2026









