Kulturë
Blerim Rrecaj: Rrugë Pavarësie
E shtune, 21.02.2026, 05:51 PM
Blerim Rrecaj
A nuk është kështu?
Kosova
Bijtë
dhe bijat
E
saj
Mund
t'i mbajë
Si
pëllumbat
E
pëllumbeshat
Para
duarsh
Por
si ndodhi
Që
Kosova
U
mbush
Me
punëdhënës
Qe
20 e kusur vjet
Që
e mbajnë
Paqen
e gërditshme sociale
Për çfarë kemi nevojë?
Për
çfarë kemi nevojë
Ne
në këtë vend?
Më
së shumti për drejtësi
Për
rregull e për rend.
Për
punë e për para
Që
fitohen me nder,
Për
mbledhje enengjisë
Të
ecim bashkë përherë!
Jo
për të mbjellur
Të
tilla kotbeteja
Debate
të "mëdha" nga
Politika,
sporti, feja …
Rrugë Pavarësie
Gjithmonë
bashkë
E
krapërkrah
Drejt
Nëntorit të Tretë
Drejt
Nëntorit të Madh
Fletë
ditari
Ditë
e artë
A
ditë e thartë
Ish
kjo ditë
Ca
fëmijë
E
ca trumcakë
Ja
shtuan bukurinë
Ditë
e argjendtë
A
ditë pa rend
Ish
kjo ditë
Ca
buzëqeshje
E
ca cicërima
Ja
shtuan bukurinë
Ditë
e diel
Ditë
me ç'vlerë
Ish
kjo ditë
Me
shi e diell
Me
borë me erë
Nën
të neontën dritë
Ish
kjo ditë a ndoshta çditë
Më
mirë t'i numërojmë
Bukuritë









