E premte, 06.02.2026, 02:02 AM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Të njohim origjinën e idesë evropiane, me autor Paskal Milo

E enjte, 05.02.2026, 06:55 PM


TË NJOHIM ORIGJINËN E IDESË EUROPIANE, ME AUTOR PASKAL MILO

Nga Bashkim Saliasi

Libri i autorit Paskal Milo hedh dritë mbi origjinën Europiane. Pasi e lexova mendova të sjell shënimet e mija dhe për lexuesit e që duan të dinë dhe të njohin Origjinën e ides Europiane.

Shekulli i XIX, ka qënë koha e krijimit të shtet-kombeeve në Europë. Revolucionet dhe lëvizjet nacionale që shpërthyen në vitet 1848 dhe më vonë, u drejtuan kundër perandorive europiane, të krijuara me forcën e armëve të dinastive të fuqishme të cilat mbanin nënë shtypje kombe të tjera. -Shkruan në librin e tij autori.

Ideja e Bashkimit Europianë ka që në kohën e Napolonit të parë që dëshironte “të gjithë popujtë e Europës ti bënte një popull”.

Ndër të parët ka qënë edhe Sen-Simoni, i cili në vitin 1814 hartoi një tekst të destinuar për diplomatët e mbledhur në Kongresin e Vjenës. Ai dëshironte të krijonte një Europë të re, mbi bazën e një feje të re, me frymë iluministe, të mbështetur në progres, në shkencë dhe mbi një parim të ri, në atë të parlamentarizmit.

Projekti i Sen - Simonit u prit me shumë interes dhe pati mjaftë pasues, ai nuk arriti të influencojë në vendimet e Kongresit të Vjenës. Ideja Eurpoiane, duke afruar gjysma e shekullit, kapërceu rrethin e ngusht të mendimeve dhe dora-dorës, u kthyen në një lëvizje Europiane.

Në fund të vitit 1847, u parait dhe formula e Shteteve të Bashkuara të Europës. Pas revoluciont të vitit 1848, dështuan projektet demokratike dhe kombtare për tu çliruar nga “Perandoritë Europiane”.

Ideja e dhënë nga shkrimtari illuminist Viktor Hygo; një ditë do të vij, kur Franca, Angëlia, Gjermania, Italia, Rusia, ju tërë kombet e komunitetit pa zvendësuar cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetin tuaj të lavdishëm do të shkriheni në një njësi madhore dhe do të përbëni së toku vllaznimin europian, është një realitet politik dhe këtë e kërkon arsyeja.

Në çerekun e fundit të shekullit të XIX-të, ideja europiane u përpunua në dy forma; federalist dhe konfederaliste, por në fillim të shekullit XX-të, debatet për të ardhmen e përbashkët europiane u mbytën nga atmosfera nacionaliste, që solli konfliktin e luftës së parë botërore.

Lëvizja për një Europë të Bashkuar mori një përhapje të gjerë pas luftës së parë botërore. Kudenov Kalerg në vitin 1923, botoi një libër; “Pan Europa”, që bëri shumë jehonë, i cili e quante domosdoshmëri bashkimin e Europës nisur nga tre synime: - Të evitohej fitorja e bolshevizmit rus.

-Të shmangej dominimi ekonomik Amerikan.

-Të ruhej roli udhëheqës në Europë në botë.

Në janar të vitit 1925 Eduart Herriot dhe Aristide Briand, të dy kryeministra Francezë. I pari shpalosi idenë e tij para senatit dhe në shtator të vitit 1929 shpalosi projektin e vet tw bashkimit Europian, në sezonin e Lidhjes së kombeve në Gjenevë. Brion e vuri theksin më shumë në afrimin e ekonomive Europiane.

Dy protagonistët e mëdhenj të historisë së shekullit XX-të, Winston Çurçilli  dhe Sharl dë Gol, kanë mbrojtur idenë e konfederatës. Në maji të vitit 1947, me frymëzimin e Çurçillit, u krijua në Londër Lëvizja e Europës së Bashkuar.

Në qershor të vitit 1947 një lëvizje e tillë paralele u krijua në Francë. Në dhjetor të vitit 1946 ishte krijuar në Paris, Bashkimi Europian i federalistëve, ndërsa në qershor të vitit 1947 u krijua lëvizja për Shtetet e Bashkuara të Eurpës.

Viti 1948 shënoi etapën më të rëndësishme në avancimin e ides Europiane.

Më 16 prill, në Parisë, u nënshkrua Konventa, që themeloi Organizatën Europiane të bashkuar Ekonomik. (OEEC- Organization for Europian Ekonomik Cooperation), e cila bashkoi 16 vende Europiane dhe komandat e zonave perndimore të Gjermanisë. Megjithë atë ndryshimet që kishin ndodhur në Europë, NË VITIN 1948, pasojat fatale të luftës së Dytë Botrore ende ishin të freskëta e të pranishme.

Gjermania e mundur, dhe e pushtuar nga katër Fuqitë e Mëdha, duke patur parasysh përvojën e hidhur të pas Luftës së Parë Botërore, përsëri ngjallte frikën e revanshizmit.

Në vitin 1948 midis qeverive demokratike perndimore dhe Bashkimit Sovjetik kishte zënë vend lufta e ftohtë. Ngjarjet e shkurtit të vitit 1948 në Çerkosllavaki e përforcuan këtë ndjenjë.

Disa qeveri europiane organizuan mbrojtjen kolektive si Gjermania, Britania, Holanda, Luksenburgu, këto të fundit e avancuan dhe nënshkruan dhe një traktat shumëpalësh që përmbante ndihmën ushtarake të ndërsjelltë.

Tyraktati Brukselit shënoi lindjen e Bashkimit Europian Perndimorë (WEU-Westem Europian UNION) si një organizatë ndërkombtare me dimensione bashkëpunimi shumëpalshe: diplomatike, ushtarake, ekonomike, sociale, kulturore etj.

Pas bisedimeve të pranverë-verës, të vitit 1948 pesë vendet e Traktatit të Brukselit, SHBA dhe Kanadaja, në 4 prill 1949 nënshkruan në Uashington Traktatin e Organizatës së Atllantikut Verior (NATO- North Atlantik Treaty Organization).

Në 7 maji të vitit 1948 në Hagë u mbajtë mbledhja e vendeve që militonin për bashkimin e Europës nga 17 vende Europiane. Ky u quajtë Kongresi Europës ku morën pjesë 800 pjesëmarrës dhe nën kryesin e Çurçillit morën pjesë dhe personalitete të shquar të politikës si britanikët Antonio Iden, Harold Makmilan, francezët Xhan Mone, Leon Blum, Fransua Miteran, italianët De Kasperi, Spineli, kanceli ardhshëm gjerman konard Adenauri etj.

Më 5 maji të vitit 1949 u krijua Këshilli Europës, me propozimin e Britanikut Ernest Bevin, me seli në Strasburg. Sukseset e para të metodës së intergrimit sektorial nxitën për nisma të reja edhe në aspektin politik.

Robert Shuman, Zhan Mone, Adenaur, Pol Henri Spaak, De Kasperi dhe shumë të tjerë federalist europian menduan se i kishte ardhur koha për të hedhur hapin e madh përpara, atë të krijimit të autoritetit të lartë politik mbikombtar.

Një rol të rëndësishëm luajti Pol Henri Spaak. Në 25 mars, në Kapitol në Romë, u nënshkrua në mënyrë solemne dy traktate që krijuan zyrtarisht Komunitetin Ekonomik Europian (EEC) dhe komitetin Europian të Energjisë Atomoke (EUROATOM).

Mbas ratifikimit nga parlamentet e gjashtë vendeve nënshkruese në fillim të vitit 1958 hynë në fuqi. Në pjesën e parë të traktatit parashikoheshin veprimtarit më kryesore të EEC si heqja e detyrimeve doganore dhe e kufizimeve sasiore në importin dhe eksportin e mallrave midis shteteve antare, ndjekja e një politike të përbashkët tregtare etj.

Pjesa e dytë kishte të bënte me të drejtat e qytetarve europian dhe detyrimeve që rrjedhin nga ky status si me të drejtën e lëvizjes dhe qëndrimit të lirë brenda territoreve antare, të drejtën e votës dhe të kanidimit në zgjedhjet vendore dhe për Parlamentin Europian etj.

Në pjesën e tretë të Traktatit trajtohen politikat e Komunitetit si qarkullimii lirë i mallrave, bashkimi doganor, bujqësia, qarkullimi lirë i mallrave, bashkimi kapitaleve, vizat, azili, imigrimi, transporti etj.

Pjesa e katrtë merret me asocimin me vendet dhe territoret joeuropiane, të cilat kishin marrdhënietë veçanta me Danimarkën, Francën, Holandën.

Pjesa e pestë i kushtohet istucioneve të Komitetit Ekonomik Europian, të cilat ishin: - Parlamenti Europian, Këshilli Ministrave, Komisioni Europian, Gjykata e Drejtësisë, Gjykata e Llogarive, Komiteti Ekonomik e Social, Komiteti Rajoneve, Banka Europiane e Ivestimeve.

Parlamenti përfaqësonte të tre Komunitetet: -Tregun e Përbashkët ECSE-n, dhe Euroatomin. Parlamenti ushtronte të drejtat e vendimit dhe të kontrollit. Në qëndër të sistemit komunitar, që u krijua nga traktati Romës, u vendosën dy istucione. Këshilli dhe komisioni.

Këshilli zgjedh një president të radhës për një periudhë gjashtë mujore dhe vendimet i merr me shumicën e antarëve që e përbënin me përjashtim të depozitave të tjera të traktateve të Romës që parashikohej ndryshe.

Për rastet kur kërkohej që këshilli të miratonte aktet me shumicë të cilësuar, atëherë në traktat ishte bërë një vlerësim (ponderim) i votave të secilit antar: Franca, Gjermania dhe Italia kishin katër vota, Belgjika dhe Holanda nga dy dhe Luksenburgu një votë.

Detyrat e komisionit janë të mbikqyr vënien në jetë të dispozitave të Traktateve të Romës si dhe Dispozitave të nxjerra në bazë të tij nga istucionet, hartimin e rekomandimeve ose dhënien e mendimeve në lidhje me çështjen që përbënin objektin e këtij Traktati.

Britania ishte vendi më i madh dhe më me peshë që refuzoj t’u bashkohej Traktateve të Romës. Në korrik 1956 qeveria Britanike kishte bërë propozimin e saj para Këshillit të Ministrave të OEEC për zonën e tregëtisë së lirë.

Në shkurt të 1957 Këshilli i OEEC e miratoi në parim zonën e trgëtisë së lirë.

Në 4 janar 1960 u nënshkrua Konventa e Stokholmit në bazë të secilës u krijua Shoqata e Tegëtisë së Lirë (EFTA) me përbërjen e Britanisë së Madhe, Suedisë Norvegjisë, Danimarkës, Zvicrës, Austrisë dhe Portugalisë.

Traktati themelues EFTA-s parashikon eleminimin progresiv të tarifave doganore për prodhimet industriale. Ajo që i dha fizionomin dhe u vlerësua si dy shtylla, ku u mbshtet Komuniteti Europian në 10 vitet e para, ishte politika doganore dhe ajo ajrore. Krijimi tregut të Përbashkët për prodhimet industriale dhe bujqësore solli ndryshime cilësore në ekonomin e të gjashtë vendeve.

Në vitet 1958-1970 tregëtia ndërkombtare u rrit gjashtë herë, ndërsa ajo e Komunitetit me vendet e treta tri herë. Politika e përbashkët bujqësore solli progress në bujqësi. Brenda viteve 1961-1971, prodhimi pothuajse u dyfishua, eksodi rural u përshpejtua dhe të ardhurat e prodhuesve u shtuan.

Qarkullimi i lirë i mallrave duhej të shoqërohej me qarkullimin e lirë të njerëzve. Kjo liri ekzistonte edhe më parë. pas një pune kolosale u pranua të zgjerohet komuniteti nga gjashtë në dymbdhjetë. Pranimi i politikës së përbashkët bujqësore të komunitetit ishte i dhimbshëm për Anglinë.

Nga shtatë vjetë periudhë tranzistore u zbrit në pesë vjetë. Një problem tjetër ishte dhe ai i stërlinës, pasi ministri francez i financave Valteri Zhiskar d’Estenj, kërkoi që ajo të pushonte së ekzistuari si një monedhë rezervë.

Traktati për pranimin e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Irlandës dhe Norvegjisë u nënshkrua në mënyrë solemne në Bruksel në 22 janar 1972 dhe hyri në fuqi në 1 janar 1973, pasi u ratifikua nga parlamentet e dhjetë vendeve.

Traktatet që u nënshkruan për pranimin e antarëve të rinj përcaktuan një periudhë tranzistore prej pesë vjetësh, nga janari 1973 deri në janar 1978. Problemet monetare dhe financiare u rregulluan me një numër marrëveshjesh të reja.

Zgjerimi i Komunitetit bëri të domosdoshme dhe përshtatjen e istucioneve të tij, të Këshillit, Komisionit, Parlamentit dhe Gjykatës. Akti fundit për hyrjen në fuqi të traktateve për pranimin e antarëve të rinj ishte ratifikimi nga parlamenti kombtar ose përmes referendumeve.

Pas referendumeve Norvegjia mbeti jashtë sepse populli i tha “jo” shtimi i Komunitetit me antar të rinj dhe rritja e numrit të vendeve të asuciuara me KKE nga Afrika, Karaibet dhe Paqësori në kuadrin e Komonuellthit, rriti volumin e shkëmbimeve tregtare.

Një Konvent që përcaktonte  disa rregulla e detyrime te tyre u nënshkrua në 28 shkurt 1975 në Lome. (U ripërtërit më 31 tetor 1979). Në komunikatën e Samitit të Parisit kishte zënë vend dhe koncepti i krijimit të istrumenteve të reja për thellimin  e integrimit ekonomik dhe politik dhe për dhënien fund të pabarazisë midis rajoneve. Për të arritur këto synime u parashikua dhe krijimi i Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal (ERDF).

Mbas shumë e shumë përpjekjesh Këshilli Europian, i mbledhur në 4-5 dhjetor miratoi projektin e paraqitur për krijimin e Sistemit Monetar Europian. (EMS) Sistemi monetar Europian filloi të fuksionoj relativisht mirë dhe mundi të sigurojë një stabilitet që nuk ishte njohur nga viti 1972.

Zgjerimi i komunitetit me antarë të rinj në mënyrë të ndryshme risolli në rendin e ditës dhe çështjen e përmirësimit të mekanizmit institucional të tij,  rregullimin e raporteve të drejtusve për të shmangur tensionet dhe për të rritur efekasitetin e tyre. Gjysma e dytë e vitit 1985 është cilësuar si një kufi që shënoi kalimin e komunitetit në një tjetër etap të zhvillimit cilësorë.

Në 2-3 dhjetor në Luksenburg, pas një sërë takimesah të ministrave të jashtëm sollën para kryetarve të shteteve dhe qeverive në fillim të dhjetorit tetë tekste që modifikonin Traktatin e Romës dhe me një dekument mbi bashkëpunimin politik.

Në bazë të Traktatit të rishikuar të KEE, Komisioni i kalon konceptet ekzekutive të Këshillit të ministrave, ndërkohë që ky i fundit i ruante ato për “raste specifike” dhe të një rëndësie të madhe.

Qarkullimi i lirë i personave në një hapsirë pakufi të brendshëm ishte një çështje jo e lehtë. Më 14 qershor 1985 disa vende që donin të ecnin përpara si Franca, RF Gjermane, Belgjika, Holanda, Luksenburgu krijuan “Grupin e Shengenit” për vizat…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx