E shtune, 07.02.2026, 01:44 AM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Triumfi dhe fati i njeriut

E premte, 06.02.2026, 05:59 PM


Shyqyri Fejzo

Triumfi dhe fati i njeriut

Triumfin e njeriut doja të dija

Nuk lashë vend duke kërkuar

Nën hirin e gabimeve të mia

E gjeta aty krejt të mbuluar

Në pasqyrën e vetes i gjeta

U ndjeva i fuqishëm dhe i lire

Ka peripecitë e veta jeta

Me besim do jetojmë mirë

S'më thatë për triumfin e fatin

Pyeta hirin e tymin jo pa shpoti

Më shikuan flakur tutje inatin

Ja.Tani e themi:Fati yt je vetë ti.

Dështimi

Dihet, i hidhur është çdo dështim

Në jetë kjo provuar nga çdo njeri

Për dështimin faji mbetet jetim

Shfajsimi tij shpesh behet si fëmi

Të rrallë kryelartët që e pranojnë

Nuk hidhërohen dhe të dështosh

Disave violinat në kokë këndojnë

Se gjithnjë u dashka që të fitosh

Mësimi vjen që nga koha e vjetër

Bindje janë faktet për ty e për mua

Në një mënyrë apo në një tjetër

Dështimi, pasojë e veprimeve të tua.

Veprime e fjalë ka edhe me të dredhur

Ngjajnë gjithnjë, e shkojnë si në vaj

Uji dhe fjala janë lehtë për tu derdhur

Ruaji pa u derdhur, se s'mblidhen kollaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx