Kulturë
Përparim Hysi: Mësues me notë të thyer në sjellje
E diele, 01.02.2026, 06:38 PM
Mësues me notë të thyer në sjellje
(tregim
i protaginistit)
Nga
Përparim Hysi
Sot ka data 31 janar. Ç'do lexoni më tej e ka
fillimin më 31 janar 1959. Unë isha maturant në Shkollën e Mesme Pedagogjike
"LUIGJ GURAKUQI" në ELBASAN. Pikërisht, pas mësimit(ne bënim 6-orë
çdo ditë) më thërrret DREJTORI (enkas e shkruaj me gërmë të madhe) VASIL KAMAMI
në drejtori. Hys (gjithmonë më drejtohej
me mbiemër), qysh nesër dhe gjithë muajin shkurt, nuk do vazhdosh me shokët, por do zëvendësosh
mësuesen e klasës së katërt;Manushaqe (qe fjala për ciklin e ulët
"DR.Xhaferr KONGOLI" që ishte në të njëjtën ndërtesë dhe ku bënim
praktikën mësimore). Më zgjati planin e mësueses;ditarin e saj dhe librat e
klasës së katërt, sipas të cilave do përgatitesha.
U
befasova, por dhe u emocionova, njëherësh. Ne qemë afër 80- maturantë dhe, mes
tyre, DREJTORI më zgjodhi mua.
Më
zgjodhi jo se unë isha, si të thuash, me yll në ballë që si unë e nuk ka
tjetër. Në fakt, unë qeshë më i vogli
me trup(isha i vetmi që kisha hyrë në klasë të parë 5-vjeç), por, sado më i
vogli, për mësimet nuk e kisha problem dhe DREJTORI e dinte mirë. Sado që
shkolla jonë qe goxha e madhe, DREJTORI gjente kohë dhe ndiqte, ndonjëherë,
praktikën tonë. Më kish parë njëherë, në një orë këndimi në klasën e katër(më
duket jo tek kjo klasë, por në atë paralele që e kishte mësuesi i mrekullueshëm
MEHMET TURHANI) dhe si mësues METI dhe ca më shumë DREJTOR.më vlerësuan me
fjalët më të mira. Shkurt: në sallën e studimit (çdo ditë nga katër orë
studim), ndërsa shokët përgatiteshin për të nesërmen, unë tani qeshë mësues dhe kisha "vënë
spaleta". Epo pak kapërdisje duhej,
de!
*
Në
mëngjes , kjo"kapërdisje" më doli nga hundët. Në katër e gjysëm të mëngjesit, erdhi kujdestari që na
bëri zgjimin dhe drejt e në gjimnastikën e mëngjesit. Të gjithë u çuan dhe unë
nuk luajta nga krevati. U afrua kujdestari dhe më urdhëroi:- Çohu dhe dil me
shokët!
-Jo.
Nuk dal. Unë jam mësues!!!
-More,
çfarë mësuesi je ti? Çohu shpejt!
-Nuk
çohem, e merr vesh apo jo? Dhe mos më
bërtit mua?
-
Të bërtas, sa të luajë pitja e kresë, -shprehu mllefin ai.
-
Nuk çohem unë, sikur kaq ta bësh dhëmbin. Jam mësues, ore! E merr vesh apo jo?
-Mirë, mirë, - tha ai, se ta tregoj tek DREJTORI.
-Epo
DREJTORI më gradoi mësues, - i thashë si me
përçmim.
*
Në
ora 7.00 të mëngjesit.mbriiti DREJTORi dhe kujdestari drejt e atje. DREJTORi nuk e la të ftohej pilafi. DHa
urdhër të rreshtoheshim të githë para konviktit dhe komunikoi:
-
Tani, KËSHILLI PEDAGOGJIK (e kish me
status që nuk kish nevojë të mblidhte KËSHILIN PEDAGOGJIK, po kurrë nuk
thoshte:UNË, por KËSHILLI PEDAGOGJIK), vendosi:" Për thyerje të disiplinës
në orarin e veprimeve në konvikt, nxënësit
Përparim Hysi, i thyhet nota në sjellje!!! Shpërndahuni!
Sa
mora "mandatën", i trishtuar
dhe me lot në sy, i zgjata DREJTORIT, Ditarin që kisha përgatitur.
AI:-Çfarë
është ky?
Është
ditari im dhe unë, tani po shkoj në klasë me shokët, se jam me notë të thyer në
sjellje.
-Jo,
- më tha DREJTORI, ti do vazhdosh
atje ku të kam caktuar unë dhe kujdes,
se edhe mund të përjashtojmë fare nga shkolla. Dhe unë vazhdova krejt muajin
shkurt 1959 të jepja mësim në klaën e katër dhe nuk harroj kurrë ndihmën që më
jepte PROFESOR MEHMET TURHANI si klasë paralele. Nga nxënësit që u jepja mësim,
mbaj mend djalin e BEDRI SPAHIUT,
SPARTAKUN që qe më i miri klasës dhe konkuronte me më të mirin e klasës
së METIT me MAKSIM DELIANËN, djali i
THOMA DELIANËS, atëkohë sekretari i parë i komitetit të partisë.Pra, siç e
shihni, jam për Genes:i vetmi mësues në botë me notë të thyer në sjellje.
Epilog:
Siç
e vini re, kur është fjala për VASIL KAMAMIN, fjalën "DREJTOR" e
shkruaj me gërma të mëdha. Nuk qe DREJTOR, por INSTITUCION. I drejtë, i rreptë
dhe NJERI me zemër të madhe.Kjo"nota në sjellje" për mua nuk qe e
para. Në vitin e dytë, drejtori i
konviktit, në orarin e studimit më gjeti që lexoja
"Waterllon" dhe më raportoi tek DREJTORI. Më daroviti me notë në
sjellje. Në vitin e tretë lashë bosh kuadratin e manifstimeve për 1 Majin dhe
ika për Bajram në shtëpi, në FIER. Jo vetëm unë, por 14-veta. DREJTORI na
përjashtoi dhe mua dhe një notë në sjellje si"kapo banda". Shkuam në
TIRANË, u takuam me Ministrin e Arsmit(ishte Ramiz Alia), na pranoi, por mua një javë nga konvikti.
Por, në fund të fundit, me gjithë
këto"heroizma" të miat, AI kurrë nuk e bëri zemrën lak që të më ndëshkonte pa të drejtë. GJithmonë
kam qenë problem në sjellje dhe vetëm se isha mirë me mësimet që e mora
maturën. Pas shkurtit, fillova me shokët. Në orar të studimit (ku lija dy gurë
bashkë unë), kapa një nga shokët si partner dhe kërceja"tango". Qe
ditë e dielë para dite dhe, pasi u lodha me kërcim, i them atij shokut:"E
dielë, e dielë, por DREJTORI nuk njeh ditë pushimi dhe po shkonim nëpër vende.
Kur AI kish qenë prapa derës, na kish
parë dhe urdhëroi:- Dilni jashtë dhe rreshtohuni. Të tërë vrapuan jashtë dhe
unë vrap e tek dhoma ku flinim. Nxora valixhen me rrobat e mia, se qeshë me
notë katër dhe tani, me notën"tresh" përjashtohesh nga shkolla. E
dëgjova DREJTORIN kur komunikoi: Tani, KËSHILLI PEDAGOGJIK, vendosi:"H. D.(qe bashkëshoku që mbante
rregullin në studim), një notë në sjellje.
"Partnerit" tim, D.A. një notë në sjellje. Unë, sherrxhiu, që
mora më qafë të dy shokët:"Me vërejtje!!! Isha gati të fluturoja nga
kati i tretë e ta puthja DREJTORIN.
Shokët e mi i kujtoj me mall, se kanë ndërruar jetë.
Tiranë, 31 janar 2026









