Kulturë
Bashkim Saliasi: Të njohim origjinën e idesë evropiane, me autor Paskal Milo
E enjte, 05.02.2026, 06:55 PM
TË NJOHIM ORIGJINËN E IDESË EUROPIANE, ME AUTOR PASKAL MILO
Nga
Bashkim Saliasi
Libri
i autorit Paskal Milo hedh dritë mbi origjinën Europiane. Pasi e lexova mendova
të sjell shënimet e mija dhe për lexuesit e që duan të dinë dhe të njohin
Origjinën e ides Europiane.
Shekulli
i XIX, ka qënë koha e krijimit të shtet-kombeeve në Europë. Revolucionet dhe
lëvizjet nacionale që shpërthyen në vitet 1848 dhe më vonë, u drejtuan kundër
perandorive europiane, të krijuara me forcën e armëve të dinastive të fuqishme
të cilat mbanin nënë shtypje kombe të tjera. -Shkruan në librin e tij autori.
Ideja
e Bashkimit Europianë ka që në kohën e Napolonit të parë që dëshironte “të
gjithë popujtë e Europës ti bënte një popull”.
Ndër
të parët ka qënë edhe Sen-Simoni, i cili në vitin 1814 hartoi një tekst të
destinuar për diplomatët e mbledhur në Kongresin e Vjenës. Ai dëshironte të
krijonte një Europë të re, mbi bazën e një feje të re, me frymë iluministe, të
mbështetur në progres, në shkencë dhe mbi një parim të ri, në atë të
parlamentarizmit.
Projekti
i Sen - Simonit u prit me shumë interes dhe pati mjaftë pasues, ai nuk arriti të
influencojë në vendimet e Kongresit të Vjenës. Ideja Eurpoiane, duke afruar
gjysma e shekullit, kapërceu rrethin e ngusht të mendimeve dhe dora-dorës, u
kthyen në një lëvizje Europiane.
Në
fund të vitit 1847, u parait dhe formula e Shteteve të Bashkuara të Europës.
Pas revoluciont të vitit 1848, dështuan projektet demokratike dhe kombtare për
tu çliruar nga “Perandoritë Europiane”.
Ideja
e dhënë nga shkrimtari illuminist Viktor Hygo; një ditë do të vij, kur Franca,
Angëlia, Gjermania, Italia, Rusia, ju tërë kombet e komunitetit pa zvendësuar
cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetin tuaj të lavdishëm do të
shkriheni në një njësi madhore dhe do të përbëni së toku vllaznimin europian, është
një realitet politik dhe këtë e kërkon arsyeja.
Në
çerekun e fundit të shekullit të XIX-të, ideja europiane u përpunua në dy
forma; federalist dhe konfederaliste, por në fillim të shekullit XX-të,
debatet për të ardhmen e përbashkët europiane u mbytën nga atmosfera
nacionaliste, që solli konfliktin e luftës së parë botërore.
Lëvizja
për një Europë të Bashkuar mori një përhapje të gjerë pas luftës së parë botërore.
Kudenov Kalerg në vitin 1923, botoi një libër; “Pan Europa”, që bëri shumë
jehonë, i cili e quante domosdoshmëri bashkimin e Europës nisur nga tre synime:
- Të evitohej fitorja e bolshevizmit rus.
-Të
shmangej dominimi ekonomik Amerikan.
-Të
ruhej roli udhëheqës në Europë në botë.
Në
janar të vitit 1925 Eduart Herriot dhe Aristide Briand, të dy kryeministra
Francezë. I pari shpalosi idenë e tij para senatit dhe në shtator të vitit 1929
shpalosi projektin e vet tw bashkimit Europian, në sezonin e Lidhjes së kombeve
në Gjenevë. Brion e vuri theksin më shumë në afrimin e ekonomive Europiane.
Dy
protagonistët e mëdhenj të historisë së shekullit XX-të, Winston Çurçilli dhe Sharl dë Gol, kanë mbrojtur idenë e
konfederatës. Në maji të vitit 1947, me frymëzimin e Çurçillit, u krijua në
Londër Lëvizja e Europës së Bashkuar.
Në
qershor të vitit 1947 një lëvizje e tillë paralele u krijua në Francë. Në
dhjetor të vitit 1946 ishte krijuar në Paris, Bashkimi Europian i federalistëve,
ndërsa në qershor të vitit 1947 u krijua lëvizja për Shtetet e Bashkuara të Eurpës.
Viti
1948 shënoi etapën më të rëndësishme në avancimin e ides Europiane.
Më
16 prill, në Parisë, u nënshkrua Konventa, që themeloi Organizatën Europiane të
bashkuar Ekonomik. (OEEC- Organization for Europian Ekonomik Cooperation), e
cila bashkoi 16 vende Europiane dhe komandat e zonave perndimore të Gjermanisë.
Megjithë atë ndryshimet që kishin ndodhur në Europë, NË VITIN 1948, pasojat
fatale të luftës së Dytë Botrore ende ishin të freskëta e të pranishme.
Gjermania
e mundur, dhe e pushtuar nga katër Fuqitë e Mëdha, duke patur parasysh përvojën
e hidhur të pas Luftës së Parë Botërore, përsëri ngjallte frikën e
revanshizmit.
Në
vitin 1948 midis qeverive demokratike perndimore dhe Bashkimit Sovjetik kishte
zënë vend lufta e ftohtë. Ngjarjet e shkurtit të vitit 1948 në Çerkosllavaki e
përforcuan këtë ndjenjë.
Disa
qeveri europiane organizuan mbrojtjen kolektive si Gjermania, Britania,
Holanda, Luksenburgu, këto të fundit e avancuan dhe nënshkruan dhe një traktat
shumëpalësh që përmbante ndihmën ushtarake të ndërsjelltë.
Tyraktati
Brukselit shënoi lindjen e Bashkimit Europian Perndimorë (WEU-Westem Europian
UNION) si një organizatë ndërkombtare me dimensione bashkëpunimi shumëpalshe:
diplomatike, ushtarake, ekonomike, sociale, kulturore etj.
Pas
bisedimeve të pranverë-verës, të vitit 1948 pesë vendet e Traktatit të
Brukselit, SHBA dhe Kanadaja, në 4 prill 1949 nënshkruan në Uashington
Traktatin e Organizatës së Atllantikut Verior (NATO- North Atlantik Treaty
Organization).
Në
7 maji të vitit 1948 në Hagë u mbajtë mbledhja e vendeve që militonin për
bashkimin e Europës nga 17 vende Europiane. Ky u quajtë Kongresi Europës ku
morën pjesë 800 pjesëmarrës dhe nën kryesin e Çurçillit morën pjesë dhe
personalitete të shquar të politikës si britanikët Antonio Iden, Harold
Makmilan, francezët Xhan Mone, Leon Blum, Fransua Miteran, italianët De
Kasperi, Spineli, kanceli ardhshëm gjerman konard Adenauri etj.
Më
5 maji të vitit 1949 u krijua Këshilli Europës, me propozimin e Britanikut
Ernest Bevin, me seli në Strasburg. Sukseset e para të metodës së intergrimit sektorial
nxitën për nisma të reja edhe në aspektin politik.
Robert
Shuman, Zhan Mone, Adenaur, Pol Henri Spaak, De Kasperi dhe shumë të tjerë
federalist europian menduan se i kishte ardhur koha për të hedhur hapin e madh
përpara, atë të krijimit të autoritetit të lartë politik mbikombtar.
Një
rol të rëndësishëm luajti Pol Henri Spaak. Në 25 mars, në Kapitol në Romë, u
nënshkrua në mënyrë solemne dy traktate që krijuan zyrtarisht Komunitetin Ekonomik
Europian (EEC) dhe komitetin Europian të Energjisë Atomoke (EUROATOM).
Mbas
ratifikimit nga parlamentet e gjashtë vendeve nënshkruese në fillim të vitit
1958 hynë në fuqi. Në pjesën e parë të traktatit parashikoheshin veprimtarit më
kryesore të EEC si heqja e detyrimeve doganore dhe e kufizimeve sasiore në
importin dhe eksportin e mallrave midis shteteve antare, ndjekja e një politike
të përbashkët tregtare etj.
Pjesa
e dytë kishte të bënte me të drejtat e qytetarve europian dhe detyrimeve që
rrjedhin nga ky status si me të drejtën e lëvizjes dhe qëndrimit të lirë brenda
territoreve antare, të drejtën e votës dhe të kanidimit në zgjedhjet vendore
dhe për Parlamentin Europian etj.
Në
pjesën e tretë të Traktatit trajtohen politikat e Komunitetit si qarkullimii
lirë i mallrave, bashkimi doganor, bujqësia, qarkullimi lirë i mallrave,
bashkimi kapitaleve, vizat, azili, imigrimi, transporti etj.
Pjesa
e katrtë merret me asocimin me vendet dhe territoret joeuropiane, të cilat
kishin marrdhënietë veçanta me Danimarkën, Francën, Holandën.
Pjesa
e pestë i kushtohet istucioneve të Komitetit Ekonomik Europian, të cilat ishin:
- Parlamenti Europian, Këshilli Ministrave, Komisioni Europian, Gjykata e
Drejtësisë, Gjykata e Llogarive, Komiteti Ekonomik e Social, Komiteti Rajoneve,
Banka Europiane e Ivestimeve.
Parlamenti
përfaqësonte të tre Komunitetet: -Tregun e Përbashkët ECSE-n, dhe Euroatomin.
Parlamenti ushtronte të drejtat e vendimit dhe të kontrollit. Në qëndër të
sistemit komunitar, që u krijua nga traktati Romës, u vendosën dy istucione. Këshilli
dhe komisioni.
Këshilli
zgjedh një president të radhës për një periudhë gjashtë mujore dhe vendimet i
merr me shumicën e antarëve që e përbënin me përjashtim të depozitave të tjera
të traktateve të Romës që parashikohej ndryshe.
Për
rastet kur kërkohej që këshilli të miratonte aktet me shumicë të cilësuar,
atëherë në traktat ishte bërë një vlerësim (ponderim) i votave të secilit
antar: Franca, Gjermania dhe Italia kishin katër vota, Belgjika dhe Holanda nga
dy dhe Luksenburgu një votë.
Detyrat
e komisionit janë të mbikqyr vënien në jetë të dispozitave të Traktateve të
Romës si dhe Dispozitave të nxjerra në bazë të tij nga istucionet, hartimin e
rekomandimeve ose dhënien e mendimeve në lidhje me çështjen që përbënin
objektin e këtij Traktati.
Britania
ishte vendi më i madh dhe më me peshë që refuzoj t’u bashkohej Traktateve të
Romës. Në korrik 1956 qeveria Britanike kishte bërë propozimin e saj para
Këshillit të Ministrave të OEEC për zonën e tregëtisë së lirë.
Në
shkurt të 1957 Këshilli i OEEC e miratoi në parim zonën e trgëtisë së lirë.
Në
4 janar 1960 u nënshkrua Konventa e Stokholmit në bazë të secilës u krijua
Shoqata e Tegëtisë së Lirë (EFTA) me përbërjen e Britanisë së Madhe, Suedisë
Norvegjisë, Danimarkës, Zvicrës, Austrisë dhe Portugalisë.
Traktati
themelues EFTA-s parashikon eleminimin progresiv të tarifave doganore për
prodhimet industriale. Ajo që i dha fizionomin dhe u vlerësua si dy shtylla, ku
u mbshtet Komuniteti Europian në 10 vitet e para, ishte politika doganore dhe
ajo ajrore. Krijimi tregut të Përbashkët për prodhimet industriale dhe
bujqësore solli ndryshime cilësore në ekonomin e të gjashtë vendeve.
Në
vitet 1958-1970 tregëtia ndërkombtare u rrit gjashtë herë, ndërsa ajo e
Komunitetit me vendet e treta tri herë. Politika e përbashkët bujqësore solli
progress në bujqësi. Brenda viteve 1961-1971, prodhimi pothuajse u dyfishua,
eksodi rural u përshpejtua dhe të ardhurat e prodhuesve u shtuan.
Qarkullimi
i lirë i mallrave duhej të shoqërohej me qarkullimin e lirë të njerëzve. Kjo liri ekzistonte
edhe më parë. pas një pune kolosale u pranua të zgjerohet komuniteti nga
gjashtë në dymbdhjetë. Pranimi i politikës së përbashkët bujqësore të
komunitetit ishte i dhimbshëm për Anglinë.
Nga
shtatë vjetë periudhë tranzistore u zbrit në pesë vjetë. Një problem tjetër
ishte dhe ai i stërlinës, pasi ministri francez i financave Valteri Zhiskar
d’Estenj, kërkoi që ajo të pushonte së ekzistuari si një monedhë rezervë.
Traktati
për pranimin e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Irlandës dhe Norvegjisë u
nënshkrua në mënyrë solemne në Bruksel në 22 janar 1972 dhe hyri në fuqi në 1
janar 1973, pasi u ratifikua nga parlamentet e dhjetë vendeve.
Traktatet
që u nënshkruan për pranimin e antarëve të rinj përcaktuan një periudhë
tranzistore prej pesë vjetësh, nga janari 1973 deri në janar 1978. Problemet
monetare dhe financiare u rregulluan me një numër marrëveshjesh të reja.
Zgjerimi
i Komunitetit bëri të domosdoshme dhe përshtatjen e istucioneve të tij, të
Këshillit, Komisionit, Parlamentit dhe Gjykatës. Akti fundit për hyrjen në fuqi
të traktateve për pranimin e antarëve të rinj ishte ratifikimi nga parlamenti
kombtar ose përmes referendumeve.
Pas
referendumeve Norvegjia mbeti jashtë sepse populli i tha “jo” shtimi i
Komunitetit me antar të rinj dhe rritja e numrit të vendeve të asuciuara me KKE
nga Afrika, Karaibet dhe Paqësori në kuadrin e Komonuellthit, rriti volumin e
shkëmbimeve tregtare.
Një
Konvent që përcaktonte disa rregulla e
detyrime te tyre u nënshkrua në 28 shkurt 1975 në Lome. (U ripërtërit më 31
tetor 1979). Në komunikatën e Samitit të Parisit kishte zënë vend dhe koncepti i
krijimit të istrumenteve të reja për thellimin
e integrimit ekonomik dhe politik dhe për dhënien fund të pabarazisë
midis rajoneve. Për të arritur këto synime u parashikua dhe krijimi i Fondit
Europian të Zhvillimit Rajonal (ERDF).
Mbas
shumë e shumë përpjekjesh Këshilli Europian, i mbledhur në 4-5 dhjetor miratoi
projektin e paraqitur për krijimin e Sistemit Monetar Europian. (EMS) Sistemi
monetar Europian filloi të fuksionoj relativisht mirë dhe mundi të sigurojë një
stabilitet që nuk ishte njohur nga viti 1972.
Zgjerimi
i komunitetit me antarë të rinj në mënyrë të ndryshme risolli në rendin e ditës
dhe çështjen e përmirësimit të mekanizmit institucional të tij, rregullimin e raporteve të drejtusve për të
shmangur tensionet dhe për të rritur efekasitetin e tyre. Gjysma e dytë e vitit
1985 është cilësuar si një kufi që shënoi kalimin e komunitetit në një tjetër
etap të zhvillimit cilësorë.
Në
2-3 dhjetor në Luksenburg, pas një sërë takimesah të ministrave të jashtëm
sollën para kryetarve të shteteve dhe qeverive në fillim të dhjetorit tetë
tekste që modifikonin Traktatin e Romës dhe me një dekument mbi bashkëpunimin
politik.
Në
bazë të Traktatit të rishikuar të KEE, Komisioni i kalon konceptet ekzekutive
të Këshillit të ministrave, ndërkohë që ky i fundit i ruante ato për “raste
specifike” dhe të një rëndësie të madhe.
Qarkullimi
i lirë i personave në një hapsirë pakufi të brendshëm ishte një çështje jo e
lehtë. Më 14 qershor 1985 disa vende që donin të ecnin përpara si Franca, RF
Gjermane, Belgjika, Holanda, Luksenburgu krijuan “Grupin e Shengenit” për
vizat…









